BOTA

SHBA, shtetasit e rinj mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhje në disa shtete kyçe

E.D Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 21:47

SHBA, shtetasit e rinj mund të përcaktojnë fituesin në

SHBA- Ndërsa Shtetet e Bashkuara po i afrohen zgjedhjeve të nëntorit, miliona shtetas të rinj amerikanë po përgatiten që të hedhin votën e tyre për herë të parë.

Sipas Këshillit Amerikan të Imigracionit (AIC), organizatë jo qeveritare me seli në Uashington, më shumë se 3 nga 4 imigrantët që kualifikohen për të marrë nënshtetësinë e kanë marrë atë. Në disa shtete ku gara zgjedhore nuk është e përcaktuar, numri i emigrantëve që e kanë marrë së fundmi shtetësinë mund të përcaktojnë fituesin.

Me fjalë të tjera, shtetasit e rinj mund të kenë ndikim të madh në këto zgjedhje, sidomos në ato shtete ku ka numër të madh imigrantësh, sipas AIC-së.

Në shtetin e Arizonës, numri i imigrantëve që kanë marrë nënshtetësinë nga viti 2016 deri më 2020 është gjashtë herë më i madh se sa diferenca me të cilën i fitoi zgjedhjet Presidenti Biden, para katër vjetësh.

“Në shumë prej këtyre shteteve të papërcaktuara, numri i imigrantëve që kanë marrë shtetësinë është më i madh se sa ishte diferenca në vota në mes të kandidatëve, prandaj ky grup mund të ketë ndikim të madh si në aspektin lokal ashtu edhe në garat kombëtare”, thotë për Zërin e Amerikës Brian Miller, drejtor i organizatës jo qeveritare “Voto”.

Christine Chen është drejtoreshë dhe bashkë-themeluese e organizatës jo qeveritare Vota Amerikane nga Ishujt e Paqësorit dhe Azisë (APIAVote), që ofron ndihmë për të mobilizuar votuesit aziatiko-amerikanë. Ajo i tha Zërit të Amerikës se numri i votuesve me origjinë aziatike dhe nga ishujt e Paqësorit (AAPI) në zgjedhjet e vitit 2020 ishte më i madh se sa diferenca në vota mes fituesit dhe humbësit në shtetet e papërcaktuara.

“Kur analizon shifrat nga zgjedhjet e vitit 2020, mbi 21 për qind e votuesve të këtij komuniteti ishin votues për herë të parë. Shifra e përgjithshme e atyre që votuan për herë të parë në shkallë vendi ishte 14 për qind”, thotë zonja Chen.

“Prandaj, ne e dimë që jo vetëm po rritemi si komunitet, por po bëhemi shtetas dhe po rrisim pjesëmarrjen tonë në zgjedhje”.

Pavarësisht përpjekjeve, pjesëmarrja e shtetasve të rinj në votime ende nuk ka arritur shifrat e pjesëmarrjes së atyre që janë lindur në Shtetet e Bashkuara.

Joe Garcia, Nënpresident i organizatës jo qeveritare “Chicanos Por La Causa” me bazë në Arizonë, i tha Zërit të Amerikës se nxitja e popullatës latine për të votuar është e vështirë për disa arsye. Shumë imigrantë nga Amerika Latine vijnë nga familje ku pjesëmarrja në votime nuk është pjesë e traditës familjare. Nëse prindërit e tyre nuk kanë votuar, ka shumë gjasa që fëmijët e tyre nuk do ta kenë prioritet votimin.

Përpos kësaj, edhe procesi i votimit mund të jetë një proces që i tremb, veçanërisht votuesit që marrin pjesë në zgjedhje për herë të parë.

Procesi kompleks i votimit dhe mungesa e informacionit për procedurat e votimit mund të bëhet pengesë njerëzit që të mos votojnë. Kjo sfidë ndikohet nga pengesat kulturore dhe gjuhësore që i largon edhe më shumë votuesit e mundshëm nga procesi.

Për të trajtuar këto pengesa, organizata “Chicanos Por La Causa” zbaton strategji që ndikojnë sidomos tek votuesit e rinj në moshë, të cilët janë përdorues të platformave të rrjeteve sociale si Instagrami. Ata kanë qëllim që të edukojnë votuesit me origjinë nga Amerika Latine për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe çfarë ndikimi ka kjo tek çështjet që kanë rëndësi për komunitetet e tyre.

“Kjo po nxit njerëzit të kuptojnë që vota e tyre ka rëndësi për shumë çështje kyçe siç janë arsimi, vendet e punës, shërbimet si strehimi, shëndetësia e të tjera”, thotë zoti Garcia.

Sipas Qendrës Kërkimore ‘Pew’, mbi 3.5 milionë imigrantë që kanë të drejtë vote janë nga Meksika, një numër më i madh ky se sa nga të gjitha vendet e tjera.

Për komunitetin aziatiko-amerikan, vendet e reja të punës, ekonomia, sigurimi shëndetësor dhe inflacioni janë çështjet që kanë rëndësi më të madhe, sipas një sondazhi të organizatës “APIAVote”

Zonja Chen vë theksin tek fushatat që kanë bërë me elektoratin e këtij komuniteti në shtetet e papërcaktuara si Xhorxhia apo Nevada, ku përqindja e atyre që kanë votuar për herë të parë ishte më e larta. Në Xhorxhia pjesëmarrja e tyre ishte 26% ndërsa në Nevada 25%

“Një gjë që e kemi kuptuar është se partitë politike duhet të punojnë më shumë për të arritur tek elektorati ynë”, thotë zonja Chen.

Ajo shtoi se vetëm 54% e atyre që ishin pjesë e sondazhit kanë thënë se janë kontaktuar nga Partia Demokratike apo ajo Republikane.

Zoti Biden, sa ishte ende i përfshirë në garën zgjedhore, në muajin korrik nisi një fushatë informuese për votuesit me origjinë aziatike, pasi e kishte bërë këtë më parë me votuesit afrikano-amerikanë dhe ata me origjinë nga Amerika Latine.

Nënpresidentja Kamala Harris tanimë ka mbajtur tubime zgjedhore në Nevada dhe Pensilvani dhe ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga organizata “APIAVote”. Një ftesë e ngjashme i është dërguar edhe kandidatit republikan për President, Donald Trump./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë