BOTA

Takimi i kryeministrit në Athinë/ Berisha: Edi Rama mbeti në mëshirën e Elisës, shqiptarët e përçmuan

e. d Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 21:07
Takimi i kryeministrit në Athinë/ Berisha: Edi Rama mbeti në
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij të përnatshme para mbështtësve ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë. Berisha teksa falenderoi qytetarët për qëndresën dhe protestat, tha se Rama sot nuk u përshëndet nga asnjë qytetar shqiptar që jeton e punon në Greqi, por mbeti vetëm në përshendetjen e Elisa Spiropalit. Gjithashtu kreu i PD-së tha se ata përfaqësuan kombin sot me dinjitetin më të madh.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi! Në kulmin e betejës tonë për çlirimin e bashkisë së Tiranës, për marshin e pandalshëm drejt qeverisë teknike, Edi Rama zgjodhi të mbulojë me propagandën e tij koprolalike, me organizimin e një takimi me emigracionin tonë në Athinë. Miq! Sonte dua të ndjeheni më krenarë se kurrë me veten tuaj, protestën tuaj. Dua të ndjeheni më krenarë se sonte u faktua në mënyrë përfundimtare se zëri i protestës tuaj, kauza e drejtë e protestës tuaj ka prekur mendjen dhe zemrat e mbarë emigracionit shqiptar në Greqi dhe kudo në botë. U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 2-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shoën e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte superskandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij. Por çfarë ndodhi?

Çdo shqiptar duhet të ndihet krenar me emigracionin tonë në Greqi, se nuk doli një vajzë nëne, nuk doli një bir nëne, se nuk doli një shqiptar, se nuk doli një shqiptare, një grek apo grek mik i tyre, të përshëndet Edi Ramën, por mbeti me përshëndetjen e Elisës së tij, Spiropali. Miq! Ky refuzim, ky përçmim me heshtje të plotë, ky qëndrim përbuzës për të mos i dhënë një përshëndetje minimale, dëshmon se zëri juaj dëgjohet çdo natë. Dëshmon se Edi Rama është më i përçmuari, udhëheqës, kryeministër i Ballkanit, Europës dhe më gjerë.

Tu biesh tam tameve se do vij e do vij, të mbledhësh soj e sorollop, trafikant, delinkuent, kriminel, me Pirina e Bufëra etj., e të shkosh atje e të mos gjesh një njeri të vetëm të të thotë; faleminderit që erdhe, të të japë një përshëndetje në emër të familjes së tij, të komunitetit, por të mbetesh në përshëndetjen e Elisës nuk ka mjerim më të madh, nuk ka turpërim më të madh. Edi Rama të rezervuan përshëndetjen që meriton, armiku i tyre. Të lanë në mëshirën e Elisës të të thotë dy fjalë ngushëlluese. Ata përfaqësuan kombin sot me dinjitetin më të madh.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë