BOTA

Sondazhi/ Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

e. d Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 22:47

Sondazhi/ Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald

SHBA- Sipas një sondazhi në rast se Joe Biden heq dorë prej kandidaturës për president të SHBA-së pas një paraqitjeje katastrofike në debatin e javës së kaluar kundër kandidatit republikan, Donald Trump, ish-Zonja e Parë, Michelle Obama është e vetmja kandidate e mundshme demokrate që do ta mundte pa problem ish-presidentin amerikan, Trumpin. Michelle Obama kryeson gjithashtu renditjen midis votuesve të regjistruar, e cila lë pas Trumpin dhe Bidenin me më shumë se 10 për qind.

Kur u pyetën nëse Trump apo Biden duhet të heqin dorë nga kandidatura e tyre pas debatit, pothuajse tre nga pesë të anketuar janë dakord që Biden duhet të largohet dhe pak më pak se gjysma thanë të njëjtën gjë për Trumpin. Trump dhe Biden mbeten të barabartë mes votuesve të regjistruar për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Në ballafaqimet e tjera hipotetike demokrate kundër Trumpit, vetëm Michelle Obama është më e mirë se republikani në mesin e votuesve të regjistruar.

Kur u pyetën se për kë do të votonin në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor, 40 për qind e votuesve të regjistruar do të votonin për Bidenin dhe po aq për Trumpin. Ky raport në fakt ka qenë i qëndrueshëm që nga fundi i muajit maj i vitit 2024, kur 41 për qind e tyre ishin për Bidenin dhe 39 për qind për Trumpin. Kur u pyetën për kandidatët e mundshëm demokratë kundër Trumpit, 50 për qind e votuesve të regjistruar thonë se do të votonin për Michelle Obama dhe vetëm 39 për qind për Trumpin.

Të gjithë kandidatët e tjerë të mundshëm demokratë kanë rezultate të ngjashme ose më të këqija se Bideni kundër Trumpi. Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të merrte mbështetjen e 42 për qind të votuesve të regjistruar krahasuar me 43 për qind të Trumpit. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom do të fitonte 39 për qind të votuesve të regjistruar krahasuar me 42 për qind të Trumpit. Të gjithë kandidatët e tjerë demokratë kanë ndërmjet 34 për qind dhe 39 për qind të votave të mundshme mes votuesve të regjistruar.

Michelle Obama është gjithashtu e vetmja nga të gjithë kandidatët e ofruar në sondazh që gëzon opinionin pozitiv të më shumë se gjysmës së të anketuarve. Për 55 për qind të të anketuarve, Obama është një politikan pozitiv. Megjithatë, duhet theksuar se ish-Zonja e Parë disa herë ka deklaruar qartë se nuk ka ndërmend të kandidojë në zgjedhje, ndërsa më herët e quajti punën e presidentit stresuese dhe rraskapitëse dhe diçka që nuk do të donte ta përballonte vetë. 

donald trump michelle obama joe biden

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë