BOTA

Shtëpia e Bardhë dhe NAACP dënojnë mesazhet raciste referuar skllavërisë: Këto veprime nuk janë normale

M.B. Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 22:45

Shtëpia e Bardhë dhe NAACP dënojnë mesazhet raciste referuar

SHBA- Grupi për të drejtat civile NAACP dhe Shtëpia e Bardhë dënuan mesazhet raciste me tekst që i referoheshin skllavërisë dhe që iu dërguan në rrugë anonime zezakëve ndërsa po mbylleshin zgjedhjet presidenciale amerikane këtë javë.

Në mesazhin racist dërguar zezakëve në shumë shtete, përfshirë Alabamën, Karolinën e Veriut, Pensilvaninë dhe Virxhinian, thuhej se ata duhet të paraqiteshin tek një plantacion për të mbledhur pambuk, tha organizata NAACP të enjten. Mesazhi është një referencë fyese ndaj periudhës së skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se mes atyre që morën mesazhin racist me tekst ishin edhe nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve. Disa drejtori arsimore i paralajmëruan studentët lidhur me mesazhet raciste dhe u kërkuan atyre që t’i raportojnë ato tek zyrtarët e arsimit ose autoritetet lokale.

Autoritetet federale dhe shtetërore po zhvillojnë hetime, tha Shtëpia e Bardhë të premten. FBI-ja tha se ishte në kontakt me Departamentin e Drejtësisë dhe autoritete të tjera federale lidhur me mesazhet raciste.

“Këto veprime nuk janë normale. Ne refuzojmë që kjo të normalizohet”, tha përmes një deklarate zoti Derrick Johnson, president i shoqatës NAACP, e cila mbron të drejtat racore dhe të drejtat për zezakët në Shtetet e Bashkuara.

Johnson tha se mesazhet ishin një reflektim i fitores së zgjedhjeve presidenciale nga republikani Donald Trump ndaj Nënpresidentes demokrate Kamala Harris, gjë që shkaktoi një valë tronditëse tek komunitetet zezake në Amerikë. Shumë zezakë thonë se parashikojnë një hap mbrapa për drejtat civile pasi zoti Trump u zotua që t’u japë fund programeve federale për larminë dhe përfshirjen.

Një zëdhënës i presidentit të zgjedhur Donald Trump nuk iu përgjigj kërkesave për koment të enjten dhe të premten. Presidenti i zgjedhur mohon se është racist dhe ka thënë se të gjithë amerikanët do të përfitojnë nga planet e tij ekonomike. Një sondazh pas-zgjedhor i kryer nga “Edison Research” në ditën e zgjedhjeve, tregon se demokratja Harris fitoi 85% të votës së zezakëve në mbarë vendin dhe zoti Trump mori 13%. Kandidati republikan shënoi një rritje prej 1% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020, ku humbi përballë zotit Biden, sipas një sondazhi me votuesit pas hedhjes së fletëvotimit.

“Dënojmë me forcë këto mesazhe urrejtjeje dhe këdo që vë në objektiv amerikanët në bazë të përkatësisë etnike ose prejardhjes”, tha përmes një deklarate të premten Robyn Patterson, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë për Presidentin Joe Biden. “Racizmi nuk ka vend në shtetin tonë. Pikë”.

Periudha para zgjedhjeve të së martës shënoi rritjen më të madhe të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1970, përfshirë disa sulme raciste ndaj mbështetësve të demokrates Harris, sipas rasteve të identifikuara nga agjencia e lajmeve Reuters. Nënpresidentja Harris, gruaja e parë me ngjyrë në krye të një dysheje presidenciale të një partie kryesore në vend, u përball gjithashtu me sulme personale, përfshirë nga zoti Trump, për racën dhe gjininë e saj./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë