BOTA

Sondazhi: Besim i ulët mes amerikanëve për emërimet e Presidentit të zgjedhur Trump

e. d Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 18:08
Sondazhi: Besim i ulët mes amerikanëve për emërimet e
Donald Trump

SHBA- Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon emërimet për postet kyçe në administratën e tij, rreth gjysma e të rriturve amerikanë “nuk janë aspak të sigurt” tek aftësia e tij për të emëruar njerëz të kualifikuar për kabinetin e tij dhe poste të tjera qeveritare të nivelit të lartë, sipas një sondazhi të ri nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Studime publike NORC.

Procesi dhe shpejtësia marramendëse e emërimeve, janë në përputhje me premtimin e Trump ndaj votuesve se do të jetë një forcë për ndryshimin e status-quo-së në vend dhe një kthim në stilin e paparashikueshëm të qeverisjes që karakterizoi mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Por vetëm rreth 3 në 10 amerikanë janë "jashtëzakonisht" ose "shumë" të sigurt se zoti Trump do të zgjedhë njerëz të kualifikuar për të shërbyer në administratën e tij. Shumica e republikanëve thonë se kanë besim të lartë.

Zoti Trump ka premtuar ta reformojë Uashingtonin me një qasje agresive, përfshirë krijimin e një Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë, ose DOGE, një grup pune joqeveritar i ngarkuar me gjetjen e rrugëve për të shkurtuar radhët e punonjësve dhe programeve federale, si edhe për të minimizuar rregulloret federale, që do të drejtohet nga miliarderi Elon Musk dhe sipërmarrësi Vivek Ramaswamy.

Sondazhi arrin gjithashtu në përfundimin se edhe besimi tek aftësia e zotit Trump për të menaxhuar shpenzimet qeveritare dhe për të kryer detyra të tjera kyçe presidenciale, përfshirë mbikëqyrjen e ushtrisë dhe Shtëpisë së Bardhë, është i ulët.

Demokratët dhe të pavarurit më të prirur për dyshime në udhëheqjen e presidentit të zgjedhur

Ky besim i ulët mbizotërohet në përgjithësi nga demokratët dhe të pavarurit. Një pjesë e madhe e demokratëve janë mosbesues ndaj aftësive të zotit Trump në të gjitha këto fronte – rreth tre të katërtat thonë se ata “nuk janë aspak të sigurt” se ai do të jetë në gjendje të menaxhojë në mënyrë efektive Shtëpinë e Bardhë, shpenzimet e qeverisë ose ushtrinë, ose të zgjedhë njerëz të kualifikuar për Kabinetin e tij.

Ndërkohë, rreth 4 në 10 të pavarur thonë se janë "pak" ose "aspak" të sigurt në aftësinë e Trump për të ekzekutuar këto përgjegjësi, ndërsa rreth 2 në 10 janë "jashtëzakonisht" ose "shumë" të sigurt. Besimi mes republikanëve më i lartë, por jo shumë i madh

Besimi mes republikanëve është më i lartë, por jo aq i madh sa niveli i dyshimeve të demokratëve. Rreth 6 në 10 republikanë janë "jashtëzakonisht" ose "shumë" të sigurt në aftësinë e zotit Trump për të zgjedhur njerëz të kualifikuar për të shërbyer në kabinetin e tij dhe për të menaxhuar Shtëpinë e Bardhë, ushtrinë dhe shpenzimet qeveritare. Rreth 2 në 10 republikanë janë "mesatarisht të sigurt", dhe 2 në 10 të tjerë janë "pak" ose "aspak" të sigurt. Presidenti Biden u përball me sfida të ngjashme në fillim të mandatit

Kur zoti Biden mori detyrën në vitin 2021, publiku kishte gjithashtu disa dyshime lidhur me aftësinë e tij për të menaxhuar disa nga përgjegjësitë kryesore – por ndryshe nga zoti Trump, ku shqetësimi është në nivele të ngjashme për përgjegjësi të ndryshme, ata ishin më të sigurt tek aftësia e zotit Biden më disa drejtime dhe më pak në disa të tjera.

Kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, zoti Biden kishte shërbyer tetë vjet si nënpresident i Presidentit Barack Obama, si dhe dekada në Senat dhe ai bëri fushatë duke e vënë theksin tek ato vite përvojë.

Një sondazh i veçantë i AP-NORC i kryer pak pasi zoti Biden mori detyrën – ku formulimi i pyetjes ishte pak më i ndryshëm gjeti një nivel më të lartë besimi në aftësinë e zotit Biden për të emëruar njerëz të kualifikuar për kabinetin e tij dhe për të menaxhuar Shtëpinë e Bardhë sesa tek aftësia e tij për të menaxhuar ushtrinë dhe shpenzimet qeveritare./VOA

donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë