Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Një ish-oficer i lartë i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) është arrestuar në Virxhinia nën akuzën e vjedhjes së dhjetëra miliona dollarëve në lingota ari dhe valutë të huaj direkt nga arkat e agjencisë ku shërbente. I dyshuari, i identifikuar si David Rush, u prangos nga agjentët federalë, pas një hetimi të përbashkët mes strukturave të brendshme të CIA-s dhe FBI-së. Ai akuzohet zyrtarisht për vjedhje të pasurisë publike dhe mashtrim sistematik ndaj institucioneve qeveritare.
Dekada e gënjeshtrave dhe karriera “tepër sekrete”
Sipas akuzave të ngritura nga FBI, Rush arriti të depërtonte në nivelet më të larta ekzekutive të inteligjencës amerikane dhe të siguronte leje të nivelit “Tepër Sekret” (Top Secret) duke falsifikuar tërësisht CV-në e tij profesionale dhe akademike. Ai aplikoi tre herë radhazi përpara se të punësohej në vitin 2009, duke ngjitur shkallët e karrierës për 17 vite me radhë pa u diktuar nga filtrat e sigurisë.
Hetimi i thjeshtë verifikues i FBI-së zbuloi se pretendimet e tij ishin tërësisht të rreme.
Rush pretendonte se kishte shërbyer si pilot i Marinës Amerikane (US Navy) dhe si drejtues i një programi të përbashkët të armëve me 145 persona dhe 18 avionë. Në realitet, Marina konfirmoi se ai kishte shërbyer vetëm si teknik i thjeshtë i sistemeve të informacionit.
Ai deklaroi se zotëronte diploma Bachelor dhe Master, si dhe një mandat 11-vjeçar si këshilltar tezash në Institutin e Teknologjisë të Forcave Ajrore. Universitetet përkatëse deklaruan se nuk kishin asnjë të dhënë për ekzistencën e tij.
Përveç kësaj, pas shkarkimit nga ushtria në vitin 2015, Rush kishte deklaruar në mënyrë të rreme 744 orë leje ushtarake në sistemin zyrtar të orarit, duke përfituar rreth 77,000 dollarë kompensim të paligjshëm.
Operacioni i kontrollit dhe gjetja e “thesarit”
Skema e tij kulmoi në fund të vitit të kaluar, kur duke shfrytëzuar pozicionin e tij të lartë ekzekutiv, Rush tërhoqi nga agjencia një sasi kolosale ari dhe valute nën pretekstin e “shpenzimeve të lidhura me misionet e punës”.
Dy ditë përpara arrestimit, agjentët e FBI-së bastisën banesën e tij në Virxhinia, ku zbuluan një pjesë të madhe të pasurisë së vjedhur. Raporti zyrtar specifikon detajet e sekuestrimit:
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e Rush, u gjetën mbi 300 shufra ari me vlerë afërsisht 40 milionë dollarë, së bashku me 2 milionë dollarë në para të gatshme dhe 35 orë luksoze, shumë prej të cilave ishin të markës Rolex.”
Prokurorët federalë bënë me dije se një pjesë e fondeve dhe valutës së huaj që dyshohet se u vodhën prej tij nuk janë rikuperuar ende dhe hetimet po vijojnë për gjurmimin e tyre.
Reagimi i institucioneve dhe referimi ligjor
Zbulimi i këtij mashtrimi ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e protokolleve të verifikimit (vetting) brenda CIA-s. Megjithatë, drejtuesit e agjencisë theksuan se sapo u pikasën parregullsitë, rasti u trajtua me zero tolerancë.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat, FBI sqaroi zanafillën e procedimit penal:
“Pasi një hetim i brendshëm i CIA-s identifikoi shkelje të mundshme të ligjit, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ia referoi informacionin FBI-së për një hetim të zbatimit të ligjit. Ne jemi të përkushtuar të ndjekim faktet, të sigurojmë llogaridhënie dhe të zbatojmë drejtësinë në përputhje me ligjin.”
David Rush aktualisht ndodhet në qeli pa të drejtë kauzioni, në pritje të seancës së parë gjyqësore ku do të vlerësohet masa e sigurisë.
I njohur si Alkatrazi i Dubait, të burgosurit e vendosur në Burgun Qendror të Al Awir mund të presin qeli të mbushura me morra dhe t&...
Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme SVR të Rusisë, Sergei Naryshkin, tha të enjten se NATO po bën “pë...
Të paktën 792 të huaj në bordin e gomoneve janë shpëtuar që nga orët e para të së enjtes në dhjetë o...
Një përdhunues i dënuar që vrau një kameriere të re në një sulm sadist dhe me motive seksuale, pasi ajo e bëri t&eu...
Një sulm terrorist ka ndodhur në Zvicër, ku një person plagosi me thikë tre persona. Policia tha se sulmi me thikë ndodhi në ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi në një konferencë të organizuar prej tij se ka dhënë urdhra për ushtrin&eu...
Lufta në Iran mund të ketë arritur një pikë kthese. Sipas botimit online amerikan Axios, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritu...
Një 27-vjeçar grek është në paraburgim policor, i akuzuar për dhjetëra raste mashtrimi nën maskën e dhënies ...
E detyruan të hipte në një furgon, duke i rrëmbyer telefonin celular dhe dokumentet. E çuan në një ndërtesë t&eum...
Helen Mirren ishte viktimë e një sulmi të egër verbal në një rrugë të Londrës. Aktorja 80-vjeçare po ecte me...