BOTA

Sondazhi: Mbi 50% e amerikanëve nuk kanë besim tek media për mbulimin e zgjedhjeve

n.f Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 18:25
Sondazhi: Mbi 50% e amerikanëve nuk kanë besim tek media për
Foto ilustruese

SHBA- Edhe pse shumë amerikanë thonë se informacionet mbi fushatën zgjedhore të vitit 2024 e marrin nga mediat kombëtare, një sondazh shqetësues zbulon disa probleme serioze që lidhen me besimin ndaj shtypit.

Rreth gjysma e amerikanëve, 53%, thonë se janë jashtëzakonisht, ose shumë të shqetësuar, se organizatat e lajmeve do të raportojnë pasaktësi, ose dezinformata gjatë zgjedhjeve. Rreth 42% shprehin shqetësimin se mediat mund të përdorin inteligjencën artificiale për të shkruar lajmet. Anketa u krye gjatë muajit mars nga Instituti Amerikan i Shtypit, agjencia e lajmeve “Associated Press” si dhe Qendra Kërkimore “NORC” mbi Çështje Publike.

Sondazhi zbulon se 47% e amerikanëve shprehnin shqetësim serioz se organet mediatike do të raportonin mbi lajme që nuk janë konfirmuar ose verifikuar dhe 44% shqetësohen se informacioni i saktë do të paraqitet në një mënyrë të tillë, që favorizon njërën ose tjetrën palë.

Gjysma e amerikanëve thonë se lajmeve për zgjedhjet, gjithmonë ose shpesh, i marrin nga mediat kombëtare, një përqindje që është më e lartë mes të anketuarve më të mëdhenj në moshë.

"Niveli i angazhimit është i mirë", thotë Michael Bolden, drejtor ekzekutiv i Institutit Amerikan të Shtypit. "Gjëja më shqetësuese është se publiku nuk është i sigurt nëse mund t'i besojë informacioneve që merr", shton ai.

Dhe përgjegjës për situatën, thotë ai, janë dyshimet tashmë prej vitesh ndaj gazetarëve, që në pjesën dërrmuese janë ‘mbjellë’ nga politikanët.

Njerëzit gjithashtu dinë pak rreth mënyrës se si funksionon gazetaria. Sondazhi zbuloi se rreth gjysma e të anketuarve thonë se kanë të paktën një sasi të moderuar besimi tek informacioni që marrin nga mediat kombëtare, ose lokale, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2024, megjithëse vetëm rreth 1 në 10, thonë se kanë shumë besimin.

“Mund të ketë qenë një kohë, kur njerëzit e njihnin gazetarin, sepse ai jetonte në lagjen e tyre”, tha zoti Bolden. "Mënyra se si industria është shkatërruar, bën që kjo ka shumë më pak gjasa të ndodhë".

Ai thotë se ka një shkëputje në rritje mes organizatave të lajmeve dhe komuniteteve, një çështje që shtypi duhet ta trajtojë, duke ndihmuar njerëzit të dinë se çfarë bëjnë gazetarët e të kuptojnë se ata që raportojnë lajmet, janë miqtë dhe fqinjët e tyre.

Rreth gjysma e amerikane në moshë të rritur thonë se i ndjekin nga afër lajmet për zgjedhjet presidenciale, me ata në moshë edhe më të madhe, më të angazhuar. Rreth dy të tretat e amerikanëve të moshës 60 vjeç, ose më shumë, thonë se i ndjekinin me vëmendje lajmet mbi zgjedhjet presidenciale, krahasuar me rreth një të tretën e atyre nën moshën 30 vjeç.

E njëjta prirje vërehet me lajmet mbi zgjedhjet në nivel lokal dhe shtetëror. Ndërsa sondazhi zbuloi se 46% e amerikanëve të moshës 60 vjeç e lart thonë se i ndjekin nga afër lajmet rreth zgjedhjeve lokale dhe shtetërore, vetëm 16% e atyre në moshën 18 deri në 29 vjeç pohojnë të njëjtën gjë.

"Po ndërsa ata rriten, a do të kenë interes për lajmet?". "Nëse atyre nuk do t'u interesojë kjo gjë, çfarë do të thotë kjo për komunitetet lokale e shtetërore?", pyet zoti Bolden.

Të rinjtë, ata nën moshën 30 vjeç, informohen mbi zgjedhjet nga mediat sociale, miqtë, ose familjarët, po aq sa edhe nga mediat kombëtare, ose lokale, sipas sondazhit.

Të rriturit afrikano-amerikanë, si dhe komuniteti amerikano-latin kanë disi më shumë gjasa të shprehin "shumë" besim në besueshmërinë e mediave sociale si burim lajmesh mbi zgjedhjet, krahasuar me amerikanët e bardhë.

Kjo gjë sipas zoti Bolton ka dy anë, në një anë shqetësimin se në mediat sociale ka shumë më tepër dezinformata, por nga ana tjetër përbën një mundësi për mediat tradicionale, që të bëjnë më shumë që raportimet e tyre të jenë të pranishme në këto platforma.

Rreth 6 në 10 demokratë thonë se informohen shpesh mbi zgjedhjet nga mediat kombëtare. Sipas sondazhit kjo vlen në rastin e 48% të republikanëve ose 34% të të pavarurve. Republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët dhe të pavarurit të shprehin shqetësimin për informacione të pasakta ose dezinformata në mbulimin e lajmeve mbi zgjedhjet e pritshme. Rreth 6 në 10 republikanë janë të shqetësuar mbi këtë gjë, krahasuar me rreth gjysmën e demokratëve.

Përveç pasaktësive, shumë prej tyre kanë shprehur gjithashtu shqetësime serioze se lajmet zgjedhore përqendrohen shumë tek ndarjet, ose polemikat, ose tek rezultati, se kush mund t’i fitojë e kush mund t’i humbasë zgjedhjet, se kush dominon garën, në vend të problematikave, ose karakterit të kandidatëve.

Shumica e amerikanëve thonë se, në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara mbi zgjedhjet shtetërore dhe lokale të vitit 2024, ata duan që mediat kombëtare dhe lokale të nxjerrin në pah vlerat e kandidatëve, ose pozicionet e tyre të ndryshme mbi çështjet kryesore sociale. Në secilin rast, rreth tre të katërtat e amerikanëve të rritur thonë se do të donin që "shumë" ose "disa", nga këto tema të mbuloheshin nga organizatat mediatike.

Sondazhi, që përfshiu 2,468 individë në moshë madhore, u krye mes datave 21 dhe 25 mars. Marzhi i gabimit është plus-minus 2.9 për qind.

Marrë nga VOA

shba sondazh amerikane besim ne media zgjedhje presidenciale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë