BOTA

Si mund të klonohen kafshët shtëpiake pasi ngordhin?

I.A Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2024, 21:24

Si mund të klonohen kafshët shtëpiake pasi ngordhin?

ANGLI- Një klinikë në Britani të Madhe ka filluar të bëjë klonimin e kafshëve shtëpiake duke u dhënë njerëzve mundësinë të kenë sërish kafshët e tyre të preferuara shtëpiake. Por ndërsa laboratori britanik mund të mbledhë mostra të ADN-së, procesi shkencor i klonimit duhet të bëhet në Shtetet e Bashkuara.

Tom Rybthon i do shumë qentë e tij. Myrtle dhe Mabel janë më ndryshe se qentë e tjerë. Të dy janë klonë gjenetikë të qenit të mëparshëm të tij, Daisy. Ata janë krijuar në një laborator koreano jugor me koston prej 48 mijë eurosh, secili.

“Gruaja ime mendonte se jam i çmendur. Nuk i kam treguar për klonimin derisa erdhën në shtëpi. I shita të dy automjetet e llojit Mercedes për të siguruar paratë, i shkëmbeva për qentë, pasi ata janë më të rëndësishëm, thotë zoti Rybthon.

Por ai nuk ka nevojë më të udhëtojë aq larg për t’i klonuar miqtë e tij me katër këmbë.

Laboratori “Gemini Genetics” ofron tashmë këtë mundësi në Britani.

“Pas ngordhjes së kafshës shtëpiake keni pesë ditë kohë për të siguruar ADN-në për klonim. Për të klonuar një kafshë na duhen 6 milimetra lëkurë të kafshës”, thotë Lucy Morgan nga laboratori “Gemini Genetics”.

Mostra mbahet e ngrirë në temperaturë -196 gradë celcius.

Procesi i klonimit, për arsye ligjore, megjithatë duhet të bëhet përtej oqeanit.

Procesi zhvillohet në këtë mënyrë: shkencëtarët e vendosin qelizën e kafshës së ngordhur në një vezë që është dhuruar për shumëzim. Një impuls elektrik bën që materiali gjenetik të shumëzohet dhe të kthehet në embrion.

Më pas embrioni vendoset në trupin e një kafshe tjetër femër. Megjithatë, kafsha e klonuar ka mundësi të mos jetë tërësisht i ngjashëm me kafshën e ngordhur.

“Kafsha e klonuar e ka ADN-në identike me origjinalin. Por, mjedisi mund të ndikojë në çdo qënie të gjallë. Kafsha e klonuar mund të ketë shumë karakteristika të ngjashme, por arritja e një ngjashmërie të plotë ka nevojë për një mjedis të ngjashëm”, sqaron më tej zonja Morgan.

Kafsha e parë e klonuar ishte delja Dolly, e krijuar në vitin 1996 nga shkencëtarët në Edinburg të Skocisë.

Britania më pas e ndaloi klonimin për të shmangur mundësinë që procesi të shfrytëzohet për njerëzit.

Por, vende të tjera e shfrytëzojnë teknologjinë e klonimit, gjë që është Veçanërisht e njohur për klonimin e kuajve të sportit.

Kali ‘Murka's Gem’ është kloni i një prej kuajve më të famshëm në botë nga sportet më këtë kafshë të njohur si ‘Gem’s Twist’. Një mostër e spermës së tij shitet 1200 euro.

Laboratori ‘Gemini Genetics’ thotë se çdo shqetësim mbi etikën e klonimit është i pabazuar.

“E di që ka njerëz që mendojnë ndryshe për këtë teknologji. Njerëzit përdorin metodat ‘in vitro’ për të patur një fëmijë. Klonimi është vetëm një formë tjetër e riprodhimit me ndihmën e in vitros”, thotë zonja Morgan.

Laboratori ruan mijëra mostra të ADN-së të kafshëve shtëpiake. Rreth 200 janë klonuar deri më tani.

Pavarësisht se është një proces i shtrenjtë, njerëz si Tom Rubython besojnë se ia vlen çdo qindarkë.

“Kur mbani qen, ju i doni ata. Por kur njëri prej tyre bëhet i veçantë për ty, kjo është arsyeja që ju shtyn ta klononi. Ata nuk e zëvendësojnë qenin, por janë thjesht i njëjti lloj që ju e dini se ju pëlqen, kështu që ti ndërton të njëjtën marrëdhënie me ta”, thotë ai.

Qentë Myrtle dhe Mabel jetojnë falë shkencës dhe kodit gjenetik të qenit të ngordhur më parë, Daisy-t./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë