Vendimi për drejtuesit e UÇK/ Mediu: Ka vetëm një verdikt dhe ky është pafajësia
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë. Sipas tij, so...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë. Sipas tij, so...
Raportohet se Rusia i ka ofruar Iranit informacione nga hapësira gjatë luftës së tij me Shtetet e Bashkuara, me 14 satelitë rus&...
Kongresisti amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendim...
Protestat e shkaktuara nga një resort luksoz i diskutueshëm hyjnë në muajin e tyre të katërt, duke u përshkallëzuar n&...
Ish prokurori, Eugen Beçi e cilëson situatë absurde dhe jashtë çdo logjike ligjore atë që po ndodh me Bashkinë e T...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në D...
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka udhëtuar drejt Hagës, ku sot pritet të shpallet vendimi për ish-krer&eu...
Më pak se një orë para nisjes së seancës gjyqësore në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerë...
Katërmbëdhjetë satelitë rusë të zbulimit thuhet se kaluan mbi një bazë ushtarake amerikane në Arabinë Saudit...
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Dymbëdhjetë arrestime, operacione në disa shtete, veprimtari në pesë kontinente dhe sekuestrim i 4.2 tonëve drogë.
Ky është epilogu i një aksioni ndërkombëtar policor, të zhvilluar në Mal të Zi dhe në Gjermani.
Ndër të arrestuarit në Mal të Zi është edhe S.F., për të cilin policia e këtij vendi bëri të ditur se është një nga drejtuesit e kartelit ballkanik.
Mediat malazeze e identifikuan atë si Svetisllav Fillipoviç dhe ai dyshohet për prodhim, posedim dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve, informon REL.
Ai përballet me një dënim deri në 15 vjet burg dhe, përveç kësaj, akuzohet edhe për tregti të paligjshme të armëve dhe materialeve shpërthyese.
Për të nuk ka shumë informacione, ndërsa gjatë publikimit të të dhënave për aksionin, policia evropiane, Europol, tha se në Mal të Zi është arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë.
Ai vjen nga Podgorica dhe është 47 vjeç, ndërsa që nga viti 2002 figuron si drejtor i kompanisë “Spectacular”, sipas regjistrit publik të të dhënave të biznesit “Company wall”.
Kjo kompani, deri më tani, ka pranuar 139 dërgesa nga 16 vende, përfshirë Ekuadorin, Ukrainën dhe Kolumbinë, tregojnë të dhënat e platformës Volza, e cila mbledh informacione për tregtinë globale.
Sipas saj, kompania ka importuar banane, shalqinj, fruta të thata dhe arra, ndërsa ndër furnizuesit e saj figuron edhe një kompani nga Hong Kongu.
Në vitin 2023, “Spectacular” gjeneroi të ardhura totale prej 664.206 eurosh. Fillipoviç është gjithashtu një nga bashkëpronarët e kompanisë “Europayment”.
Llogaritë e të dyja kompanive janë bllokuar.
Përveç arrestimeve në Mal të Zi, katër persona u arrestuan edhe në Gjermani, por ende nuk ka shumë informacione rreth tyre.
Sipas policisë ndërkombëtare, Interpol, në Gjermani veprojnë disa grupe globale të krimit të organizuar, të cilat merren me një gamë të gjerë krimesh, si: trafikim i drogës, krime kundër pronës dhe kontrabandë e qenieve njerëzore.
“Të rrënjosur fort” në rrugët e trafikimit të kokainës
Të arrestuarit më 15 prill akuzohen për dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika e Jugut në vendet e Bashkimit Evropian, tha drejtori i Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, Llazar Shqepanoviç.
Sipas tij, ky grup kriminal siguroi dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës dhe kanabisit, si në Mal të Zi ashtu edhe në vende të tjera, si: Gjermania, Holanda, Belgjika, Bolivia dhe Tajlanda.
Ky operacion konfirmon se, pavarësisht goditjeve të shkaktuara nga operacionet e mëparshme, grupet ballkanike nuk janë zhdukur, por vazhdojnë aktivitetet e tyre, duke i përshtatur dhe rindërtuar zinxhirët e tyre logjistikë, thotë Sasha Gjorgjeviç nga Iniciativa Globale për Luftën kundër Krimit të Organizuar Transnacional.
“Grupet kriminale ballkanike mbeten të rrënjosura fort në rrugët tradicionale të trafikimit të kokainës, veçanërisht në linjën Amerikë Latine-Evropë, me Gjermaninë që është ende një nga tregjet kryesore”, thotë Gjorgjeviç.
Grupet e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor janë identifikuar nga organizatat ndërkombëtare, si Europol dhe Interpol, si aktorë kryesorë në kontrabandën e kokainës nga vendet e Amerikës Latine – si Brazili, Kolumbia dhe Ekuadori – drejt tregjeve kryesisht të Evropës Perëndimore.
Por, përveç kokainës, u kontrabandua edhe kanabis – rreth 1.5 ton u gjet nga 12 sekuestrime të ndryshme.
Kanabisi, siç tha Europol-i, u kontrabandua në Bashkimin Evropian nga dhe përmes Shqipërisë, Tajlandës dhe Shteteve të Bashkuara.
Prania e kanabisit, shpjegon Gjorgjeviq, tregon se grupet kriminale të Ballkanit nuk specializohen vetëm në kokainë.
“Ato tashmë po veprojnë në mënyrë oportuniste dhe po hyjnë në tregje të tjera, ku ofrojnë një kanal të sigurt dhe fitime të mira”, shton ai.
Rreth 100 oficerë policie morën pjesë në operacionin e fundit dhe, përveç institucioneve gjermane dhe malazeze, mbështetje dhanë edhe Austria, Spanja dhe Europol-i.
Pas arrestimeve në Mal të Zi dhe në Gjermani, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë ngriti aktakuzë kundër dhjetë personave.
Padia penale i ngarkon të dyshuarit me shitje, transportim dhe ndërmjetësim të përsëritur në shitjen e drogave narkotike – kokainë dhe kanabis – ndërsa një grup prej katër të dyshuarve akuzohet edhe për veprën penale të organizimit kriminal.
“Një i dyshuar urdhëroi dhe organizoi transportin detar ose ajror të ngarkesave me sasi të mëdha drogash narkotike – kokainë, kanabis dhe hashash – në Podgoricë, Gjermani, Bolivi, Tajlandë, Belgjikë dhe Republikën Dominikane”, deklaroi Zyra e Prokurorit.
Europol-i tha gjithashtu se grupi ka përdorur edhe trafikun ajror, përveç rrugëve detare.
Gjorgjeviq thotë se kjo tregon se këto rrjete po i përshtatin vazhdimisht metodat e tyre dhe po kërkojnë kanale të reja për kontrabandë.
“Përdorimi i trafikut ajror, duke përfshirë korrierët dhe aviacionin e përgjithshëm, shkakton shqetësim prej kohësh, por shkalla e tij ende nuk është e qartë plotësisht”, thotë Gjorgjeviq.
Përveç metodave të reja të transportit, grupet po i ndryshojnë edhe rrugët.
Kështu, një hulumtim i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, vitin e kaluar, tregoi se grupet e krimit të organizuar, anëtarët e të cilëve kanë origjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përdorin një rrugë të re për të kontrabanduar kokainë nga Amerika Latine në Evropë, përmes vendeve të Afrikës Perëndimore.
Mali i Zi është strehë e dy klaneve kriminale, Kavaç dhe Shkalar, të cilat janë në konflikt që nga viti 2014, kur disa qindra kilogramë kokainë u zhdukën në Valencia.
Më shumë se 70 persona janë vrarë në konfliktet e tyre deri më tani. Vitin e kaluar, ky vend u rendit i dhjeti në Evropë në Indeksin Global të Krimit të Organizuar.
Përveç tij, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina janë gjithashtu në dhjetë vendet e para. Indeksi Global i Krimit të Organizuar vlerëson nivelin e krimit dhe rezistencën ndaj krimit të organizuar në 193 vende të botës.
Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me presion të fortë politik, ndërsa kërkon një rrugëdalje nga kriza e shkak...
Armëpushimi 10-ditor mes Libanit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale, teksa gazetarët kanë rap...
Komisioni Evropian po përgatit një manual të detajuar për menaxhimin e ndikimit ekonomik të krizës në Lindjen e Mesme, i ci...
Derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se lufta në Iran mund të përfundojë “shumë shpejt&rdqu...
Videot virale nga krijuesit iranianë, thonë analistët, janë me cilësi të lartë, megjithëse të lira, dhe godasin &...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi të enjten nevojën për të rritur prodhimin e mbrojtjes në të gji...
Është e papranueshme të përdoret Ngushtica e Hormuzit si mjet presioni politik dhe ekonomik mbi bashkësinë botërore. Kjo &...
Dy orë pasi filloi armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit , presidenti amerikan i dërgoi një mesazh Hezbollahut, duke thënë se n...
Ushtarët izraelitë nuk do të braktisin pozicionet e tyre në Libanin jugor edhe pasi të hyjë në fuqi regjimi i armëpush...
Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka përshkruar sulmin SHBA-Izrael ndaj Iranit si një “devijim të vogël” që Amerika duhej t...