Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se ai mirëpret vendimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol për të anuluar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
“Ne vazhdojmë të presim që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, tha sekretari Blinken përmes një deklarate të martën vonë.
Uashingtoni po ndjek "me shqetësim të thellë" situatën në Korenë e Jugut
Më herët zyrtarët amerikanë thanë se po ndjekin "me shqetësim të thellë" situatën në Korenë e Jugut, ku presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën vonë, duke përmendur nevojën për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetërorë.
Disa orë më vonë, zoti Yoon hoqi gjendjen e jashtëzakonshme pasi ligjvënësit e Koresë së Jugut votuan kundër vendimit të tij dhe protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit.
Të befasuar, zyrtarët amerikanë po angazhohen në mënyrë aktive me homologët e tyre koreano-jugor në Uashington dhe Seul, duke mbledhur fakte dhe duke vlerësuar situatën në terren.
"Ne nuk u njoftuam paraprakisht për vendimin e Presidentit Yoon", u tha në një konferencë për shtypin zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Vedant Patel të martën.
"Nuk kam asnjë vlerësim mbi kërcënimin nga Koreja e Veriut në kontekstin e kësaj situate", tha zoti Patel për Zërin e Amerikës kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kishin marrë informacion për kërcënime specifike në 24 orët e fundit nga Koreja e Veriut.
Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Seul njoftoi anulimin e takimeve të zakonshme konsullore me qytetarët amerikanë dhe aplikantët për viza të mërkurën.
Ambasada u kërkoi gjithashtu qytetarëve amerikanë në Korenë e Jugut që të ndjekin lajmet lokale, udhëzimet zyrtare, të shmangin zonat, ku po zhvillohen protesta dhe të kenë kujdes pranë tubimeve të mëdha ose protestave, sepse edhe protestat paqësore mund të përshkallëzohen papritur.
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, tha më herët të martën se Shtetet e Bashkuara po ndjekin "me shqetësim të thellë" zhvillimet në Korenë e Jugut dhe shpreson dhe pret që "çdo mosmarrëveshje politike të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit".
Presidenti Joe Biden, këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, janë informuar mbi zhvillimet në Seul, sipas zotit Campbell.
Presidenti Biden u informua për zhvillimet më të fundit në Korenë e Jugut, ndërsa ai po udhëtonte drejt hotelit të tij në Luanda, kryeqyteti i Angolës. Ai ndodhet në udhëtimin e tij të parë në Afrikë si president.
Në Pentagon, zëdhënësi Patrick Ryder u tha gazetarëve gjatë një konference për shtypin se ai nuk besonte se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndikonte ndjeshëm në rreth 28,500 trupat amerikane të dislokuara në Korenë e Jugut.
Zoti Ryder shtoi se ushtaritë e dy vendeve aleate janë "në kontakt", por nuk ka patur asnjë kërkesë për ndihmë nga Seuli.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën vonë, duke u zotuar se do të eliminonte forcat "anti-shtetërore" ndërsa lufton kundër një opozite që kontrollon parlamentin e vendit, duke e akuzuar atë për simpati ndaj Koresë së Veriut komuniste.
Më pak se tre orë më vonë, parlamenti votoi kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kryetari i Parlamentit të Koresë së Jugut, Woo Won Shik pas votimit e shpalli "të pavlefshëm" vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme dhe theksoi se ligjvënësit "do të mbrojnë demokracinë bashkë me popullin".
Presidenti Yoon kishte thënë më herët se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua se do të çrrënjosë "forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut" dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues./VOA
NotreDamme-Trump PARIS- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre...
TURQIA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shprehur nevojën për më shumë dip...
BRITANI E MADHE- Media britanike Daily Mail ka renditur shumë shqiptarë, që i përcakton si autori të rrezikshëm ...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se Rusia e konsideron anëtarësimin e mundshëm të Ukrain&e...
Biden ne Angola SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden refuzoi të komentonte mbi ngjarjet e zhvilluara në Korenë e Jugut pasi ligjvënës...
trupat ushtarake KORE E JUGUT- Vetëm pas orës 1 të mëngjesit me orën lokale në Seul, pasi ligjvënësit votuan pë...
SHBA- Përgatitja e shtëpive dekorative me biskotat tradicionale me xhinxher të Krishtlindjeve, të njohura si ‘gingerbread’, &e...
LONDËR- Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u kthye në detyrat e saj mbretërore pas përfundimit të trajtimit të kancerit. ...
luftimet GAZA- Izraeli ka vazhduar të godasë Gazën, duke vrarë dhjetëra dhe duke lëshuar kërcënime të reja eva...
Woo Won-sik KORE E JUGUT- Ligjvënësit që u mblodhën në parlamentin e Koresë së Jugut votuan për të bllokuar de...