Vlerësim maksimal për Shpendin/ Mançini: Është sulmuesi më i mirë në Serinë B
Kristian Shpendi ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga drejtori sportiv i Çezenës, Andrea Mançini. Ai...
Kristian Shpendi ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga drejtori sportiv i Çezenës, Andrea Mançini. Ai...
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore Athens Flying Week në Tanagra të Greqisë, ku një avion luftarak ...
Mbrëmjen e së premtes u pa një ndeshje shumë intensive në La Cartuja mes Betisit dhe Realit të Madridit e përfunduar me fit...
Një profesor matematike në Universitetin e Patrës në Greqi ka vendosur një rregull të pazakontë për provimet e shtator...
Policia e Himarës ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të më...
Luka Modric do të vazhdojë aventurën e tij me kombëtaren kroate. Ishte vetë Federata e Futbollit në Kroaci që konfirmoi gji...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas orëve të ferrit të përjetuara mbrëmjen e djeshme nga Himara dhe Fieri. Në një postim ...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Jozefin Markut dhe personave që e shoqëronin në momentin kur dhunuan Eduart Ku...
Tre persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve izraelite të natës në jug dhe lindje të L...
Jay-Z i ka bërë një surprizë të veçantë bashkëshortes së tij, Beyoncé, me rastin e 45-vjetorit të l...

Një ngjarje tronditëse ka përfunduar në gjykatë në Oklahoma të SHBA-së, ku një grua ka paditur zinxhirin e njohur të fast-food-it Arby’s, pasi pretendon se është infektuar me herpes oral nga një ish-menaxhere e restorantit, e cila dyshohet se i ka pështyrë qëllimisht ushqimin.
Sipas padisë civile, Jennica Church kishte ndaluar në një pikë Arby’s në qytetin Broken Bow, në fund të muajit mars, për të marrë ushqim për familjen e saj pas një nate të gjatë pune. Ajo vuri re se porosia po vonohej dhe mendoi se punonjësit ishin irrituar, pasi restoranti ishte drejt mbylljes.
Në atë kohë, menaxhere e turnit ishte Amanda Hendricks, 38 vjeçe, e cila njihte Church dhe kishte pasur më parë mosmarrëveshje të vogla me të.
Padia pretendon se Hendricks, gjatë përgatitjes së porosisë, pështyu me qëllim mbi mishin dhe përbërësit e sanduiçit, ndonëse ishte në dijeni se ishte e infektuar me virusin HSV-1 (Herpes Simplex Virus Type 1), i njohur si herpesi oral. Sipas dokumenteve gjyqësore, ajo kishte edhe shenja të dukshme të një shpërthimi aktiv të infeksionit në momentin e ngjarjes.
Pasi mori ushqimin në shtëpi, Church e ndau atë me bashkëshortin, fëmijët dhe familjarë të tjerë, përfshirë gjyshen e bashkëshortit, e cila ndodhej në kujdes paliativ për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Pak kohë më vonë, Church nisi të shfaqte plagë në buzë, të cilat nuk i kishte pasur më parë. Pas vizitës te mjeku, analizat konfirmuan se ishte infektuar me herpes oral (HSV-1).
Gruaja dyshoi se burimi i infeksionit ishte ushqimi, pasi, sipas saj, Amanda Hendricks kishte mburrur persona të tjerë në qytetin e vogël se kishte pështyrë në porosinë e saj.
Padia pretendon gjithashtu se kamerat e sigurisë së restorantit e kanë filmuar ish-menaxheren duke pështyrë mbi përbërësit e sanduiçeve përpara se t'ua dorëzonte klientëve.
Familja akuzon stafin e restorantit se u përpoq të fshihte ngjarjen dhe madje u ofroi sanduiçe falas si "kompensim", ndërsa një prej familjarëve pretendon se iu ofruan vetëm 5 dollarë për incidentin.
Avokati i familjes deklaroi se punonjësit e pranishëm ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur, por nuk ndërhynë për të parandaluar shpërndarjen e ushqimit të kontaminuar.
Ndërkohë, Amanda Hendricks është akuzuar penalisht për helmim të ushqimit me qëllim dëmtimin e një personi. Familja Church kërkon dëmshpërblim për shpenzimet mjekësore, dhimbjet fizike dhe dëmin emocional, ndërsa kompania Arby’s nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me çështjen./Përktheu Piranjat News
Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka pezulluar planin për evakuimin e më shumë se 11 mijë marinarëve të bllokuar n...
Për shekuj me radhë, shprehja ruse “pas Maleve Urale” nënkuptonte “i sigurt nga një pushtim i huaj”. Gjatë p...
Venezuela Veriore ka një histori të gjatë tërmetesh të forta. Ajo ndodhet në një zonë gjeologjikisht aktive,...
Më shumë se 100 fluturime janë anuluar në Japoni, ndërsa dy stuhi tropikale po i afrohen arkipelagut, duke shkaktuar alarm të la...
Bill Gates shton një profesion të katërt që, sipas tij, do t’i mbijetojë Inteligjencës Artificiale Rritja e shpejtë ...
Një seri tërmetesh të fuqishme që goditën brenda vetëm tetë orësh Kaliforninë veriore, brigjet veriore të Ja...
Një ekip arkeologësh ka zbuluar një qytet të panjohur më parë të qytetërimit maja, të fshehur thellë në...
Të paktën tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një sulmi me dron të ushtrisë...
NATO do të bëjë publike kontrata të reja mbrojtëse me vlerë dhjetëra miliarda dollarë gjatë samitit të ardhsh&...
UKRAINA- Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sonte në Kiev pak minuta pasi u dha një alarm për raketat ruse që po shkoni...