BOTA

Studentët serbë bllokojnë hyrjet e dy televizioneve në Beograd dhe Novi Sad

n.f Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 10:27

Studentët serbë bllokojnë hyrjet e dy televizioneve në

SERBI- Në kuadër të protestës masive të studentëve në Serbi, ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) në Beograd është bllokuar, dhe në një moment protestuesit janë përleshur me policinë. Protestuesit kanë bërë të ditur se bllokada para ndërtesës së RTS-së do të zgjasë për 22 orë.

“Sonte jemi përshkruar si bandë nga një moderator i RTS-së. Prandaj jemi duke bllokuar ndërtesën e RTS-së sonte. Nuk do të ketë dhunë dhe asnjë ndërhyrje. Të gjithë punëtorët do të mund të largohen nga ndërtesa, por askush nuk mund të hyjë”, kanë thënë studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd.

Hyrja e RTS-së ka qenë e bllokuar përgjatë gjithë natës, me rreth 100 persona të mbledhur në hyrje të ndërtesës në Beograd. Pjesëtarët e policisë janë brenda ndërtesës. Studentët e kanë bllokuar edhe ndërtesën e Radiotelevizionit të Vojvodinës (RTV) në Novi Sad.

Drejtori i këtij televizioni, Goran Karagjiq e ka refuzuar kërkesën e studentëve për të raportuar se çfarë është duke ndodhur në hyrje të ndërtesës, prandaj studentët po vazhdojnë bllokadën, është raportuar të ketë thënë student Boris, sipas agjencisë Beta.

Dhjetëra studentë dhe shtetas tjerë të Serbisë janë mbledhur para hyrjes së Radiotelevizionit të Kragujevcit (RTK) në shenjë solidariteti me studentët që janë duke bllokuar shërbimet publike në Beograd dhe Novi Sad, ka raportuar televizioni N1.

Përmes bllokadave dhe protestave, studentët po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 15 personave, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Beta ka raportuar se disa studentë kanë shkuar në Koshtunjak, një lagje në Beograd, me synim të bllokimit të studios tjetër të RTS-së, prej së cilës mund të ketë transmetim programesh. Policia ka thënë se do të intervenojë vetëm nëse protestuesit përpiqen të hyjnë në ndërtesë me forcë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se policia nuk ka vepruar kundër protestueseve, por që ajo është sulmuar, ndonëse në pamjet në rrjetet sociale shihet qartë se policia i ka sulmuar dhe rrahur studentët dhe qytetarët tjerë, ka raportuar Beta.

Një zyrtar policor është plagosur, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se plaga e tij e rëndë në sy është shkaktuar nga protestuesit, të cilët i ka quajtur “anëtarë të pleniumit bolshevik”. Beta raporton se pamjet në rrjetet sociale tregojnë se zyrtari policor i plagosur ka qenë me veshje civile në protesta dhe ka mundësi të jetë plagosur nga kolegët e tij në uniformë.

Marshet masive të organizuara nga studentët në shumë qytete të Serbisë kanë qenë paqësore dhe nuk është raportuar për incidente. Përmes bllokadave dhe protestave, studentët janë duke kërkuar publikimin e gjithë dokumentacionit për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, për të vërtetuar se kush është përgjegjës për aksidentin.

Protestuesit kërkojnë edhe ndjekjen penale të personave që kanë sulmuar protestuesit si dhe pezullimin e procedurave kundër atyre që janë arrestuar gjatë demonstratave. Qeveria pretendon se i ka plotësuar kërkesat e studentëve, derisa një grup ekspertësh i formuar nga Senati i Universitetit të Beogradit i ka mohuar këto pretendime përmes një raporti. Studentë prej shumë pjesëve të Serbisë veçse janë nisur drejt Beogradit, në një protestë të re që është planifikuar për 15 mars./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë