Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka publikuar grupin më të madh të dokumenteve të lidhura me Jeffrey Epstein, që nga hyrja në fuqi e ligjit për transparencën vitin e kaluar. Bëhet fjalë për rreth tre milionë faqe, 180 mijë imazhe dhe 2 mijë video, të cilat u bënë publike të premten. Publikimi vjen gjashtë javë pasi departamenti nuk arriti të respektojë afatin ligjor të nënshkruar nga Donald Trump, i cili kërkonte që të gjitha dosjet e lidhura me Epstein të hapeshin për publikun.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche deklaroi se ky publikim “shënon përfundimin e një procesi gjithëpërfshirës shqyrtimi për të garantuar transparencë dhe pajtueshmëri me ligjin”.
Çfarë përmbajnë dosjet
Dokumentet përfshijnë informacione mbi kohën e kaluar të Epstein në burg, raportin e tij psikologjik, rrethanat e vdekjes në qeli në vitin 2019, si dhe materiale hetimore për Ghislaine Maxwell, e dënuar për ndihmë në trafikimin e vajzave të mitura.
Një pjesë e rëndësishme e dosjeve janë email-e që tregojnë marrëdhëniet e Epstein me figura të njohura politike, ekonomike dhe shoqërore, shumica e të cilave datojnë më shumë se një dekadë më parë.
Epstein u dënua në vitin 2008 në Florida për ngacmim seksuale ndaj një vajze 14-vjeçare, pas një marrëveshjeje të diskutueshme me prokurorinë, ndërsa në vitin 2019 vdiq në burg teksa priste gjyqin për akuza të reja për trafikim seksual.
Lidhje me familjen mbretërore britanike
Dokumentet hedhin dritë mbi raportet e Epstein me elitën britanike. Ato përfshijnë email-e mes tij dhe një personi të identifikuar si “Duka”, që besohet të jetë Prince Andrew, ku diskutohet për takime private dhe prezantime me një grua ruse.
Në dosje shfaqen gjithashtu email-e që dyshohet se janë shkëmbyer me Sarah Ferguson, ish-bashkëshorten e Andrew, ku ajo i referohet Epstein si “mik i dashur” dhe “legjendë”. Emailet nuk provojnë shkelje ligjore, por kanë rihapur debatet mbi marrëdhëniet e tij me familjen mbretërore.
Pagesa dhe kontakte politike
Dokumentet tregojnë se Epstein i ka dërguar 10 mijë paund bashkëshortit të Lord Peter Mandelson në vitin 2009. Në email-e të tjera, vetë Mandelson kërkon të qëndrojë në një nga pronat e Epstein, gjatë kohës kur ky i fundit vuante dënimin.
Mandelson, i emëruar ambasador britanik në SHBA në fund të vitit 2024, është distancuar nga miqësia e tij e kaluar me Epstein, duke thënë se ka qenë i mashtruar prej tij.
Trump
Presidenti Donald Trump përmendet qindra herë në dokumente. Dosjet përfshijnë akuza të paverifikuara të raportuara në FBI, por Departamenti i Drejtësisë thekson se pretendimet ndaj tij janë “të pabaza dhe të rreme”. Trump ka mohuar çdo lidhje me krimet e Epstein dhe nuk është akuzuar nga viktimat.
Email-e me Elon Musk
Në dokumente përfshihet edhe korrespondencë mes Epstein dhe miliarderit Elon Musk, ku ky i fundit pyet për festa në ishullin e Epstein. Megjithatë, nuk ka prova që Musk të ketë udhëtuar ndonjëherë atje. Përfaqësuesit e tij janë kontaktuar nga BBC për koment.
Reagimi i Bill Gates
Një zëdhënës i Bill Gates i ka quajtur “absurde dhe plotësisht të rreme” pretendimet e rënda që shfaqen në disa dokumente të hartuara nga Epstein, duke theksuar se ato tregojnë vetëm përpjekjet e tij për shpifje.
A ka mbaruar saga?
Megjithëse Departamenti i Drejtësisë deklaron se procesi ka përfunduar, demokratët në Kongres thonë se miliona faqe të tjera mund të jenë ende të fshehura pa arsye të qarta ligjore. Ligji lejon redaktime vetëm për mbrojtjen e viktimave ose hetimeve aktive, por shumë dokumente janë publikuar me censurë të gjerë.
Zyrtarët pranojnë se dosjet nuk përmbajnë emra konkretë të personave që kanë abuzuar, duke theksuar se nëse do të ekzistonin prova të tilla, do të kishte ndjekje penale.
Një pasagjer i plagosur rëndë në katastrofën hekurudhore të ndodhur më 18 janar në jug të Spanjës ka ndë...
Një valë e re reagimesh është shkaktuar në Shtetet e Bashkuara pas publikimit të fotografive dhe dokumenteve nga dosja e Jeffrey...
Nga dosjet e reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që arrijn...
Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka propozuar krijimin e një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian...
Bill Gates u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, pretendoi Epstein në një nga emailet e shumta të publikuar ...
Një djalë paraadoleshent i cili postoi foto në internet duke pozuar me armë dhe motoçikleta është qëlluar për vde...
BRITANI E MADHE- Një shqiptar do të përballet me gjyqin pasi mohoi vrasjen e një 63-vjeçari në Britaninë e Madhe, teksa p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të enjten me tarifa të reja për vendet që furnizojnë Kubën me naft&eum...
Dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë nxjerrë në dritë emaile të shkëmbyera...
Polonia ka vënë në funksion një sistem të ri dhe të avancuar mbrojtjeje kundër dronëve, me qëllim forcimin e siguri...