BOTA

SHBA, autoritetet financiare mbledhin 1.3 miliardë dollarë taksa të papaguara

E.D Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 21:47

SHBA, autoritetet financiare mbledhin 1.3 miliardë dollarë taksa

SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit dhe agjencia e taksave njoftuan të premten se ata kanë arritur të mbledhin 1.3 miliardë dollarë taksa të papaguara nga individë të pasur, në bazë të disa masave të reja të bëra të mundura nga fondi prej 60 miliardë dollarësh për modernizimin e sistemit agjencisë së taksave (IRS), të përfshira në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit.

Rëndësia e kësaj nisme

Republikanët në Kongres kanë paralajmëruar prej kohësh se do t’i anulojnë fondet 10-vjeçare të IRS-it të miratuara në vitin 2022, duke argumentuar se ato i vinin në mënyrë të padrejtë në shënjestër amerikanët lidhur me taksat.

Kandidati republikan për president Donald Trump u zotua të enjten të anulojë të gjitha fondet e pashpenzuara të Ligjit për Reduktimin e Inflacionit, ku përfshihen miliarda dollarë të destinuara për IRS-in.

IRS ka planifikuar të shpenzojë rreth 10.6 miliardë dollarë nga këto fonde deri në fund të vitit fiskal 2024, i cili përfundon më 30 shtator, duke lënë gati 50 miliardë dollarë që mund të anulohen. Por ekspertë të buxhetit thonë se një veprim i tillë do të rriste deficitin buxhetor federal me më shumë se 100 miliardë dollarë gjatë një dekade, pasi agjencia nuk do të mund të zbatonte masat e shtuara për kontrollin e taksave.

Çfarë thonë shifrat?

Departamenti i Thesarit tha se në gjashtë muajt e parë të një nisme të re për të vënë para përgjegjësisë 125,000 individë të pasur që nuk kanë plotësuar formularët e taksave që nga viti 2017, ka arritur të mbledhë 172 milionë dollarë nga 21,000 persona.

Një nismë tjetër që kishte në qendër individë të pasur me më shumë se 1 milion dollarë të ardhura dhe 250,000 dollarë taksa të papaguara, ka siguruar 1.1 miliardë dollarë për arkën e Thesarit.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen tha se shkalla e auditimit për milionerët kishte rënë me 80% për shkak të shkurtimeve buxhetore në IRS.

"Gjatë administratës të mëparshme [të ish-Presidentit Trump], ndërsa kontrolli ndaj taksapaguesve me të ardhura të larta u reduktua, kontrolli mbi taksapaguesit me të ardhura nën 200,000 dollarë u rrit," tha zonja Yellen.

“Në vitin 2019, një për qind e amerikanëve, më të pasurit, u vlerësua se ishin përgjegjës për mbi një të pestën e taksave të papaguara, çka do të thotë se amerikanët e zakonshëm mbartën barrën kryesore financiare”, tha ajo./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë