BOTA

SHBA-Pakistan, operacion i përbashkët për kapjen e një terroristi

n.f Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 22:51

SHBA-Pakistan, operacion i përbashkët për kapjen e një

SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë dërgon sot (të mërkurën) në një gjykatë federale në Virxhinia personin që dyshohet si organizator i sulmit të gushtit të vitit 2021 që vrau 13 ushtarë amerikanë në Afganistan.

Departamenti i Drejtësisë thotë se ndaj anëtarit të grupit ‘Shteti Islamik Khorasan’, Mohammad Sharifullah, i njohur me nofkën “Jafar”, është ngritur aktakuzë më 2 mars. Ai akuzohet se ka “ofruar mbështetje për një organizatë të shpallur terroriste, duke shkaktuar vdekje”.

Lajmin për kapjen e Sharifullahut e dha Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të martën në mbrëmje para dy dhomave të Kongresit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sapo kemi kapur një nga terroristët kryesorë që është përgjegjës për krime”, tha Presidenti Trump. “Ai do të përballet me drejtësinë amerikane”.

Sulmi në ‘Abbey Gate’ në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul më 26 gusht të vitit 2021, përveç ushtarëve amerikanë vrau edhe rreth 170 afganë.

Grupi ‘Shteti Islamik Khorasan’ apo ISIS-K, organizatë që ka lidhje me Shtetin Islamik, mori përgjegjësinë për sulmin. Sulmi vetëvrasës ndodhi përgjatë kaosit që përshkroi tërheqjen e trupave amerikane në fund të luftës 20 vjeçare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Gjatë fjalimit, Presidenti Trump përshëndeti Pakistanin që ndihmoi në arrestimin e Sharifullahut.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë qeverinë e Pakistanit që ndihmoi gjatë arrestimit të këtij përbindëshi”, tha ndër të tjera Presidenti amerikan.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif e identifioi Sharifullahun si shtetas afgan dhe e përshkroi atë si “komandant të nivelit të lartë” në një publikim në rrjetin social “X”.

“Terroristi u kap gjatë një operacioni të suksesshëm në rajonin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit”, tha Kryeministri Sharif, pa ofruar detaje.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se operacioni u krye me bashkëpunimin e disa agjencive amerikane, përfshirë CIA-n dhe FBI-në.

“Sharifullahu e pranoi se ka ndihmuar në përgatitjen e sulmit në ‘Abbey Gate’ përfshirë identifikimin e një rruge deri të vendi i ngjarjes në aeroport për autorin e sulmit”, tha departmenti në një njoftim.

I dyshuari e ka pranuar se e njeh Abdul Rahman al-Logarin, i cili e kreu sulmin me bombë dhe e ka planuar rolin që ka luajtur edhe në sulme të tjera në Afganistan dhe Rusi, thotë më tej njoftimi. Analisti për çështje sigurie Iftekhar Firdaus nga Islamabadi i tha Zërit të Amerikës se Sharifullahu, banor i Kabulit, iu bashkua ISIS-K-së më 2016.

“Ai u arrestua në vitin 2019 dhe më pas u arratis nga burgu kur grupi militant afgan rimorri pushtetin më 15 gusht të vitit 2021”, thotë zoti Firdaus, themelues i “Ditarit të Kohrasanit”, një platformë në internet që vëzhgon militantizmin.

Nëse dënohet, Sharifullah mund të ndëshkohet me dënim të përjetshëm, njofton Departmenti amerikan i Drejtësisë.


Bashkëpunimi me Pakistanin

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif falenderoi Presidentin Trump gjatë një publikimi në rrjetin social “X”, që njohu rolin dhe mbështetjen e Pakistanit.

“Falenderojmë Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump që njohu dhe vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Pakistanit në përpjekjet kundër terrorizmit në gjithë rajonin”, shkroi Kryeministri Sharif.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal”, shtoi Kryeministri pakistanez.

Arrestimet sinjalizojnë që Uashingtoni dhe Islamabadi bashkëpunojnë në lidhje me disa çështje të sigurisë pavarësisht se lidhjet mes dy vendeve ranë në pikën më të ulët prej fundit të luftës në Afganistan dhe rikthimit të talibanëve në pushtet.

“Ky arrestim tregon se bashkëpunimi kundër terrorizmit mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara mbetët i fortë pavarësisht që lidhjet mes dy vendeve janë të përqëndruara tek kjo luftë”, thotë për Zërin e Amerikës ish ambasadorja pakistaneze në Uashington Maleeha Lodhi.

“Ky është zhvillimi i parë i madh mes dy vendeve që kur administrata Trump mori detyrën”, tha analisti Firdaus. “Ai gjithashtu ilustron varësinë e të dy vendeve nga njëri-tjetri kur bëhet fjalë për bashkëpunimin kundër terrorizmit”.

Megjithatë, ekspertët paralajmëruan se ky veprim i përbashkët dhe shprehja publike e mirënjohjes nga zyrtarët më të lartë nuk duhet parë si shkrirje e marrëdhënieve.

“Duhet pasur kujdes që të mos mbivlerësohet rëndësia e një ngjarjeje të vetme për marrëdhëniet Pakistan-SHBA, që kanë qenë në udhëkryq që nga largimi i Shteteve të Bashkuara nga Afganistani në vitin 2021 dhe kanë nevojë për angazhim të nivelit të lartë për t’u përmirësuar”, tha ish ambasadorja Lodhi.

Shumica e ndihmave ushtarake për Pakistanin mbeten të bllokuara që kur Presidenti Trump i ndaloi ato gjatë mandatit të tij të parë.

Shumë në Uashington gjithashtu fajësojnë Pakistanin për humbjet që Shtetet e Bashkuara pësuan gjatë luftës në Afganistan.

Në seancat e Kongresit që u mbajtën menjëherë pas tërheqjes së trupave, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley tha se roli i Pakistanit duke ofruar strehim për talibanët afganë duhet të “shqyrtohet plotësisht”.

Antony Blinken, Sekretari i atëhershëm i Shtetit, i tha Kongresit në shtator të vitit 2021 se administrata Biden do të shqyrtonte rolin që Pakistani luajti gjatë luftës.

Mbi 10 senatorë republikanë gjithashtu kanë propozuar hartimin e një projekt-ligji që bën thirrje për “shqyrtimin e mbështetjes nga aktorë shtetëror dhe jo shtetëror, përshirë qeverinë e Pakistanit, për talibanët nga viti 2001 deri më 2020”.

Pakistani ka hedhur poshtë akuzat se ka ofruar mbështetje për talibanët ndërsa ka mbështetur Shtetet e Bashkuara gjatë luftës në Afganistan.

“Ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të luftuar terrorizmin, në të gjitha format”, shkroi Kryeministri i Pakistanit Sharif në rrjetin social “X”.

Michael Kugelman një ekspert për çështjet e Azisë Jugore në Uashington, shkroi po në “X” se Pakistani është i interesuar të arrijë një partneritet të ri mbi sigurinë me Shtetet e Bashkuara.

Operacioni i përbashkët kundër terrorizmit ndodhi disa ditë pasi administrata Trump mundësoi shfrytëzimin e fondit prej 397 milionë dollarësh për programin që i lejon Pakistanit përdorimin e avionëve luftarakë F-16, të cilët i ka blerë nga Uashingtoni. Marrëveshja thekson qartë që Islamabadi duhet t’i shfrytëzojë avionët vetëm për përpjekjet e tij kundër terrorizmit dhe jo kundër vendit fqinj rival, Indisë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë