BOTA

SHBA optimiste për arritjen e një armëpushimi në Gazë

n.f Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 07:27
SHBA optimiste për arritjen e një armëpushimi në Gazë
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë optimiste se një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës është ende e mundur, një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu hodhi poshtë një version të marrëveshjes, që Hamasi tha se e kishte pranuar.

"Një vlerësim i afërt i pozicioneve të dy palëve sugjeron se ato duhet të jenë në gjendje të tejkalojnë mosmarrëveshjet e mbetura", u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby. "Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur atë proces dhe për të arritur atë rezultat."

Drejtori i CIA-s William Burns ndodhet në Kajro, tha zoti Kirby, duke u angazhuar në emër të Shteteve të Bashkuara në negociatat që përfshijnë Izraelin, Hamasin, Egjiptin dhe Katarin. Bisedimet synojnë arritjen e një armëpushimi të përkohshëm të shoqëruar me lirimin e disa pengjeve izraelite të mbajtur nga Hamasi në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Por pas rritjes së shpresës për arritjen e një marrëveshje në fillim të kësaj jave, të dyja palët duket se i kanë ngurtësuar pozicionet e tyre.

Të martën, Izraeli nisi atë që e quan një "operacion të kufizuar" në Rafah, qytetin më jugor të Rripit të Gazës, pasi të hënën hodhi poshtë një marrëveshje të propozuar armëpushimi për të cilën Hamasi kishte rënë dakord. Izraeli tha se plani nuk i plotësonte kërkesat e tij për të eliminuar rolin e Hamasit nga Gaza e pasluftës.

Hamasi u përgjigj të martën, duke paralajmëruar Izraelin se nuk do të ketë armëpushim nëse veprimet ushtarake vazhdojnë në Rafah.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se operacioni ushtarak do të vazhdojë deri në eliminimin e Hamasin në Rafah dhe të gjithë Rripin e Gazës, ose deri në lirimin e pengut të fundit.

Operacioni izraelit synon të ushtrojë trysni mbi Hamasin, tha Eitan Shamir, drejtor i Qendrës Begin-Sadat për Studime Strategjike në Universitetin Bar-Ilan të Izraelit.

“Objektivi i luftës për Izraelin është të sigurohet që Hamasi të mos kontrollojë më asgjë”, tha zoti Shamir për Zërin e Amerikës. Nga kjo pikëpamje, shtoi ai, propozimi e lejon Hamasin të ketë një rol në rindërtimin e Gazës pas luftës, që për Izraelin do të thoshte "humbje e luftës".

Në thelb, nuk ka përputhje të qëllimeve të palëve ndërluftuese, tha ish-negociatori amerikan për Lindjen e Mesme Aaron David Miller, i cili tani është studiues në organizatën “Carnegie Endowment for Peace”.

Yahya Sinwar, udhëheqës i Hamasit në Rripin e Gazës, dëshiron të shmangë eliminimin dhe të sigurojë një rol të grupit pas konfliktit në Gazë, ndërsa zoti Netanyahu nuk ka mbështetje brenda koalicionit të tij për ndalimin e operacioneve ushtarake pa i dhënë fund kontrollit të Hamasit në Gazë dhe eliminimin e kërcënimit të tij ndaj Izraelit, tha zoti Miller për Zërin e Amerikës.

Në një konflikt të tillë ku dy palët ndërluftuese besojnë se veprimet e tyre janë ekzistenciale, ndikimi i palëve të jashtme është i kufizuar, tha ai.

"Ju keni nevojë për një Mandela dhe de Klerk, dhe ju nuk keni një të tillë", shtoi ai, duke iu referuar Nelson Mandelës dhe F.W. de Klerk, udhëheqësit që punuan së bashku për t'i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut.

Rëndësia e arritjes së një armëpushimi për Presidentin Biden

Kjo çështje ka rëndësi të madhe edhe për presidentin Joe Biden, i cili në zgjedhjet e 5 nëntorit ka nevojë për mbështetjen e votuesve arabo-amerikanë, myslimanëve dhe demokratëve progresivë, të cilët janë të zemëruar nga mbështetja e tij për Izraelin.

Në një fjalim të martën në një ngjarje për kujtimin e 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit dhe viktimave të tjera të nazizmit, Presdienti Biden denoncoi "rritjen e egër" të antisemitizmit në Amerikë dhe mizoritë e kryera nga Hamasi.

"Angazhimi im për sigurinë e popullit hebre, sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e tij për të ekzistuar si një shtet i pavarur hebre është i hekurt. Kjo nuk ndryshon edhe kur ne nuk pajtohemi", tha ai.

Fjalimi ishte një largim nga komentet e fundit në të cilat Presidenti Biden ndërlidhi zotimin për mbështetjen e Izraelit me paralajmërimet ndaj Netanyahut për të zhvilluar luftë në përputhje me ligjin humanitar.

Mbështetja e tij përballet me një provë të rëndësishme të mërkurën, afati përfundimtar për një raport të mandatuar nga Memorandumi 20 i Sigurisë Kombëtare, të cilin presidenti e lëshoi në shkurt.

Memorandumi kërkon që Departamenti i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes të vlerësojnë garancitë izraelite se armët amerikane po përdoren në përputhje me ligjet e luftës. Administrata e tij do ta përdorë raportin si bazë për veprime të mëtejshme, që mund të përfshijnë kufizime në transferimin e armëve për Izraelin.

Izraeli filloi ofensivën ushtarke në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor, në të cilat u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng më shumë se 200 të tjerë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, si pasojë e fushatës ushtarake të Izraelit janë vrarë rreth 35 mijë palestinezë, përfshirë militantë të Hamasit.

Marrë nga VOA

shba armepushim gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë