‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
SHBA- Shtetet e Bashkuara sinjalizuan të enjten se mund ta lejojnë Ukrainën që të godasë me raketa në brendësi të Rusisë për të shkatërruar armët e vendosura nga Moska për të ndërmarrë sulme ajrore në të gjithë Ukrainën.
“Do të përshtatemi sipas nevojës, përfshirë edhe mjetet që janë në dispozicion të Ukrainës për t'u mbrojtur në mënyrë efektive kundër agresionit rus”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një konferencë shtypi në Varshavë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj “gjithmonë” do të marrin parasysh nevojat e Ukrainës në fushën e betejës.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se Moska po përfitonte nga hezitimi i aleatëve perëndimorë të Kievit për ta lejuar Ukrainën të godiste më thellë në territorin rus.
“Vonesa në këtë proces çon në zhvendosjen e këtyre objektivave ushtarake ruse më thellë brenda Rusisë”, tha Presidenti Zelenskyy.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë që e mbështesin Kievin e kanë kushtëzuar furnizimin e vazhdueshëm të Ukrainës me raketa duke kufizuar përdorimin e tyre në sulme brenda Rusisë. Një nga arsyet është frika e përhapjes së luftës mbi 30 mujore.
Ukraina e ka sulmuar Moskën me dronë dhe ka goditur me artileri objektiva pranë kufirit Ukrainë-Rusi, por Presidenti Zelenskyy ka kërkuar vazhdimisht që aleatët e saj perëndimorë ta lejojnë Kievin të godasë objektivat ku Rusia ka raketat që përdor për të sulmuar territorin ukrainas.
Rusia e ka shtuar valën e bombardimeve nga ajri gjatë pesë javëve të fundit në vend të përpjekjeve për të rimarrë territorin e saj të Kurskut të pushtuar nga forcat ukrainase gjatë një sulmi të befasishëm në fillim të gushtit.
Sekretari Blinken foli të enjten së bashku me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslaw Sikorski, një ditë pasi ai dhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, u takuan me zyrtarët ukrainas në Kiev për të folur mbi gjendjen e luftës dhe ato që ata i konsiderojnë se janë nevojat e tyre imediate./ VOA
SHBA- Kamala Harris ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Charlotte të Karolinës së Veriut. Ajo u ngjit në skenë në...
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan sot vendosjen e sanksioneve ndaj 16 individëve të lidhur me udhëheqësin e Venezuelës Nicolas Madur...
SHBA- Ish-manjati i filmave Harvey Weinstein është paditur me akuza shtesë për krime seksuale përpara rigjykimit të tij në ...
Vjosa Osmani GJERMANI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar ditën e sotme me çmimin M100 Media Award, çmim q...
SHBA- Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump foli në debatin presidencial për dëshirën që lufta e Rusisë në Ukrain&eu...
Antony Blinken SHBA- Sekrateri amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Washingtoni dëshiron ta shohë Kievin të fitojë konfliktin kund...
SHBA- Sipas një anketimi të ri të opinionit publik, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje përkund&eum...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar so...
UKRAINA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka dënuar sulmin që vrau tre punëtorë të tij të cilët po shp&...