BOTA

SHBA: Trupat koreano-veriore në Rusi tregojnë 'dëshpërimin' e Putinit

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 16:09

SHBA: Trupat koreano-veriore në Rusi tregojnë

SHBA- Një ditë pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, Pentagoni kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se vendimi tregon “dëshpërimin” e tij.

“Rusia ka mbi 500,000 viktima në fushën e betejës, në Ukrainë/ Kjo me të vërtetë nënvizon dëshpërimin e Putinit, sepse ai ka dështuar të përmbushë objektivat e tij strategjike në fushën e betejës”, thotë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi marrëveshjen e “partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” që presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë një vizite në Phenian, në qershor. Dhoma e sipërme pritet ta miratojë marrëveshjen së shpejti.

Presidenti Putin tha të premten se i takon Moskës dhe Phenianit të vendosin nëse do të përdorin trupat e Koresë së Veriut në fushën e betejës. Ai theksoi se nëse Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë Moska ka të drejtë të ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e saj.

“Po zhvillojmë bisedime me miqtë tanë koreano-veriorë me të cilët kemi qëndrim të njëjtë. Është vendimi ynë sovran nëse do të përdorim trupat koreano-veriore apo jo, ku dhe si. Ndoshta bëjmë vetëm disa stërvitje ushtarake, shkëmbim përvojash... Na takon neve se çfarë bëjmë”, thotë Presidenti Putin.

Sipas marrëveshjes, Rusia dhe Koreja e Veriut duhet që të ofrojnë menjëherë ndihmë ushtarake reciproke duke përdorur “të gjitha mjetet” nëse njëra prej tyre sulmohet. Kjo është marrëveshja më e rëndësishme midis Moskës dhe Phenianit, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Shërbimi i zbulimit ushtarak të Ukrainës tha se njësitë e para të Koresë së Veriut të trajnuara në Rusi ishin vendosur në rajonin Kursk, një zonë kufitare ruse pjesë të së cilës u morën nga forcat ukrainase në muajin gusht.

“Nëse ushtarët koreano-veriorë dërgohen në luftë, Pheniani pjesëmarrës në luftë. Kjo është një çështje shumë serioze”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit.

Zonja Singh gjithashtu njoftoi edhe për përfshirjen e trupave amerikane në një operacion të udhëhequr nga Iraku, kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) në provincën Anbar, në Irak. Pentagoni, tha ajo, nuk është në dijeni për ndonjë viktimë nga trupat amerikane.

Ajo gjithashtu informoi shtypin mbi një sulm të përbashkët nga trupat amerikane dhe irakiane në fillim të kësaj jave që vrau disa drejtues të Shtetit Islamik në Irak. Gjatë këtij operacioni u plagosën dy ushtarë amerikanë.

Zonja Singh tha se ushtarët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohen në Qendrën Ushtarake Kombëtare ‘Walter Reed’, pranë Uashingtonit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë