BOTA

Sipërmarrësja që ia beson të ardhmen eksporteve: Sot jemi në kapacitetet e 900 kamionëve në vit

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 22:52

Sipërmarrësja që ia beson të ardhmen eksporteve: Sot jemi

Në Shqipëri roli i grave në bujqësi ka një ndikim të rëndësishëm. Afro 40% e grave të punësuara në vend, punojnë në këtë sektor, i cili gjatë tre dekadave të fundit është zhvilluar mes problematikash të shumta, si informaliteti apo çështjet e pronësisë mbi tokën. Megjithatë mjaft gra dhe vajza, janë lidhur ngushtësisht me bujqësinë duke sfiduar vështirësitë, falë modeleve pozitive që trashëgojnë nga familjet. Një prej tyre është Valbona Arapi nga qyteti i Lushnjës më të cilën bisedoi korrspondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë, Mimoza Picari.

Në mes të arave në afërsi të qytetit të Lushnjës, një grua 33 vjeçare, po projekton të ardhmen duke ndjekur gjurmët e sigurta të nënës. Valbona Arapi, udhëheq prej disa vitesh ekipin e kompanisë së eksporteve “Neta”, emri i nënës së saj. Nuk është tunduar asnjëherë nga mendmi për të braktisur tokën apo fshatin drejt qytetit, pasi në themel të funksionimit të saj ka dy shembuj që ia kanë dalë në atë ecurinë e vrazhdë të bujqësisë shqiptare, prindërit e saj.

“Gjatë gjithë kohës që në fëmijëri unë jam rritur me bujqësinë. Familja ime ka qenë familje bujku, më pas i kemi hyrë pjesës së tregtisë. Si e vogla e shtëpisë, unë rrija pas mamit dhe babit. I shikoja çfarë bënin, ku shkonin, më merrnin me vete tek puna dhe gjatë gjithë kohës kërkoja, shikoja. Në fillim prindërit punonin nëpër fshatra dhe shkoja pas tyre. Shisnin prodhime me pakicë, me kilogramë. Ka qenë e vështirë në atë kohë. Mami nëpër fshatra shiste prodhimet tona, por për ta plotësuar gamën e tyre, merrte dhe produkte në tregun e qytetit të Lushnjës. Ishte shumë e vështirë. Unë e kam shijuar se isha e vogël dhe më dukej e bukur, por mami dhe babi kanë kaluar vështirësi”- tregon Valbona Arapi, drejtuese e Kompanisë “Neta”.

E ka filmuar në kujtesë ashtu nënën e saj si frymë dhe mbështetje për gjithcka që do të vinte më pas. Që prej vitit 2000, Neta Arapi, do të ndërtonte me shumë mund një shtrat të sigurt për vazhdimësinë, në sektorin e eksporteve të mallrave bujqësore. Prej gati 5 vitesh vajza e saj Valbona, është kthyer në atë traun që mban peshën e punëve në kompani.

“Jam rritur më frymën e punës që kur isha e vogël. Gjatë gjithë kohës kisha prioritet të ndihmoja prindërit, të ecnim sa më shumë para, sepse duke i parë gjatë gjithë kohës të lodhur kisha atë idenë që t’u dilnim sa më shumë në krah.”- vijon Znj. Arapi.

Roli i grave në bujqësi ka një ndikim të rëndësishëm, pasi ky sektor mban peshën më të lartë në punësimin e tyre. Afro 40% e grave të punësuara në vend, punojnë në bujqësi. Valbona tregon për Zërin e Amerikës, vështirësitë që has në aktivitetin e saj në fushën e eksportit të fruta- perimeve, por mendon se pasioni e bën me të lehtë gjithcka.

“Është e lodhshme, është e vështirë gjithçka. Kemi një shprehje ne në anët tona, kur themi që bujqësia është shtëpi pa çati. Nuk ka një siguri të lartë tek gjërat që do bësh. Por megjithatë ato që janë të përfshira e duan. Këtë punë nëse nuk e do nuk e bën dot”- vijon Valbona Arapi.

Valbona është nënë e tre fëmijëve, më i madhi djali 15 vjeç, vajza 8 dhe djali tjetër 6 muajsh. Të ndash punën në sektorin e bujqësisë, me rolin në familje si grua dhe nënë, nuk është e lehtë për të, por as e pamundur.

“Një nënë duhet të jetë sa më afër fëmijëve. Puna do kohën e saj, familja gjithashtu do kohën e saj. Tani kemi komoditetin që i marr edhe te puna që t’i kem afër, por dhe të ndjekin punën si bëhet”- tregon ajo.

Megjithëse prej 5 vitesh Valbona ka marrë drejtimin sërish në krah ka nënën Neta Arapi, themeluesen e kompanisë, e cila di të heshtë, të dëgjojë, por dhe të kritikojë.

“Mamatë janë gjithnjë për të kritikuar. Edhe mami im më ka kritikuar për diçka që nuk e kam bërë mirë. Me flet, sepse është mentorja ime”- rrëfen Valbona Arapi.

Prej disa vitesh kompania e eksporteve në fushën e prodhimeve bujqësore “Neta” ka ardhur duke u rritur, dhe sot statistikat për Valbonën e cila ka kryer studimet e larta në degën e financës, janë të tregues i qartë.

“Para 5 viteve kemi qenë si volum në eksporte, deri tek 300 kamionë në vit, ose 6 mijë ton produkte bujqësore, fruta-perime. I kemi shtuar sasitë e eksportit. Sot eksportojmë rreth 18 mijë ton, ose 900 kamionë në vit”- tregon Valbona.

Synimi për të ardhmen mbetet investimi në mekanizimin e proceseve të seleksionimit dhe paketimit të mallrave për eksport.

Valbona Arapi ecën e sigurt sot, mes dashurisë për token, natyrën, punën dhe familjen. Ka mentore nënën e saj ndaj dhe ndjehet dyfish më e fortë dhe e sigurt. Të jesh në krye të punëve në çdo orë të ditës dhe natës është sa e vështirë edhe e bukur për të. Por kur kamionët dalin të ngarkuar nga magazinat drejt vendeve të rajonit dhe Europës, e gjithë lodhja vjen dhe zbehet, duke ia lë vendin guximit të një gruaje që thjesht ka dëshirë të ecë përpara./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë