FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...

AZIA- Kina ka dislokuar avionë luftarakë dhe luftanije për të rrethuara Tajvanin, në stërvitjet ushtarake që Pekini tha se synojnë të dërgojnë “një paralajmërim të ashpër” ndaj forcave “separatiste” në ishullin vetëqeverisës. Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të marrë nën kontroll Tajvanin dhe stërvitjet e 14 tetorit janë rundi i katërt i stërvitjeve të mëdha ushtarake që Kina ka mbajtur në dy vjetët e fundit.
Shtetet e Bashkuara thanë se veprimet e Kinës ishin “të paparalajmëruara” dhe rrezikonin “përshkallëzim". Uashingtoni i bëri thirrje Pekinit që të përmbahet. Presidenti tajvanez, Lai Ching-te, që mori detyrën në maj, ka qenë më i zëshëm se paraardhësja e tij, Tsai Ing-wen, në mbrojtjen e sovranitetit të Tajvanit, duke zemëruar Pekinin, i cili e cilëson atë si “separatist”.
Lai u zotua të hënën për “mbrojtjen e Tajvanit demokratik, mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, ndërkaq Ministria e Mbrojtjes tha se ka dislokuar “forcat e nevojshme” në përgjigje të stërvitjeve të Kinës. Në afërsi të bazës ajrore Hsinçu, në veri të Tajvanit, janë parë 12 avionë luftarakë duke u ngritur në qiell.
Ishujt në periferi të Tajvanit, që administrohen nga Tajpej, ishin në “gatishmëri të lartë” dhe “avionët dhe anijet do të përgjigjen ndaj armikut në përgjigje me rregullat” tha Ministra e Mbrojtjes e Tajvanit. Pekini tha se stërvitjet e tij shërbejnë si “paralajmërim i ashpër ndaj veprimeve separatiste të forcave të ‘pavarësisë së Tajvanit’”.
Stërvitjet synojnë testimin e trupave “për aftësitë e operacioneve të përbashkëta”, tha zëdhënësi i ushtrisë kineze, Li Xi. Ato po mbahen “në zonat në veri, jug dhe lindje të ishullit të Tajvanit”, tha ai.
Ushtria kineze tha se stërvitjet janë të përqendruara në gatishmërinë e luftimeve në ajër dhe të patrullimeve, si dhe në bllokimin e porteve kyçe. Ato po ashtu po mbahen për të praktikuar “sulmet ndaj caqeve detare dhe tokësore”. Media shtetërore kineze tha se avionët luftarakë dhe luftanijet janë dislokuar për këto stërvitje. Gjatë këtyre stërvitjeve janë aktivizuar edhe rojet bregdetare të Kinës për të kryer “inspektime” përreth ishullit”.
Sipas një diagrami të publikuar, rojet bregdetare me katër flota kanë rrethuar Tajvanin dhe po lëvizin përreth ishullit në drejtimin e kundërt të akrepave të orës. Tajvani tha se katër “formacione” të anijeve të rojeve bregdetare të Kinës po patrullonin përreth ishullit, por ato nuk kishin hyrë në ujërat e ndaluara.
Në vitet e fundit, Kina ka rritur aktivitetin ushtarak përreth Tajvanit, duke dërguar avionë luftarakë, ndërkaq luftanijet e saj kanë prani pothuajse të përhershme përreth ujërave të ishullit. Pekini tha se stërvitjet e së hënës “janë legjitime dhe të nevojshme për të ruajtur sovranitetin dhe unitetin kombëtar”. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, tha të hënën se 25 avionë ushtarakë të Kinës dhe shtatë anije të marinës janë detektuar përreth ishullit në 26 orët e fundit./ REL
LINDJE E MESME- Një sulm me dronë i kryer nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izraelin qendror ka vrarë katër usht...
LINDJE E MESME- Kur Irani lëshoi një breshëri prej rreth 180 raketash balistike në Izrael një javë më parë...
UKRAINA- Ukraina shpreson premtime të shpejta të perëndimit pas prezantimit të "planit të fitores" në lidhje me n...
donald trump SHBA- Një burrë që ishte i armatosur dhe u përpoq të hynte në një ambient ku do të fliste ish-presiden...
foto ilustruese IZRAEL- Shërbimet izraelite të shpëtimit thanë se rreth 40 persona u plagosën të dielën si pasojë e...
sistemi antirakete SHBA- Pentagoni amerikan konfirmoi të dielën raportet se SHBA do të vendosë një sistem raketash anti-...
korridori 8 SHKUP- Kur lë pas Shkupin dhe drejtohesh nga kufiri bullgar - fqinji jo fort i lehtë i Maqedonisë së Veriut ...
nisja e starship SHBA- Testi më ambicioz, deri më sot, i anijes gjigante Starship nga kompania SpaceX e Elon Musk ësht&e...
foto ilustruese KOSOVË- Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavar&eum...
foto ilustruese KINË- Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në media...