Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
West Ham ka hyrë në histori si klubi i parë i Championship që arkëton një shifër rekord nga shitja e vetëm dy futbolli...

Ditët e fundit në Rumani është ngritur alarm pas zhdukjes së një studenti britanik i cili po bënte shëtitje në malet pranë kështjellës së Kontit Drakulës.
Më konkretisht, siç raporton Times, 18-vjeçari George Smith kishte shkuar në pyjet e dendura të Maleve Bucegi të Rumanisë dhe po shkonte drejt fshatit Bran, ku ndodhet Kështjella Bran, e lidhur gjerësisht me legjendën e Kontit Drakulës, kur gjurmët e tij u humbën papritur. Më 23 nëntor, studenti telefonoi në linjën e urgjencës së Rumanisë, duke thënë se ishte i rraskapitur, me hipotermi dhe nuk e dinte se ku ndodhej.
Operacionet e shpëtimit filluan pas telefonatës, të cilat deri më tani kanë rezultuar të kota. Ekipet e shpëtimit besojnë se adoleshenti e nisi ecjen e tij në qytetin Poiana Brasov dhe përfundoi rreth 16 deri në 24 km larg, në Luginën Tiganesti, nga ku kërkoi ndihmë. Këtu u gjetën sendet e tij personale. Poiana Brasov dhe Bran janë të lidhura nga shtigje pyjore që ngjiten pjerrët në zonat alpine, të cilat mund të bëhen veçanërisht të rrezikshme kur temperatura bie. Në varësi të vendit ku ndodhej, George kishte ende 19 deri në 30 km për të udhëtuar për të arritur në Kështjellën Bran. Pas disa ditësh kërkimesh, ekipet e shpëtimit arritën të gjenin vetëm çantën e tij të shpinës , në zonën nga ku ai kishte kërkuar ndihmë.
Nëna e George-it e përshkroi djalin e saj si "një djalë të ri atletik dhe të fortë", i cili njihet për udhëtimet e shumta me familjen dhe miqtë e tij, por tha se ky udhëtim ishte ndryshe.
Kështjella Bran është e lidhur me legjendën e Kontit Drakula
“Ai u largua nga universiteti i tij në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, pa na thënë, për të shkuar për ecje në natyrë vetëm”, tha ajo për Times.
“Telefoni i tij kishte sinjal për herë të fundit në një zonë të largët malore. Ai bëri një telefonatë të dëshpëruar në 112 [numri i emergjencës së Rumanisë] të dielën në mbrëmje ”, tha nëna e shqetësuar.
Kushtet e motit dhe reshjet e dendura të borës në zonë kanë komplikuar përpjekjet për të gjetur Smithin e zhdukur. Shpëtuesit thonë se në disa nga zonat që kanë kërkuar, trashësia e borës shpesh tejkalon 1.8 metra. Një helikopter Black Hawk, i cili ka qasje në pjesë të largëta të maleve, qentë nuhatës dhe një dron me imazhe termike po ndihmojnë në kërkimin e të riut. Dimri në malet Bucegi është jashtëzakonisht i rrezikshëm, me ndryshime të papritura të motit, borë të thellë, shtigje të akullta dhe rreshje të paqëndrueshme bore që mund të çorientojnë ecësit.
Gjatë dimrit, temperaturat zakonisht variojnë nga 0 deri në 4 °C në male.
Qeveria britanike ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin se Evropa po kërkon luftë me Rusinë, duke i qua...
Pengesa kryesore për një marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit është një rrip toke në Donbas të Rusisë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha homologut të tij venezuelian, Nicolas Maduro, një ultimatum për t’u larguar nga vendi muaj...
Presidenti venezuelian, Nicolás Maduro ka miratuar një kërkesë te Uashingtonit për të rifilluar fluturimet e deportimit nga Sh...
Sot hyjmë në epokën e pavarësisë së plotë energjetike të Evropës nga Rusia, deklaroi presidentja e Komisionit Evr...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul tha sot para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel – se Gjerm...
Me ftesë të Presidentit kinez Xi Jinping, Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Pekin të mërkurën, për nj&eum...
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka ndërprerë kontaktin me Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë, në veçanti, për sh...
Fermerët grekë nuk tërhiqen nga protestat e tyre, duke vijuar bllokimin e rrugëve, deri në konfrontim edhe me Policinë. Sot ata...
Spanja po përgatitet të rikthejë përdorimin e detyrueshëm të maskave në spitale dhe institucione të tjera të kujd...