BOTA

Sot i gjashti/ Këto janë të gjitha takimet që janë zhvilluar në dy vjet për Kosovën dhe Serbinë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2023, 15:18

Sot i gjashti/ Këto janë të gjitha takimet që janë

KOSOVË- Takimi i sotëm në Bruksel mes kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe liderit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve është i gjashti. Më poishtë do t'iu rendisim 5 takimet e tjera që janë zhvilluar gjatë dy viteve qeverisje të Kurtit për arritjen e një marrveshjeje përfundimtare mes dy vendeve. 

Për herë të parë, kryeministriti i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi u takuan më 15 qershor të viti 2021 në Bruksel në kuadër të dialogut, takim ky që përfundoi pa u marrë vesh për temat. Në këtë takim, Kurti kishte propozuar katër pika, ku sipas deklarimeve të tij, tri nga to u refuzuan teksa për njërën prej tyre nuk patën përgjigje. Propozimi i parë ishte për avancim të CEFTA-s. Propozimi i dytë ishte Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes ku ne zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën. Propozimi tjetër ishte për çështjen e të pagjeturve si dhe propozimi i fundit ishte për krijimin e Këshillit nacional për serbët. Kurti atë kohë kishte thënë se sa më shpejt që bëhet marrrëveshja me Serbisë do të ishte më mirë.

Takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit ishte mbajtur më 19 korrik 2021. Ky takim nuk sjelli ndonjë marrëveshje. Palët përfunduan takimi më shpejt se që ishte paraparë dhe se u pajtuan vetëm për të vazhduar dialogun.

Takimi i tretë ishtë mbajtur më 4 maj 2022. Takimi ishte njohur në publik si “Darka e Berlinit”. Darka sipas BE-së ishte joformale pavarësisht se në këtë takim mori pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Darka mes tyre kishte zgjatur një orë e gjysmë dhe u mbajt në pallatin Borsig që gjendet në periferi të Berlinit.

Sipas Kurtit, takimi me Vuçiçin kishte qenë një përgatitje për takimin mes kryenegociatorëve, por jo të liderëve. Kurti, kishte deklaruar se Vuçiçi nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin. Në anën tjetër, Lajçak, pati thënë se në darkë është diskutuar për dialogun.

“E mirëprita mundësinë për një darkë joformale diskutimesh rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimet në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj," – kishte shkruar Lajçak në Twitter.

Takimi i katërt ishte menduar të mbahej në korrik 2022, por u mbajt më 18 gusht 2022, pasi Vuçiq kishte shtyer takimin. Ky takim ishte mbajtur pas barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit për shkak të vendimit për targat serbe dhe dokumentet. Në këtë takim palët ishin marrë vesh që të takohen çdo muaj. Mirëpo nuk kishte ndodhur një gjë e tillë.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit në konferencë për media kishte thënë se “fatkeqësisht nuk kemi arritur sot marrëveshje”.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit që zgjati për shtatë orë ishte takimi i datë më 21 nëntor 2022. Kurti dhe Vuçiç nën ndërmjetësimin e Borell dhe Lajçakut biseduar për shtatë orë. Edhe ky takim nuk sjelli ndonjë lëvizje. Kryeministri kishte akuzuar Borellin se kishte hequr dorë nga afati

“Me keqardhje mund të them që, përfqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve,” – kishtë thënë Kurti.

Ndërkohë, sot (e hënë 27 shkurt), kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, pritet të takohen në Bruksel. Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në parim, pala serbe dhe pala kosovare kanë pranuar plani e BE-së. Ndërkaq, ndërkombëtarë kanë bërë thirrje ndaj Kurti dhe Vuçiçit që të tregohen konstruktivë gjatë këtij takimi. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.  /dosja.al

kurti vucic takimi dialog

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë