Thirrje urgjente Brukselit/ Mbi 100 eurodeputetë kërkojnë zhbllokimin e 200 miliardë eurove asete ruse për Ukrainën
Më shumë se 100 eurodeputetë nga të gjitha grupet kryesore politike i kanë dërguar një letër të përbashk&eum...
Më shumë se 100 eurodeputetë nga të gjitha grupet kryesore politike i kanë dërguar një letër të përbashk&eum...
Një tjetër denoncim për situatën e mbetjeve urbane ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, këtë herë nga...
Strukturat e Policisë së Lezhës kanë nisur një aksion të përqendruar ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë n&eu...
Një shtetas është arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas veprimeve të kundërlig...
Ish-lojtar i Atletico Madridit, Rodrigo De Paul, dhe ish-lojtari i Barcelonës, Robert Lewandowski, u përfshinë në një përleshje ...
Gjyqtarë kanë depozituar kallëzim penal lidhur me mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 20...
Tregu i punës po shfaq shenja ngadalësimi, me shkallën e punësimit që ra në terma vjetorë në tremujorin e dytë t&...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz , ka akuzuar partinë e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) se kërkon &...
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn, po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar t...
Një protestë po mbahet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Qytetarët janë mbledhur pas deklaratave të f...

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë një ulje drastike të numrit të sistemeve të armatimit dhe trupave ushtarakë që vendosin në kuadër të NATO-s, zbulon revista gjermane Der Spiegel. Ky zhvillim pritet të rrisë presionin mbi aleatët europianë, pasi boshllëqet që do të krijohen do të duhet të plotësohen menjëherë prej tyre.
Sipas raportimit të medias gjermane, një i dërguar i ministrit amerikan të Luftës, Pete Hegseth, ka informuar javën e kaluar zyrtarë të lartë të vendeve anëtare në selinë e NATO-s.
Uashingtoni synon të ketë në vijim shumë më pak kapacitete ushtarake kritike brenda planifikimit të mbrojtjes së Aleancës, përfshirë avionë luftarakë, anije luftarake, dronë dhe avionë furnizimi në ajër.
SHBA-të po shqyrtojnë gjithashtu reduktimin e angazhimeve të tyre në të ashtuquajturin “Modeli i Forcave të NATO-s”. Sipas palës amerikane, boshllëqet që do të krijohen duhet të mbulohen shpejt nga aleatët europianë.
Ky model u miratua në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, dhe përcakton se cilat njësi dhe kapacitete janë të gatshme për t’iu vënë menjëherë në dispozicion Komandantit Suprem të Aleatëve në Europë (SACEUR), për qëllime parandalimi dhe mbrojtjeje të kontinentit.
Në Bruksel, informacioni i dhënë nga zyrtari i lartë i Pentagonit, Alexander Vélez-Green, ka shkaktuar shqetësim të madh.
Prej kohësh SHBA-të po ushtrojnë presion për një rishpërndarje të barrës brenda Aleancës (nga “burden sharing” në “burden shifting”), duke qenë se deri tani kanë siguruar rreth gjysmën e kapaciteteve ushtarake të NATO-s.
Planet për ulje me rreth një të tretën të avionëve luftarakë
Sipas të njëjtave burime, propozimet amerikane janë më të gjera nga sa prisnin partnerët europianë. Flitet për një ulje prej rreth një të tretës të kontributit amerikan në avionët luftarakë, ndërsa pritet të preken edhe bombarduesit strategjikë dhe aeroplanmbajtëset.
Në të njëjtën kohë, SHBA-të synojnë të ruajnë kapacitetin e tyre të parandalimit bërthamor në Europë, por të lënë përgjegjësinë e mbrojtjes konvencionale te aleatët europianë. Edhe nëndetëset dhe dronët e zbulimit pritet të reduktohen ndjeshëm nga pala amerikane.
Uashingtoni argumenton se kjo rishpërndarje është e domosdoshme për shkak të prioriteteve strategjike në rajonin Indo-Paqësor, me fokus një përplasje të mundshme me Kinën rreth vitit 2027.
Sipas raportit, vendet europiane janë të thirrura të paraqesin deri në fillim të qershorit propozime se si do t’i mbulojnë këto boshllëqe, ndërsa modeli i ri i shpërndarjes së forcave pritet të prezantohet në samitin e NATO-s në korrik.
Nga ana tjetër, drejtuesit e NATO-s po përpiqen të zbutin shqetësimet, duke theksuar se Europa dhe Kanadaja po rrisin tashmë shpenzimet e mbrojtjes dhe se kjo riorganizim “mund ta forcojë Aleancën duke ulur varësinë nga një aleat i vetëm”.
Zgjerimi i operacioneve tokësore të Izraelit në Libanin jugor po e çon konfliktin me Hezbollahun në një fazë më t&eu...
Në zemër të Londrës, mes turistëve, punonjësve dhe kalimtarëve të zakonshëm, një teknologji që dikur duke...
Bashkimi Evropian paralajmëroi se Gaza “nuk mund të bëhet një krizë e harruar”, duke thënë se kushtet humanitare ...
Në sfondin e Akropolit dhe nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis T...
Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi pamje nga udhëtimi i saj luksoz në Bahamas, ku mori pjesë n&eu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi sot se ka përfunduar një kontroll gjashtëmujor dhe tha se rezultatet treguan se sh...
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes (GUR) kanë mbledh...
Një njerkë vrau një vajzë pesëvjeçare duke e përvëluar në një banjë me ujë të nxehtë si ...
“Kur shtetet baltike po vihen në provë, po vihet në provë e gjithë Europa”, thotë von der Leyen. Presidentja e Komisi...
Kush i helmoi me ricinë Antonella Di Ielsi dhe vajzën e saj Sara Di Vita, dhe me çfarë mënyre. Këto janë dy nga pyetjet ku ...