
LINDJE E MESME- Zyrtarë të lartë amerikanë ishin në Lindjen e Mesme të enjten, ku bënë thirrje për qëndrueshmëri në Siri dhe për ndërprerje të luftës 14-mujore të Izraelit në Rripin e Gazës, në një shtysë të fundit diplomatike nga administrata në largim e Presidentit Biden përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte në Jordani dhe Turqi për bisedime për sigurmin e një tranzicioni paqësor të pushtetit në Siri pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ishte në Izrael në një përpjekje për të arritur një armëpushim me militantët e Hamasit.
Arritja e një marrëveshjeje armëpushimi do t'i jepte Presidentit Joe Biden një fitore të fundit diplomatike pas një mandati të trazuar gjatë të cilit administrata e tij nuk ishte në gjendje të frenonte luftën brutale në Rripin e Gazës, që ka shaktuar vrasjen e dhjetëra mijëra njërëzve dhe ka zhytur këtë territor në një krizë humanitare.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve, duke kërcënuar në mediat sociale se përndryshe militantët do të “paguanin një çmim të madh” dhe i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në luftën në Siri, ku ndodhen rreth 900 trupa amerikane për të luftuar grupin militant të Shtetit Islamik.
SHBA shpresojnë për një armëpushim në Rripin e Gazës
Duke folur me gazetarët në Tel Aviv, Sullivan shprehu optimizëm se kushtet ishin pjekur për ndalimin e konfliktit të gjatë përpara se administrata Biden të largohej nga detyra.
"Unë nuk do të isha këtu tani nëse nuk do të mendoja se kjo gjë do të ishte e mundur vetëm pas 20 janarit", tha ai për ditën kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën.
Lufta filloi pas sulmin të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Izraeli thotë se 100 pengje vazhdojnë të mbahen në Gazë. Shtatë besohet se janë shtetas amerikanë. Në ofensivën hakmarrëse e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë rreth 45,000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ofensiva e Izraelit është ndër fushatat më të përgjakshme dhe shkatërruese që nga Lufta e Dytë Botërore./ VOA
lindje e mesme
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
BOTA
13 Dhjetor07:52
Për të frenuar përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç, Greqia planifikon të krijojë një ‘’portofol’’
Foto ilustruese
GREQI- Greqia po shqyrton frenimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç me nj&...
ZH.LL
BOTA
13 Dhjetor07:51
Shefi i OKB-së i shqetësuar nga sulmet izraelite në Siri: Shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial
Guterres
SHBA- Shefi i Kombeve të Bashkuara tha se është thellësisht i shqetësuar për "shkeljet e gjera të sovranitetit ...
M.B.
BOTA
13 Dhjetor07:49
SHBA: Do të ofrojmë ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën
SHBA- Administrata e presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi të enjten një tjetër ndihmë ushtarake p&eum...
n.f
BOTA
12 Dhjetor22:48
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Gashi: Listat për deputetë kanë përfshirë të deleguarit nga baza
Gashi
KOSOVË- Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Alush Gashi, thotë se procesi i hartimit të list...
e. d
BOTA
12 Dhjetor22:34
U shpall “Njeriu i vitit” nga TIME, Trump hap bursën e New York
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump i ra ziles së hapjes të enjten në bursën e Nju Jorkut, pasi u njoh për h...
E.D
BOTA
12 Dhjetor22:16
Erdogan pret në aeroport Blinken, fillojnë menjëherë bisedimet për situatën në Siri
TURQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti pasditen e sotme në Ankara, ku u takua me Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ...
n.f
BOTA
12 Dhjetor22:01
Shtyhet sërish shpallja e kryeministrit të ri të Francës, vendimi i Macron merret të premten
Macron
FRANCË- Njoftimi i emrit të kryeministrit të ri të Francës, nga presidenti francez Emmanuel Macron që pritej t&eu...
n.f
BOTA
12 Dhjetor22:01
Inspektorati: FBI-ja duhej të kishte mbledhur më shumë informacione zbulimi para trazirave në Kapitol
Foto ilustruese
UASHINGTON- FBI-ja do të duhej të kishte bërë më shumë për të mbledhur informacion zbulimi para tra...
n.f
BOTA
12 Dhjetor22:00
Rusia i afrohet qytetin kyç të Ukrainës, teksa Zelenskyy viziton vijën e frontit
Foto
RUSI- Forcat ruse vazhdojnë t’i afrohen qytetit strategjik në lindje të Ukrainës, Pokrovsk, derisa përpjekjet diplomat...
n.f
BOTA
12 Dhjetor21:26
Trump kritikon vendimin për ta lejuar Ukrainën të sulmojë thellë brenda Rusisë
Foto
SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar administratën Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme the...