Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
SHBA- Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territorin nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara ka nxitur reagime të ashpra në mbarë botën, përkrah rrezikut të përmbysjes së politikës afatgjatë amerikane ndaj Izraelit dhe palestinezëve.
“SHBA-ja do të marrë nën kontroll Rripin e Gazës dhe do të bëjmë diçka me të. Do ta zotërojmë atë”, tha Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, më 4 shkurt.
Detajet se si do të zbatohej ky propozim radikal, i cili u përmend për herë të parë muajin e kaluar, mbeten të paqarta. Ende nuk dihet se nën çfarë autoriteti mund ta merrte SHBA-ja nën kontroll Gazën ose si do të zhvendoseshin 2.3 milionë banorët e saj.
Marrëveshja e armëpushimit, në peshore
Ky propozim ka shkaktuar shqetësime se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.
Armëpushimi me disa faza, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ndaloi përkohësisht më shumë se një vit luftime në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.
“Frika është se [propozimi i Trump] mund të dëmtojë mundësitë për lirimin e pengjeve të mbetura”, tha Azriel Bermant, nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë.
Faza e dytë e armëpushimit parasheh një fund të përhershëm të luftës, por negociatat për ta finalizuar dhe zbatuar atë nuk kanë filluar ende.
“Ekziston rreziku që kjo të dëmtojë përpjekjet” për të rënë dakord dhe për ta zbatuar fazën e dytë të armëpushimit, theksoi Bermant.
Aleatët dhe kundërshtarët, të revoltuar
Vendet kryesore arabe, përfshirë ato që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, e kanë refuzuar në mënyrë të përbashkët kërkesën e fundit të Trumpit që Egjipti dhe Jordania t'i pranojnë banorët e Gazës.
Tani, Trumpi ka shkuar edhe më tej duke sugjeruar se jo vetëm që dëshiron zhvendosjen e banorëve të Gazës, por synon që Shtetet e Bashkuara ta marrin kontrollin dhe ta shndërrojnë atë në një “Rivierë të Lindjes së Mesme”.
Lideri palestinez, Mahmud Abbas, e ka refuzuar propozimin e Trumpit, duke deklaruar se “të drejtat legjitime të palestinezëve nuk janë të negociueshme”.
Aleatët dhe kundërshtarët e SHBA-së e kanë kritikuar gjithashtu planin, duke përsëritur thirrjet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit.
Ministria e Jashtme e Francës deklaroi se zhvendosja e palestinezëve do të përbënte një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe këmbënguli se Gaza nuk mund të kontrollohet nga “një shtet i tretë”.
Sauditët, të cilët mbajnë marrëdhënie të mira me presidentin Trump, paralajmëruan se ata “nuk do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa një shtet sovran palestinez me Jerusalemin lindor si kryeqytet”.
Trump synon që fuqia rajonale, Arabia Saudite, t’u bashkohet Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin nën Marrëveshjet e Abrahamit, por është e vështirë të shihet se si mund të ecë përpara ky proces duke marrë parasysh propozimin e tij të tanishëm për Gazën.
Kina dhe Rusia kanë shprehur gjithashtu kundërshtimin e tyre ndaj zhvendosjes së detyrueshme të palestinezëve.
Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 2.4 milionë refugjatë të regjistruar palestinezë jetojnë aktualisht në Jordani. Shumë prej tyre janë zhvendosur që disa gjenerata, por kanë luftuar për të drejtën e kthimit në bazë të ligjit ndërkombëtar.
Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e refugjatëve palestinezë në Egjipt, por raportet thonë se të paktën 115.000 banorë të Gazës kanë kaluar kufirin me Egjiptin që nga shpërthimi i luftës në tetor të vitit 2023.
Plani i Trumpit do të mirëpritet padyshim nga shumica në kabinetin e Netanyahut, si dhe nga shumë qytetarë izraelitë.
Disa sugjerojnë se një gjë e tillë është thelbësore për sigurinë e Izraelit, ndërsa të tjerë argumentojnë se mund të jetë edhe zgjidhja më humanitare për një popullatë që nuk ka shtëpi ku të kthehet pas shkatërrimit të gjerë të Gazës.
Por, për shumë izraelitë të moderuar, të cilët mbështesin një zgjidhje me dy shtete, shqetësimi është se kjo mund të sjellë pasoja të paparashikueshme.
Lideri i opozitës dhe ish-kryeministri, Yair Lapid, e krahasoi propozimin me “hedhjen e një bombe” me pasoja të paqarta.
Sfida për politikën amerikane
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në mënyrë aktive një zgjidhje me dy shtete që nga Marrëveshjet e Oslos në vitet '90, të cilat parashihnin si Gazën, ashtu edhe Bregun Perëndimor si pjesë të një shteti palestinez.
Që nga ajo kohë, të gjitha administratat amerikane kanë mbështetur një zgjidhje me dy shtete, por Trumpi duket se po e ndryshon këtë politikë të kamotshme.
“Nuk ka asnjë fuqi në botë që mund të përcaktojë se ku do të jetojnë palestinezët. Ky është vendi ynë”, tha Samir al-Barawi, një refugjat palestinez në Bosnje, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
“Trump nuk mund të vendosë se ku do të jetojmë. Ne kemi lindur në Gazë dhe vetëm vdekja mund t’i nxjerrë njerëzit nga Gaza”, shtoi ai.
Al-Barawi tha se ai, si edhe palestinezët e tjerë, do të donte të kthehej një ditë në Gazë, “por jo si turist”.
Trumpi nuk e ka komentuar publikisht nëse mbështet aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli, por kur u pyet për këtë më 4 shkurt, ai u përgjigj se Izraeli është një “vend i vogël për nga territori”.
Bermant përsëriti se propozimi i Trump për Gazën ka gjasa të mos zbatohet dhe argumentoi se një “shqetësim më i madh” mbetet nëse presidenti amerikan do t’i lejojë qeverisë së Netanyahut të aneksojë Bregun Perëndimor.
“Kjo do të përbënte një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së”, tha ai./REL
Takimet KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në një postim të publikuar së fundmi në "X" ka bër&eu...
GREQI- Mbi 6,400 tërmete ndodhën në zonën Santorini dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt. Këtë e ka konfirm...
ANGLI- Përqindja e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive që nuk kanë pirë kurrë duhan po rritet, me n...
GJERMANI- Friedrich Merz parashtroi të martën në mbrëmje përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Mbrojtja, rua...
EUROPA- Bashkimi Europian po planifikon të godasë Silicon Valley me masa hakmarrëse, nëse Presidenti Donald Trump ndjek kërcënim...
UKRAINA- Tashmë ka përpjekje të mëdha diplomatike, bisedime në prapaskena dhe qëndrime publike që po ndodhin mes Uashington...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump mohoi raportet se SHBA dhe Izraeli do të kryejnë një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se ...
Pamje nga seanca MEKSIKË- Një skenë kaotike është regjistruar në një sallë gjykate në Albuquerque, Nju Meksiko...
SANTORINI- Vendasit dhe të huajt vijojnë të largohen nga Santorini pasi aktiviteti sizmik mbetet ende shqetësuese. Sipas mediave...
Trump SHBA - Lideri i parë i huaj që vizitoi zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të presidentit Do...