Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

BRUKSEL- Italia, Danimarka dhe shtatë vende të tjera të BE-së duan që të ketë një interpretim të ri të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në sfondin e politikës së migrimit. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me seli në Strasburg është përgjegjëse për respektimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut të nënshkruar nga 46 shtete.
"Ruajtja e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatës është fondamentale", deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Alain Berset. "Në sfondin e sfidave komplekse të kohës sonë detyra jonë është ta forcojmë Konventën dhe jo ta dobësojmë atë", theksoi ai. "Në një shoqëri, kur mbizotëron shteti ligjor, drejtësia nuk duhet të bjerë nën presionin politik", nënvizoi më tej Berset.
Në një letër të hapur, që u bë publike të enjten (22.05.2025) nga zyra e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, disa vende anëtare të BE-së kërkojnë një debat parimor lidhur me interpretimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut. Shkas për këtë është shqetësimi, se konventa nuk është më e mjaftueshme për të reaguar ndaj sfidave aktuale, veçanërisht sa ka të bëjë me migrimin.
Kjo kërkesë është nënshkruar nga qeveritë e Italisë, Danimarkës, Polonisë, Austrisë, Belgjikës, Letonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Çekisë.
Kritika ndaj vendimeve gjyqësore për migracionin
Dokumenti në fjalë u publikua pas takimit ndërmjet kryeministres italiane Meloni dhe kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen në Romë. Të dyja kryeministret ndjekin një politikë restriktive migracioni. Në një deklaratë të përbashkët thuhet,se: "Ne duhet të rivendosim ekuilibrin e duhur." Ka ardhur koha për një diskutim, "se si konventat ndërkombëtare t'u përshtaten sfidave të kohës sonë".
Nënshkruesit e deklaratës kërkojnë gjithashtu, "të shohin se si Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut i ka zhvilluar interpretimet e veta të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut".
Gjykata në Strasburg së fundi ka trajtuar raste kundër Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, ku bëhej fjalë për trajtim të kundërligjshëm të migrantëve. Danimarkës madje iu kërkua që të ndryshojë rregulloren lidhur me bashkimin familjar. Gjykata gjithashtu ka dënuar disa herë Italinë për trajtimin ndaj emigrantëve.
Në letrën e hapur të nëntë vendeve shprehimisht thuhet, "nëse gjykata në disa raste e ka tejkaluar kuadrin në interpretimin e konventës dhe nëse me këtë e ka ndryshuar ekuilibrin mes interesave që duhen mbrojtur". Në disa raste është kufizuar aaftësia e vendeve për "të marrë vendime politike në demokracitë tona".
Shtetet e BE-së kërkojnë rregulla të reja për kthimin e migrantëve
Sipas Agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufijve, Frontex, numri i kalimeve ilegale të kufirit në Bashkimin Europian vitin e kaluar është ulur me 38 përqind në 239.000 raste. Më 2023 hyrjet ilegalisht shënuan numrin më të lartë që prej dhjetë vjetësh.
Megjithatë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së i kërkuan Komisionit të BE-së në samitin e mbajtur në tetor 2024 "urgjentisht" rregulla të reja për kthimet e migrantëve të ardhur ilegalisht. Kësaj i parapriu rritja masive e presionit politik për këtë problematikë në Gjermani, në Austri dhe në vende të tjera./ DW
GJERMANI- Në Gjermani, të huajt paguajnë mesatarisht më shumë për të marrë me qira apartamente sesa njerëzit me p...
KOSOVË- Stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2025” do të nis sot me pjesëmarrjen e mbi 25...
SHBA- Një armik i padukshëm, por jashtëzakonisht i rrezikshëm, po kërcënon gjithnjë e më shumë zona të plane...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studen...
RUSI- Një monument për diktatorin sovjetik Joseph Stalin i ngritur në metronë e Moskës ka mbjellë përçarje,&nbs...
PRISHTINË- Një person është vënë në pranga nga autoritetet në Kosovë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ...
RUSI- Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtim...
TURQI Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan do të jetë udhëtojë drejt Rusisë ku do të qëndrojë dy ditë, ...
AUSTRALI- Një sulm me thikë është regjistruar të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Pre...
KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës p...