Senati amerikan ka prezantuar një rezolutë e cila propozon që veprimet e Rusisë, Bjellorusisë “ose shteteve mike të Rusisë” të konsiderohen si një sulm ndaj NATO-s, nëse veprimet e tyre çojnë në kontaminim radioaktiv të territorit të aleatëve.
Senatori republikan Lindsey Graham dhe demokrati Riçard Blumenthal thanë se cdo veprim me armë bërthamore do të vinte në lëvizje të menjëhershme Aleancën Veriatlantike, edhe sikur shpërthimi të mos ndodhte mbi ndonjë nga shtetet e NATO-s dhe nëse vetëm reja bërthamore të zhvendosej mbi këto shtete.
Ndërsa SHBA-ja e ka paralajmëruar tashmë Rusinë për pasoja të rënda nëse Kremlini përdor armët taktike bërthamore, kjo është hera e parë që zyrtarët amerikanë thonë se kjo vlen edhe nëse Rusia është përgjegjëse për ndonjë një aksident bërthamor në një qendër bërthamore civile.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se, sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia me siguri po përgatitet të kryejë një sulm terrorist në termocentralin ukrainas bërthamor të Zaporizhias, i cili mund të çojë në një rrjedhje rrezatimi.
Një rrjedhje rrezatimi do të lëshonte një re që do të arrinte në territorin e anëtarëve të NATO-s.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është nën kontrollin e forcave pushtuese ruse.
Senatorët vunë në dukje se ky është precedenti i parë që nga rënia e BRSS që Rusia ka lëvizur armët e saj bërthamore përtej kufijve të saj dhe është një kërcënim serioz për sigurinë globale në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
Duke vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, Rusia po ul pragun bërthamor, kanë thënë politikanët dhe komentuesit.
Graham dhe Blumenthal propozuan që çdo përdorim i armëve bërthamore taktike nga Federata Ruse, Bjellorusia "ose shtete mike të Rusisë", ose shkatërrimi i objektit bërthamor, i cili do të çojë në hyrjen e elementeve radioaktive në territorin e vendeve anëtare të NATO-s dhe do të shkaktojë dëme serioze, duhet të konsiderohet si një sulm ndaj Aleancës dhe si arsye për përdorimin e nenit 5.
“Kërcënimi i përdorimit të një pajisje bërthamore nga Rusia është real. Dhe mënyra më e mirë për ta penguar atë që të bëjmë qartësi që në fillim me rusët, se çfarë ndodh nëse e bëjnë këtë. Dhe mesazhi ynë është për ata persona rreth Putinit. Se nëse e bëni këtë, nëse ndiqni urdhrat e tij - nëse ai ndonjëherë e jep këtë urdhër, mund të prisni një përgjigje masive nga NATO. Dhe ju do të jeni në luftë me NATO-n”, tha Graham.
“Kjo rezolutë […] ka për qëllim t'i dërgojë një mesazh Vladimir Putinit dhe akoma më drejtpërdrejt ushtrisë së tij, se ata do të shkatërrohen nëse përdorin armë taktike bërthamore, ose nëse shkatërrojnë një central bërthamor në një mënyrë që kërcënon vendet e NATO-s. […] Ushtria e tij (e Putinit) rrezikon zhdukjen totale nga forcat e NATO-s, nëse ato janë aq të pamatura dhe irracionale sa të përdorin armët taktike bërthamore”, tha senatori Blumenthal.
Senatorët sugjeruan që administrata e Biden të kryejë konsultimet e duhura me liderët e vendeve të tjera aleate dhe partnerët evropianë dhe të marrë në konsideratë veprime për të minimizuar kërcënimin ndaj popullatës civile dhe të përgatisë një përgjigje diplomatike dhe ushtarake, "në përputhje me situatën".
Burimi: Euractiv, Përshtati: Gazeta "Si"
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Qershor16:15
Rebelimi/ Ja zonat në të cilat është shtrirë grupi Wagner
Mercenarët e Grupit Wagner kaluan mbrëmë kufirin nga Ukraina në Rostov-on-Don dhe janë vendosur në selinë ushtarake jugore ...
BOTA
24 Qershor15:00
Petkoviç akuzon Kosovën se i “mbolli" armët në operacionin në veri
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosov...
BOTA
24 Qershor14:00
Trafiku i drogës, goditet rrjeti shqiptar në Gjermani, Italia e Hollandë
Një rrjet trafikantësh droge, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, u godit gjatë një operacioni policer të shtrir&e...
BOTA
24 Qershor11:00
SHBA miraton për shitje mishin e pulës të krijuar në laborator
Dy kompanive amerikane iu është dhënë drita jeshile për të prodhuar mish pule në laborator. Mbështetësit e k...
BOTA
24 Qershor09:00
Situatë e qetë në komunat në veri të Kosovës
Situata në komunat veriore raportohet të jetë e qetë gjatë ditës së sotme. Kështu ka konfirmuar zëdhënë...
BOTA
23 Qershor21:40
Analiza e DW: Kurti dhe Vuçiç nuk duan t’i japin as dorën njëri-tjetrit
BE po përpiqet intensivisht muajt e fundit për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi. Por një hap përpara pasohet ng...
BOTA
23 Qershor20:00
Kryeministri i Kroacisë viziton Serbinë
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq ka arritur në Serbi, më 23 qershor. Në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopi...
BOTA
23 Qershor19:40
Në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën 350 pakistanezë
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rana Sanaulah Khan, më 23 qershor, tha se rreth 350 pakistanezë ishin në bordin e anijes për peshk...
BOTA
23 Qershor19:00
Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj një personi
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.GJ, i nacionalitetit serb, nën dyshimin se ka...
BOTA
23 Qershor18:36
Gjenerali serb i kërkon KFOR-it “të mbrojë serbët në Kosovë”
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, tha më 23 qershor se i ka kërkuar m...