BOTA

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e gjuhëve

n.f Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 15:10
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e
Foto

SHKUP- Deputetët e Frontit Evropian në opozitë, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili të enjten mbrëma tha se “gjuha maqedonase është gjuha e vetme zyrtare në Maqedoninë e Veriut”.

Në një konferencë shtypi përpara Kuvendit, koalicioni deklaroi se pohimi i Gashit “përbën një gënjeshtër të hapur dhe një tradhti të rëndë ndaj popullit shqiptar”.

“Është tronditëse, por jo e habitshme, që zoti Gashi si një person i përzgjedhur për të shërbyer si kukull në hierarkinë më të lartë të shtetit ka rënë kaq poshtë, duke arritur nivele vetëposhtrimi që as antishqiptarët më të zjarrtë nuk kanë guxuar t’i prekin. Ky akt i turpshëm nënshtrimi dhe tradhtie tregon mungesën e tij të integritetit, por edhe gatishmërinë për të minuar parimet kushtetuese të këtij shteti”, deklaroi më 27 dhjetor, Arbana Pasholli, deputete nga radhët e Frontit Evropian.

Gashi, gjatë një debati në televizionin Alsat, mes tjerash tha gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare, por në përdorim zyrtar, dhe se njëjta, siç shtoi Gashi, “është gjuhë e përkthyer”. Qëndrimit të Gashit në mbrojtje i doli edhe njëri nga liderët e koalicionit shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë maqedonase, Arben Taravari, njëherësh ministër i Shëndetësisë, i cili deklaroi të njëjtën.

“Ne mund të kemi lojëra fjalësh, sa të duam. Gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase. Këtu pajtohemi të gjithë. Para vitit 1991, para pavarësisë, gjuhë zyrtare në Maqedoni [të Veriut], sipas Kushtetutës kanë qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke. Tash është gjuha maqedonase dhe 20% të popullatës që e flasin gjuhën shqipe. Kështu që, ne duhet të punojmë në këtë drejtim, dhe a do të themi se a është zyrtare apo jo, është kështu ose ashtu, nuk është e barabartë. Ne duhet të insistojmë, edhe të mundohemi që gjuha shqipe të qëndron si fjalë, jo si përqindje”, tha Taravari të premten përpara gazetarëve.

Megjithatë, nga Fronti Evropian rikujtuan amendamentin e pestë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

“Le t’i kujtojmë zotit Gashi disa fakte të pa kundërshtueshme: Amendamenti i pestë përcakton qartë gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase. Ligji për përdorimin e gjuhëve e konsolidon më tej përdorimin e gjuhës shqipe si zyrtare në të gjitha sferat e jetës publike”, shtoi Pasholli.

Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen.

Dokumentet personale të qytetarëve, të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, lëshohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj, si dhe në atë gjuhë dhe alfabetin e saj, në përputhje me ligjin.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili ka qenë në qendër të diskutimeve gjatë viteve të fundit, është miratuar në vitin 2018 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2019. Ky ligj përbëhet nga 25 nene dhe ndryshimet kryesore që solli ishin: përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore.

Partia e kryeministrit maqedonas, Hristiajn Mickoski, VMRO-DPMNE-ja, e cila më 2018 ishte në opozitë, ndërsa tani në pushtet, së bashku me 12 iniciativa tjera, e kundërshtoi ashpër miratimin e ligjit, nuk mori pjesë në votim dhe e dërgoi këtë dokument menjëherë në Gjykatën Kushtetuese.

Më 11 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim për kushtetutshmërinë e Ligjit për gjuhët, duke shtyrë kështu seancën për shkak të bojkotit nga dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, më 24 dhjetor konfirmoi se seanca e radhës përgatitore e Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të mbahet më 20 mars të vitit 2025.

Kostadinsovski më 23 dhjetor kishte konfirmuar se në listën e emrave për seancë, janë përfshirë 20 emra, si ekspertë të së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare dhe ish-gjykatës nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilët do të ftohen për t’i dhënë mendimet e tyre. Kurse për dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, Kostadinsovski pret që të jenë të pranishëm, dhe t’i paraqesin argumentet e tyre juridike.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Balancuesi, mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të jomaqedonasve në institucionet shtetërore në këtë vend, tashmë i shfuqizuar, dhe Ligji i gjuhëve u përfshin në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë