BOTA

"Sistemi i korruptuar vrau fëmijët tanë"/ Mbahet marshimi protestues paqësor në Koçan për viktimat e tragjedisë në disktotekën 'Pulse': Nuk është aksident, është vrasje

m.l Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 15:38

"Sistemi i korruptuar vrau fëmijët tanë"/ Mbahet

MAQEDONI E VERIUT- Prindërit dhe të afërmit e të vdekurve në zjarrin në diskotekën “Pulse” përmes një marshi protestues paqësor në Koçan kërkuan drejtësi mes dhimbjeve dhe lotëve. Nën moton “Marshim për engjëjt” pikërisht pesë minuta pas orës 12 si simbol i reagimit të vonuar institucional, familjet e të ndjerit të veshur me të zeza nga parku i revolucionit në Koçan u nisën për një marshim, i cili u pasua nga heshtja dhe shumë lot.

Marshimi i zi paqësor vazhdoi në Qendrën Tregtare, dhe prej aty në ndërtesën e komunës së Koçanit, komisariatin e policisë dhe në fund në gjykatën themelore dhe prokurorinë. Të afërmit e pranishëm sollën edhe fotografi të të dashurve të tyre që humbën jetën në diskotekën “Pulse”.

Pa thënë thuajse asnjë fjalë, ata i dërguan porositë institucioneve përmes disa pankartave në të cilat shkruante “Sistemi i korruptuar vrau fëmijët tanë”, “Marshimi për 60 engjëjt”, por edhe “Kjo nuk është aksident, kjo është vrasje”. Nga ana tjetër, hetimi për këtë çështje tashmë është duke u zhvilluar, ku dyshohet për 34 individë dhe tre persona juridikë, të cilët me një sërë mosveprimesh në më shumë se 10 vitet e fundit kontribuan për zjarrin e tmerrshëm.

Të gjithë të dyshuarit akuzohen për shkaktimin e veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme për të cilat janë parashikuar dënime me burg nga 3 deri në 20 vjet, ndërsa një person, nga ana tjetër, akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Bëhet fjalë për të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë i cili, në këmbim të parave, ka mundësuar që diskoteka të punojë me licencë të falsifikuar.

Hetimi i deritanishëm përfshin shtatë oficerë policorë dhe kryeshefa nga Koçani dhe Shtipi, e në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi,  ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski, kryetari i dorëhequr i Komunës së Koçanit Lupço Papazov, por edhe paraardhësit e tij Ratko Dimitrov dhe Nikollço Iliev.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti, si dhe ish-sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç, gjithashtu përfunduan pas grilave. Ekipi i prokurorisë që punon për çështjen është zgjeruar në 11 hetues të cilët pritet të kryejnë një marrje në pyetje të mbi 300 dëshmitarëve.

Ndryshe, dje ndërroi jetë edhe viktima e 60-të e zjarrit, pasi autoritetet shëndetësore njoftuan se Aleksandar Karadakovski, i cili po trajtohej në Lituani, iu nënshtrua plagëve të tij. Karadakovski ishte menaxher në diskotekën “Puls”, ku njëherësh punonte edhe si banakier, ndërsa pikërisht ai ishte një nga 34 personat e përfshirë në hetimin për shkaqet e zjarrit.

protesta ne kocan

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë