BOTA

Jep dorëheqjen Kryepeshkopi i Bostonit, aleat i viktimave të abuzimit seksual

I.A Përditësimi i fundit 5 Gusht 2024, 20:49

Jep dorëheqjen Kryepeshkopi i Bostonit, aleat i viktimave të abuzimit

SHBA- Kardinali amerikan Sean O'Malley, i njohur për përkrahjen e të mbijetuarve të abuzimit seksual dhe nxitjen e reformave në kishën katolike, ka dhënë dorëheqjen si Kryepeshkop i Bostonit, njoftoi Vatikani të hënën.

Tetëdhjetë vjeçari do të zëvendësohet nga Richard Henning, Peshkopi 59-vjeçar i Providencës, për të drejtuar dioqezën e katërt më të madhe në Shtetet e Bashkuara, tha Vatikani në një deklaratë.

Sipas njoftimit Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen e zotit O'Malley, por nuk është dhënë arsyeja për largimin e tij.

Në Kishën Katolike, peshkopët që drejtojnë një dioqezë zakonisht dalin në pension kur mbushin 75 vjeç, por Papa ka mundësi t'u kërkojë atyre të qëndrojnë më gjatë.

Për momentin, Peshkopi O'Malley mbetet kreu i Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, një organ i krijuar nga Papa Françesku për të luftuar pedofilinë nga priftërinjtë. Peshkopi e ka udhëhequr këtë Komision nga viti 2014.

Dorëheqja e Peshkopit O'Malley i jep fund një kapitulli prej dy dekadash të udhëheqjes së katolikëve në Boston, qytetin ku dominojnë komunitetet italiane dhe irlandeze. Skandali global mbi abuzimin seksual të fëmijëve nga klerikët shpërtheu në Boston në vitin 2002, një vit përpara se ai të dërgohej me detyrë.

Aleati i Papa Françeskut, Peshkopi O'Malley është pjesë e urdhrit françeskan, 'Friars Minor Capuchin'. Ai i kaloi vitet e tij të hershme si prift duke krijuar marrëdhënie miqësore me komunitetin emigrant hispanik në dioqezën e Uashingtonit.

Përpara se të mbërrinte në Boston, Peshkopi O'Malley shërbeu si peshkop i Saint Thomas-it, një dioqezë që mbulonte të gjithë Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara dhe më vonë të Fall River-it, në Masaçusets, në Bostonin jugor.

Në Fall River dhe dioqezën e Palm Beach-it, në Florida, ai u mor me pasojat e skandaleve që përfshinin abuzimin seksual të të miturve nga priftërinjtë.

Megjithatë ai u bë i njohur në Boston, duke menaxhuar atë që në atë kohë ishte skandali më i madh i abuzimit seksual nga klerikët në Shtetet e Bashkuara, i përshkruar më vonë edhe në filmin, "Spotlight" që fitoi çmimin Oskar.

I njohur për raportin e tij me viktimat dhe shpejtësinë në zgjidhjen e çështjeve, nën mbikëqyrjen e Peshkopit O'Malley, kryepeshkopata ra dakord të paguante 85 milionë dollarë për të zgjidhur rreth 550 padi nga viktimat./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë