BOTA

Studimi i TISP: Njerëzit besojnë te shkenca për aq kohë sa ajo nuk kufizon liritë e tyre

M.B. Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 08:27

Studimi i TISP: Njerëzit besojnë te shkenca për aq kohë sa

EUROPA- Sipas një sondazhi global me afro 72.000 vetë në 68 vende, nuk ka krizë të përgjithshme besimi në shkencë. Me gjithë masat drastike të marra për të luftuar pandeminë e Coronas, njerëzit nuk janë larguar nga shkenca, siç pretendohej.

Studimi i TISP është sondazhi më i madh i besimit te shkencëtarët që nga pandemia. Duket se shumë të anketuar duan që shkenca të përfshihet më shumë në shoqëri dhe politikë.

Në përgjithësi, 78% e të anketuarve besojnë se shkencëtarët janë të kualifikuar për të kryer kërkime cilësore. 57% i perceptojnë si të ndershëm dhe 75% besojnë se metodat shkencore janë mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën.

Pandemia e Coronas - provë për politikën e shkencën

Sipas studimit, besim më të madh te shkencëtarët kanë gratë, të moshuarit, personat me arsim të lartë, me të ardhura më të larta dhe që jetojnë në zona urbane. Qëndrimet politike liberale dhe religjioziteti kanë gjithashtu efekt pozitiv te besimi te shkenca.

Në të kundërt, orientimi i dominimit social ka një efekt negativ. Orientimi i dominimit social (SDO) përshkruan dëshirën që grupet më të forta të kontrollojnë grupet më të dobëta dhe lidhet negativisht me vlera të tilla si barazia dhe drejtësia sociale.

Presion masiv ndaj shkencës nën Trumpin

Sondazhi i përgjithshëm u publikua për të përkuar me marrjen edetyrës nga Trumpi. Presioni mbi kërkimin dhe shkencën në SHBA do të vazhdojë të rritet. Që nga mandati i tij i parë, Trumpi është ndeshur me një pjesë të madhe të shkencës dhe ka vënë në dyshim zbulimet shkencore.

Presidenti Trump mohon krizën klimatike dhe i ka vendosur miqtë e tij kritikë ndaj shkencës në pozicionet kyçe vendimmarrëse: ministri i Shëndetësisë, Kennedy është kundërshtar i vaksinave, ministri i Energjisë, Wright vjen nga industria e naftës dhe fracking, Ministri i Mbrojtjes Hegseth nuk beson në infektimet, ministrja e Arsimit, McMahon dëshiron t'ua lërë arsimin prindërve, sepse shumë mësuesve dhe profesorëve, sipas saj, nuk mund t'u besosh.

Janë veçanërisht fushat shkencore si kërkimet klimatike dhe gjinore ose etnologjia që i frikësohen ndikimit masiv politik, sepse ato konsiderohen si shkenca të majta ose "vigjilente ndaj diskriminimit"("woke)") në qarqet nacionaliste të djathta. Ekziston frika se kërkimet e padëshiruara do të pengohen, se studiuesit do të kufizojnë veten ose do t'i kthejnë shpinën vendit të rëndësishëm të kërkimit shkencor, SHBA.

Nocioni i "besimit" është në radhë të parë i turbullt. Prandaj ekspertët mirëpresin faktin se, për sondazhin global, u shqyrtuan katër aspekte të ndryshme të besueshmërisë së studiuesve  duke përdorur dymbëdhjetë pyetje të ndryshme: kompetenca e perceptuar e studiuesve, sinqeriteti i tyre, qëndrimi i tyre i hapur ndaj kritikave dhe interesi i tyre për mirëqenien e shoqërisë.

Studiues të tillë si Hans Peter, profesor në Institutin e Shkencave të Komunikimit dhe Gazetarisë në Universitetin e Lirë të Berlinit, e konsiderojnë veçanërisht pozitiv që sondazhi "përgënjeshtron mitin e një krize globale të besimit te shkenca".

Po kështu mendon edhe Mathias Frisch, profesor në Institutin e Filozofisë në Universitetin Leibniz të Hanoverit: "Kohët e fundit, diskursi publik shpesh ka krijuar përshtypjen se besimi te shkenca ka rënë ndjeshëm, veçanërisht pas pandemisë COVID-19. Rezultatet e këtij studimi ndërkombëtar, mbresëlënës në përmasat e tij, e kundërshtojnë këtë tregim të përhapur.

A duhet të përfshihet shkenca më shumë në politikë dhe shoqëri?

Megjithatë, ekspertët janë të befasuar kur zbulojnë se shumica e të anketuarve në mbarë botën janë në favor të përfshirjes së studiuesve në politikë. Kjo është e jashtëzakonshme, shpjegon Mathias Fritsch, veçanërisht pasi shumë studiues "janë mjaft kritikë ndaj idesë që shkencëtarët të mbështesin aktivisht pozicionet politike, sepse kanë frikë (...) se mund të keqpërdoren për të ushtruar ndikim politik".

"Në rastin e pandemisë Corona, pamë në mënyrë tipike të kundërtën, që politika përdor shkencën dhe shkencëtarët që të mos vendosë vetë. Në vend që të merrej publikisht, si qeveri, përgjegjësia për një vendim, kur politika nuk binte dakord, pretendohej se "shkenca" kishte konkluduar se ishte e nevojshme të veprohet në këtë mënyrë dhe jo ndryshe," shpjegon Kohring, studiues i komunikimit në Universitetin e Manheim-it.

Frank Marcinkowski nga Universiteti Heinrich Heine në Düsseldorf e interpreton këtë dëshirë si "pakënaqësi me politikën demokratike. Ata që kërkojnë që të ashtuquajturit ekspertë, shkencëtarë ose teknologji inteligjente të kenë më shumë ndikim, zakonisht e bëjnë këtë sepse nuk u besojnë më politikës e partive për zgjidhjen e problemeve”, shpjegon specialisti i medias.

Megjithatë, vetëm populistët premtojnë zgjidhje të thjeshta, të cilat rrallë ekzistojnë. Sipas Marcinkowskitt, "ne jemi përballur më tepër, në nivel global dhe kombëtar, me situata problematike gjithnjë e më komplekse, të cilat janë gjithnjë e më të vështira për t'u 'zgjidhur' ose të paktën për t'u paqëtuar. Për shumë probleme, "as shkenca dhe as politika nuk kanë 'zgjidhje', por natyrisht nuk e pranojnë këtë. Në përputhje me këtë, edhe më ashpër shpalosen konfliktet politike dhe në mënyrë më të papajtueshme përplasen grupet e interesit."

Besimi merr fund kur preket liria personale

Kur politikanët marrin vendime jopopullore bazuar në rezultate shkencore, të cilat kufizojnë, për shembull, liritë personale ose standardin e jetesës, integrimi i dëshiruar i shkencës në procesin e vendimmarrjes arrin shpejt në kufi.

Kjo nuk është e dukshme vetëm në fushën e ndryshimeve klimatike, thotë Matthias Kohring nga Universiteti i Manheim. "Periudha e Coronës ka treguar se shumë njerëz kundërshtojnë pikërisht këtë angazhim, për shembull  mbajtjen e maskave, qëndrimin në shtëpi ose mosvajtjen me pushime”, vëren mediatologu. Në fund të fundit, shkenca ofron vetëm bazën për vendimmarrje, por i takon politikës që të marrë vendimet. "Natyrisht është e arsyeshme që politikanët të marrin vendime bazuar në dijet më të mira në dispozicion - dhe këto janë zakonisht dijet shkencore," përfundon specialisti i komunikimit Marcinkowski./ DW

shkenca

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë