BOTA

Vazhdojnë sulmet izraelite në qendër dhe jug të Gazës, mijëra urdhërohen të evakuohen

E.D Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 20:18

Vazhdojnë sulmet izraelite në qendër dhe jug të Gazës,

GAZA- Të mërkurën forcat izraelite kryen sulme në pjesën qëndrore dhe jugore të Gazës, pasi urdhëruan popullatën civile palestineze të evakuohet. Zyrtarë të ushtrisë thanë se objektiv i sulmeve ajrore në Rafah ishin luftëtarë të Hamasit. Po ashtu trupa izraelite kryen operacione tokësore në lagjen Shujaiya, të qytetit të Gazës, që ndodhet në pjesën veriore të rajonit. Të martën Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë lidhur me urdhrin izraelit për evakuimin e një pjese të madhe të Gazës jugore, që sipas OKB-së, prek me dhjetëra mijëra civilë.

"Urdhri i djeshëm për evakuimin e 117 kilometrave katrorë në provincat Khan Younis dhe Rafah, prek rreth një të tretën e Rripit të Gazës, duke e bërë atë urdhrin më të madh të dhënë që nga tetori, kur banorët u urdhëruan të evakuonin pjesën veriore të Gazës", u tha gazetarëve Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA) vlerëson se rreth 250,000 persona strehoheshin në ato zona, në kohën kur u dha urdhri për evakuim. Dujarric tha se popullata që është urdhëruar të evakuohet po përballet me zgjedhje të vështira, ose të shkojnë drejt atyre pjesëve të rajonit që nuk kanë pothuajse asnjë shërbim, ose të qëndrojnë aty mes luftimeve më vazhdim. Ai tha se urdhri i ri i evakuimit mbulon një zonë me më shumë se 90 shkolla, shumica e të cilave strehojnë të zhvendosur, si dhe katër qëndra shëndetësore.

Të martën forcat izraelite kryen sulme në pjesën jugore të Gazës dhe zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën tetë persona u vranë në Khan Younis. Izraeli u ka bërë thirrje vazhdimisht palestinezëve të largohen nga disa pjesë të Gazës, zakonisht përpara ndërmarrjes së ndonjë sulmi, si pjesë e përpjekjeve që Izraeli thotë se kanë për qëllim mbrojtjen e civilëve.

Ahmad Najjar, një banor në zonën që është objektiv i evakuimit, tha për agjencinë e lajmeve France-Presse se banorët janë të ngërthyer nga frika dhe ankthi ekstrem si dhe shtoi se ai ka parë të zhvendosen një numër i madh njerëzish. Lufta Izrael-Hamas shpërtheu pas sulmit më 7 tetor të vitit 2023 nga grupi militant ndaj shtetit hebre duke vrarë rreth 1200 persona e marrë peng më shumë se 250 të tjerë. Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite janë vrarë deri tani rreth 38,000 persona sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë dhe pjesë të tëra të territorit, janë shndërruar në gërmadhë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë