BOTA

“Shuplaka” e fortë nga SHBA, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e dialogut

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shtator 2025, 19:02

“Shuplaka” e fortë nga SHBA, zyrtari amerikan: Frustrimi i

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, është një rezultat i drejtpërdrejtë i frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se ky veprim synon të ushtrojë presion mbi udhëheqësit e Kosovës – veçanërisht mbi Kurtin – që të veprojnë në mënyrë konstruktive, të formojnë një qeveri dhe të riangazhohen në dialogun me Serbinë.

Kupchan thekson gjithashtu rëndësinë e kompromisit dhe të negociatave me mirëbesim midis të gjitha partive politike në Kosovë, për të rivendosur stabilitetin dhe për të ecur përpara. “… kjo tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do të bëjë atë që gjykon se është e nevojshme, për të parandaluar paqëndrueshmërinë përpara se të ndodhë”, thotë Kupchan.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kupchan, sa i rëndësishëm është vendimi i Uashingtonit për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën?

Charles Kupchan: Mendoj se kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për një kohë të gjatë, nuk ka avancuar. Me ndryshimin e administratës në Uashington, kishte shpresë se presidenti [Donald] Trump – ashtu si gjatë mandatit të tij të parë – do të mund të riangazhohej në Dialogun Strategjik me Kosovën, në përpjekje për të ndërmjetësuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dhe, tani, kemi një njoftim nga Ambasada [amerikane] në Prishtinë, që në thelb thotë: po tërhiqemi, po e pezullojmë Dialogun Strategjik. Në shumë aspekte, kjo është një shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë në Kosovë, e cila praktikisht ka qenë në detyrë që nga zgjedhjet në fillim të këtij viti.

Por, po ashtu, është rezultat i një frustrimi të grumbulluar: janë dashur disa muaj për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tani Kurti fyen Gjykatën Kushtetuese. Para zgjedhjeve, Kurti ka marrë vendime për një gamë të gjerë çështjesh – nisur nga ndalimi i dinarit serb deri tek instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri apo mosçuarja përpara e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka një perceptim të gjerë këtu në Uashington dhe në Evropë se Qeveria në Kosovë nuk po ndihmon në përmirësimin e situatës.

Ndaj, mendoj se pezullimi i Dialogut Strategjik është një shenjë pakënaqësie dhe frustrimi.

Radio Evropa e Lirë: Ambasada amerikane tha se veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Kurti, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”. Sa i fortë konsiderohet ky paralajmërim në Uashington?

Charles Kupchan: Është një paralajmërim i fortë. Por, nuk mendoj se është ndryshe nga disa deklarata të bëra gjatë administratës së [presidentit Joe] Biden, kur anëtarë të ndryshëm flisnin hapur për veprimet e Qeverisë Kurti, duke i konsideruar si të panevojshme dhe provokuese. Pas zgjedhjeve kishte shpresë se Kurti do të merrte një qëndrim më të moderuar dhe do të ulte nacionalizmin që përdorte si mjet politik para zgjedhjeve, por duket se kjo nuk ka ndodhur.

Ne shohim një vend që, për pjesën më të madhe të këtij viti, nuk ka pasur një qeveri funksionale. Ky është një problem. Ne jetojmë në një botë me shumë probleme të mëdha – qoftë lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme, tensionet në rritje me Kinën – dhe gjëja e fundit që na nevojitet, është rritja e paqëndrueshmërisë në Ballkan.

Kosova e gjen veten më të izoluar

Radio Evropa e Lirë: Pse mendoni se SHBA-ja zgjodhi të pezullojë Dialogun Strategjik dhe jo të marrë ndonjë masë tjetër?

Charles Kupchan: Gjatë Qeverisë së mëparshme të Kurtit kemi parë se si Shtetet e Bashkuara, por edhe BE-ja kanë marrë hapa për të ulur nivelin e angazhimit të tyre me Kosovën.

Kjo është edhe një përpjekje tjetër për ta shtyrë Kurtin të ecë përpara, të formojë një qeveri funksionale dhe të riangazhohet në sfidat e vështira që ka Kosova dhe rajoni.

Pra, SHBA-ja po përdor presionin për ta shtyrë Kurtin të ketë një qasje më konstruktive, si në formimin e qeverisë, ashtu edhe në dialogun me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë humb në të vërtetë Kosova pa këtë dialog?

Charles Kupchan: Kosova e gjen veten më të izoluar.

Nga ana tjetër, Donald Trump e sheh veten si paqebërës dhe negociator, madje ka shprehur dëshirën të fitojë Çmimin Nobel për Paqe. Ai disa herë ka përmendur suksesin në dialogun Kosovë-Serbi. Në mandatin e parë ka pasur edhe një marrëveshje të negociuar nga [Richard] Grenell. Prandaj, kjo çështje është në radarin e Trumpit, dhe besoj se ai do të donte të arrinte përparim në këtë drejtim.

Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara. Por, tani, kemi një situatë ku Prishtina jo vetëm që nuk po bën përpjekje konstruktive për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit [për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë], por, prej muajsh, nuk ka as qeveri funksionale.

Radio Evropa e Lirë: SHBA-ja, në të njëjtën kohë, po përgatit Dialogun Strategjik me Serbinë. A e ndryshon ekuilibrin rajonal pezullimi i procesit me Kosovën dhe avancimi i atij me Serbinë? Dhe çfarë rreziqesh sjell kjo?

Charles Kupchan: Kjo ka të bëjë kryesisht me dërgimin e një mesazhi. Kur pyet se çfarë mjetesh ka SHBA-ja për të shprehur pakënaqësinë dhe për të ushtruar presion mbi Kurtin, një nga përgjigjet është pezullimi i Dialogut Strategjik. Kjo është një përpjekje publike për të shtuar presionin mbi Kurtin, veçanërisht kur e krahason me Dialogun Strategjik me Serbinë. Angazhimi me Serbinë krijon presion publik që ai të formojë një qeveri dhe të rikthehet në dialogun me Beogradin.

Radio Evropa e Lirë: Kjo ndodh vetëm disa ditë pasi Kurti kritikoi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vonimin e procesit për formimin e qeverisë dhe e quajti atë një “hije politike të opozitës”. Sa i rëndësishëm është ky institucion për Uashingtonin, sipas mendimit tuaj?

Charles Kupchan: Është pak e vështirë për SHBA-në të kritikojë deklarata të tilla nga Kurti, ndërkohë që këtu në SHBA përballemi me tensione mes pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësorit, si dhe mes ekzekutivit dhe Kongresit.

Por, kemi parë në shumë vende – qoftë Hungari, Poloni apo Turqi – situata ku liderët e zgjedhur përpiqen t’i intimidojnë gjykatat, duke i akuzuar se janë kapur nga opozita. Ky lloj diskursi, ky lloj kërcënimi nga politikanët ndaj gjykatave, mendoj se ngre shqetësime për sundimin e ligjit.

Kjo ngriti shqetësime në lidhje me përpjekjet e mundshme të Kurtit për të tejkaluar kufizimet kushtetuese mbi pushtetin ekzekutiv. Mendoj se kjo është arsyeja përse ky lloj diskursi shkaktoi një reagim të fortë nga Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja nuk ndërmerr veprime kundërproduktive
Radio Evropa e Lirë: Ambasada e SHBA-së tha se bisedimet mund të rifillojnë kur të jetë e përshtatshme. Çfarë mjetesh prisni që Uashingtoni të përdorë, nëse situata në terren nuk ndryshon?

Charles Kupchan: Mendoj se mjeti kryesor është izolimi. Mjeti kryesor është të mbash qeverinë – që në fakt nuk ekziston – por autoritetet e Kosovës në distancë të kontrolluar.

Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara duan të ndërmarrin veprime që do të ishin kundërproduktive. Me fjalë të tjera, nuk do të thonë se po tërhiqemi nga rajoni, ose po i japim fund misionit të NATO-s këtu, sepse një gjë e tillë do të mund të çonte në pasoja edhe më të këqija.

Por, mendoj se mesazhi është i qartë: formoni një qeveri funksionale, veproni sipas sundimit të ligjit dhe procedurave përkatëse, dhe atëherë jemi të gatshëm të rikthejmë një marrëdhënie produktive me ju.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Uashingtoni dëshiron t’u dërgojë mesazh edhe udhëheqësve të tjerë në rajon, duke ndërmarrë këtë hap?

Charles Kupchan: Mendoj se ka një shqetësim në rajon se Shtetet e Bashkuara nuk janë mjaftueshëm të angazhuara. Ato kanë shumë çështje të tjera urgjente, të tilla si lufta në Ukrainë, lufta në Lindjen e Mesme, përballja me Kinën, me një situatë të tensionuar të brendshme…

Por, është një shenjë pozitive që ka veprime në këtë drejtim, sepse tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do të bëjë atë që gjykon se është e nevojshme për të parandaluar paqëndrueshmërinë përpara se të ndodhë, dhe për të ushtruar presion mbi një partner si Kosova…

Kosova është partnere e Shteteve të Bashkuara. Historikisht, që nga pavarësia, Kosova ka pasur marrëdhënie shumë të forta me SHBA-në.

Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës kaq i fortë.

Radio Evropa e Lirë: Si mendoni se do të reagojë Kurti tani?

Charles Kupchan: Është e vështirë të thuhet. Kurti ka qenë një lojtar i vështirë për Shtetet e Bashkuara që kur ka marrë detyrën.

Në njëfarë mënyre, ai e pëlqen këtë lloj përballjeje, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij, dhe kjo mund t’u shërbejë interesave të tij.

Por, unë mendoj se kjo është një strategji afatshkurtër.

Është në interes të Kosovës dhe të Kurtit që të ruajnë një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara, sepse, në fund të fundit, angazhimi i SHBA-së dhe i Evropës do të jetë thelbësor për të përfunduar procesin e normalizimit me Serbinë.

SHBA-ja eksploron çdo mundësi për të tejkaluar bllokadën institucionale
Radio Evropa e Lirë: Disa media në Prishtinë raportuan të premten pasdite se Ambasada e SHBA-së ka thirrur liderët e partive deri më tash opozitare, për të diskutuar formimin e qeverisë. A mund të ndodhë që Uashingtoni po konsideron të mbështesë një qeveri pa Kurtin?

Charles Kupchan: Mendoj se është shumë e vështirë të thuhet. Situata politike brenda Kosovës që nga zgjedhjet e fundit ka qenë jashtëzakonisht e paqëndrueshme.

Fakti që jemi në mes të shtatorit dhe ende nuk është formuar qeveria, tregon për mosfunksionimin që ka kapluar vendin. Ndaj, supozoj se Shtetet e Bashkuara po eksplorojnë çdo mundësi për të tejkaluar këtë bllokadë.

Radio Evropa e Lirë: Por, a mendoni se partitë deri tash në opozitë duhej të ishin treguar më fleksibile gjithashtu, në lidhje me formimin e qeverisë së re?

Charles Kupchan: Konsensusi dhe kompromisi janë thelbi i demokracisë. Nuk dua të fajësoj ndonjë parti të veçantë, por, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë në rajon, të gjitha partitë duhet të bashkohen për të formuar një qeveri funksionale.

Kjo kërkon kompromis, lëshime dhe negociata me mirëbesim nga të gjitha palët./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë