Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje në krime në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në një qytet në Kroaci. Ata u cilësuan si anëtarë të një plani të përbashkët kriminal për t’i dëbuar joserbët nga këto zona, gjatë luftërave ballkanike të viteve të 90-ta.
Dhoma e apelit në Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale përmbysi vendimin për t’i liruar ata nga akuzat për përfshirje në këtë plan kriminal dhe rriti dënimet për Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq nga 12 në 15 vjet.
Gjykatësja kryesuese, Graciela Gatti Santana, tha se të dy burrat, tani në të 70-tat, “ndanë synimin për ta çuar përpara qëllimin e përbashkët kriminal për t’i larguar me forcë dhe përgjithmonë shumicën e jo-serbëve nga zona të mëdha të Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës nëpërmjet kryerjes së krimeve për të cilat akuzohen në aktakuzë”.
Ky vendim i Apelit i jep fund gjykimit më të gjatë të krimeve të luftës që daton nga luftërat ballkanike të fillimit të viteve 1990.
Millosheviq ishte gjykuar për krime lufte në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë në vitet 1990, por kishte vdekur në qelinë e tij në vitin 2006, derisa ishte endë në proces gjyqësor.
Kryeprokurori i Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykata Penale, Serge Brammertz, e quajti vendimin për rritjen e dënimeve për dy bashkëpunëtorët e Millosheviqit “me të vërtetë të rëndësishëm”.
“Ky është i vetmi vendim që kemi ku zyrtarë nga Beogradi janë të dënuar si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, tha ai.
Stanishiq ishte në gjykatë gjatë seancës dëgjimore, ndërsa Simatoviq e ndoqi atë përmes një video-lidhjeje nga një njësi paraburgimi e OKB-së.
Gatti Santana e quajti vendimin e Apelit një “një moment historik” për gjykatën, e cila merret me çështjet e mbetura nga gjykatat e krimeve të luftës të OKB-së, që tashmë u ka përfunduar mandati, për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën
Stanishiq dhe Simatoviq u dënuan dy vjet më parë për ndihmë dhe nxitje për vrasje dhe krime të tjera të kryera nga paraushtarakët serbë në vitin 1992 në qytetin Bosanski Samac në Bosnjë e Hercegovinë, por u liruan nga përgjegjësia për krime të tjera. Dhoma e Apelit i anuloi të dyja këto vendime dhe rriti dënimet e tyre.
Stanishiq, ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, dhe Simatoviq, zyrtar i lartë i inteligjencës në këtë shërbim, janë të vetmit zyrtarë serbë që janë dënuar nga një gjykatë e OKB-së për përfshirje në krime në Bosnje e Hercegovine.
Stanisiq dhe Simatoviq fillimisht ishin liruar një dekadë më parë nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi, por një Gjykatë e Apelit më vonë urdhëroi një rigjykim.
Brammertz tha se gjyqet për krimet e luftës do të vazhdojnë në Ballkan pasi shumë viktima dhe të mbijetuar ende presin drejtësinë.
“Për ne, ishte rasti i fundit”, u tha Brammertz gazetarëve. “Por ne e dimë se ka qindra raste që ende duhet të ndiqen penalisht brenda vendit”.
Munir Tahiroviq, udhëheqës i një shoqate të viktimave të luftës dhe gjenocidit, tha se ai kishte pritur 30 vjet për një vendim që lidh Beogradin me krimet e kryera në vendin e tij.
“Ky gjykim vërtetoi gjithashtu se Serbia ka kryer agresion jo vetëm ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, por edhe ndaj Kroacisë,” tha ai./Evropa e Lirë
Artikuj te sugjeruar
BOTA
31 Maj10:00
Kurti në Bratisllavë për tensionet në veri të Kosovës: Ndërkombëtarët vetë i njohën zgjedhjet, serbët me protesta të dhundshme
Kryeministri i vendit Albin Kurti në Formonin e Sigurisë Globsec 2023, ka folur rreth tensioneve të fundit që po zhvillohen në veri t...
BOTA
31 Maj09:00
Leonardo di Caprio fotografohet me një vajzë misterioze në jaht
Leonardo di Caprio po kalon disa ditë relaksi të plotë në brigjet e Sardenjës në Itali. Objektivit të paparacëve nuk i...
BOTA
30 Maj21:47
Paraja digjitale, e ardhmja e afërt që do të sjellë “ndryshimin” e euros
Banka Qendrore Evropiane ka publikuar përmbledhjen dhe mësimet e nxjerra nga ushtrimi i prototipit të kryer nga korriku 2022 deri në shkur...
BOTA
30 Maj21:00
Inteligjenca artificiale mund të çojë te shfarosja e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët
Inteligjenca artificiale mund të çojë te shfarosja e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët, përfshirë edhe krer&...
BOTA
30 Maj20:00
Stoltenberg: Dhuna i rrezikon aspiratat euro-atlantike të Kosovës, do të sjellim edhe 700 trupa të tjera
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike do ta rrisë për 700, numrin e trupave në Kosovë...
BOTA
30 Maj17:00
Mijëra mësimdhënës rumunë marshojnë për paga më të larta
Dhjetëra mijëra mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme në Rumani marshuan drejt ndërtesës së qev...
BOTA
30 Maj16:00
NATO-ja do të dërgojë forca shtesë në Kosovë pas dhunës së të hënës
Aleanca ushtarake e NATO-s tha se në përgjigje ndaj trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 pjesëtarëve të KFOR-it në ...
BOTA
30 Maj15:00
Borrell: Kosova të pezullojë operacionet policore në komunat veriore - protestuesit e dhunshëm të largohen
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën se është vënë në përpj...
BOTA
30 Maj12:31
Austri, tre të vdekur nga zjarri në një spital jashtë Vjenës
Tre pacientë vdiqën sot në një zjarr në një spital në Austri, për shkak të të cilit rreth 90 pacientë u...
BOTA
30 Maj11:00
Serbët plagosin trupat e KFOR-it, Vuçiç thirret nga ambasadorët e Quint-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës. Në mbledhje dhe krerët e ushtrisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it, SHBA-së, Britanisë s&eum...