BOTA

Takimi Trump-Putin, pse u pezulluan planet e Budapestit!?

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 09:17

Takimi Trump-Putin, pse u pezulluan planet e Budapestit!?

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u njoftua se të dy do të takoheshin së shpejti në Budapest për të diskutuar për Ukrainën.Tani, planet janë pezulluar.

Negociatat e planifikuara midis Donald Trump dhe Vladimir Putin për t'i dhënë fund agresionit të Rusisë kundër Ukrainës janë pezulluar për momentin. Vetë Presidenti i SHBA-së deklaroi se do të takohej me udhëheqësin e Kremlinit vetëm kur të dihet se mund të priten rezultate. Një samit i tillë duhet të jetë produktiv, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Bisedimet dhe raketat

Kur një gazetar e pyeti se çfarë dinte për ndryshimin e planeve dhe nëse kjo do të ndikonte në qëndrimin e tij ndaj një dërgese të mundshme të raketave amerikane Tomahawk në Ukrainë, Trump u përgjigj: "Nuk dua një takim të humbur". Trump tha, se nuk donte të humbiste kohë nëse nuk dihet se çfarë do të ndodhte.

"Nuk kemi marrë ende një vendim", vazhdoi Trump. "Do të shohim se çfarë do të ndodhë". Por ai nuk u përgjigj qartë nëse po fliste për takimin me Putinin apo dërgimn e raketave. Trump premtoi të jepte një përditësim mbi zhvillimet dhe vendimet e SHBA-së brenda dy ditëve të ardhshme. Trump përsëriti qëndrimin e tij, se vijat e frontit duhet të ngrihen për t'i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Telefonata Rubio-Lavrov

Mediat amerikane kanë raportuar më parë se takimi i planifikuar në Budapest me sa duket nuk do të zhvillohej siç ishte planifikuar. Ato cituan burime nga Shtëpia e Bardhë pas një telefonate midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov. Kjo bisedë fillimisht ishte menduar si pjesë e përgatitjeve për samitin në Budapest. Megjithatë duket se u pezulluan planet për takim të drejtëpërdrejtë.

Trump njoftoi papritur të enjten (16.10.2025) pas një telefonate me shefin e Kremlinit se donte të takohej me Putinin në kryeqytetin hungarez për të diskutuar luftën në Ukrainë. Republikani fillimisht nuk specifikoi një datë - por pak më vonë, ai tha se samiti ka të ngjarë të zhvillohet në dy javët e ardhshme.

Sinjale frenimi nga Kremlini

Çfarë ka ndodhur saktësisht që atëherë është e paqartë. Kremlini ka dërguar sinjale frenimi pa dhënë shumë sqarime. "Ka ende shumë detyra shtëpie për t'u bërë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS të hënën.

Ministritë e jashtme të të dy vendeve duhet të adresojnë një mori çështjesh të hapura. Peskov theksoi gjithashtu se pozicioni i Rusisë në konflikt nuk ka ndryshuar. Edhe pse nuk dha hollësi, është e qartë se Rusia pretendon të pushtojë edhe më shumë territore sesa ka pushtuar deri tani në Ukrainë. Për shembull, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, Moska shpalli katër rajone të tjera ukrainase të vetat menjëherë pas fillimit të luftës në shkurt 2022, edhe pse ende i kontrollon ato vetëm pjesërisht. Komentet e Peskov ishin një përgjigje ndaj deklaratës së Trumpit se vija aktuale e frontit duhet të ngrijë dhe bisedimet e paqes duhet të fillojnë.

"Non-Paper" nga Moska

Sipas informacioneve nga agjencia e lajmeve Reuters, Rusia i ka paraqitur SHBA-së kushtet e saj për një marrëveshje paqeje me Ukrainën në një letër joformale, duke këmbëngulur në kërkesat e saj maksimale të mëparshme. Në të ashtuquajturin "non-paper", të dërguar gjatë fundjavës, qeveria në Moskë përsërit kërkesën e saj për kontroll mbi të gjithë rajonin e Donbasit dhe heqjen dorë nga stacionimi i trupave të NATO-s në Ukrainë. Reuters thuhet se e mësoi të martën (21.10.2025) nga dy zyrtarë të qeverisë amerikane dhe një person i njohur me situatën. Moska kështu hedh poshtë propozimin e Trump për të ngrirë vijat e frontit në gjendjen e tyre aktuale.

Diskutim rreth raketave amerikane

Mediat amerikane, duke cituar burime në Shtëpinë e Bardhë, raportuan tani se telefonata e Rubios me Lavrovin ishte gjoja produktive. Megjithatë, as Rusia dhe as Ukraina nuk janë gati të angazhohen në bisedime serioze paqeje në konflikt - thuhej në NBC News, për shembull. Nuk është e qartë se sa konkrete ishin planet e Rusisë dhe SHBA-së për takimin kur Trump e njoftoi atë pas telefonatës së tij me Putinin.

Telefonata u zhvillua vetëm një ditë para se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski të vizitonte Shtëpinë e Bardhë - e kjo bisedë me Putinin ka ndikuar ndoshta edhe në qëndirmin amerikan për dërgimin apo jo të raketave Tomahawk.

Ukraina dëshiron të marrë një rol më ofensiv në luftë, sepse me këto armë mund të godasë thellë në brendësi të Rusisë. Por Trump mbeti i paqartë, nuk mori asnjë vendim, por këmbënguli që të dyja palët duhet ta përfundojnë luftën./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë