BOTA

Tarifat e Trump për importet nga Meksika, Kanadaja e Kina/ VOA: Ekonomistët mendime të ndryshme mbi ndikimin e tyre te konsumatorët

b.z Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 18:43
Tarifat e Trump për importet nga Meksika, Kanadaja e Kina/ VOA:
Foto ilustruese

SHBA - Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa për importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina. Ai tha dje se do vendosë tarifa prej 25 për qind për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja dhe 10 për qind për importet nga Kina. Tarfitat pritet të hynë në fuqi sot, si pjesë e një plani që ai thotë se do të nxisë ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Siç njofton nga Nju Jorku korrespondenti i Zërit të Amerikës Johny Fernandez, ekonomistët, pronarët e bizneseve dhe konsumatorët e zakonshëm ende nuk e kanë të qartë ndikimin që tarifat mund të kenë mbi gjendjen e tyre financiare.

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po trajtohen në mënyrë të padrejtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë dhe ai është gati të përdorë fuqinë e plotë ekonomike të vendit për ta ndryshuar këtë.

“Tarifat do ta bëjnë vendin tonë të pasur”, tha ai.

Presidenti kërcënoi me tarifa të mëdha çdo vend që refuzon kërkesat e tij, si ato për luftën ndaj imigracionit të paligjshëm, trafikun e drogës ose që sfidojnë epërsinë tregtare të Shteteve të Bashkuara. Ekonomistët kanë mendime të ndryshme rreth mënyrës së si mund të ndikojnë tarifat në ekonominë dhe konsumatorët amerikanë.

"Është e mundur të zbatohet një strategji për tarifat, që do të zhvendsote barrën kryesisht jashtë vendit."

Ekonomisti James Galbraith thotë se tarifat e propozuara nga Presidenti Trump mund të ndihmojnë në rikthimin e vendeve të punës në industritë e ndryshme amerikane. Duke i bërë mallrat e huaja më të shtrenjta, qëllimi është të tkurret varësia nga importet dhe të forcohet prodhimi vendas. Por disa ekonomistë argumentojnë se tarifat pakësojnë potencialin e ekonomisë.

“Në planin afatgjatë, tarifat do të krijojnë më shumë pasiguri. Nga pikëpamja e biznesit, asnjë pronar biznesi nuk dëshiron të investojë në një vend që mund të përballet me tarifa tani ose në të ardhmen", thotë ekonomisti Edmond Berisha nga Universiteti Shtetëror Montclair.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump tha se po mendonte për të imponuar një tarifë 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, duke filluar nga 1 shkurti. Fundjavën e kaluar, ai gjithashtu kërcënoi dhe më pas u tërhoq nga vendosja e tarifave të ngjashme ndaj Kolumbisë.

Kritikët paralajmërojnë se tarifa të tilla do të kenë një ndikim të menjëhershëm mbi familjet dhe pronarët e bizneseve amerikane. Ata thonë se kostoja e tarifave për artikujt e përditshëm si artikujt ushqimor, rrobat dhe kafeja do të kalojë tek konsumatorët.

"Ne jemi marrë me kultivimin e kafesë në Kolumbi për rreth 150 vjet. Ferma është në pronësi të familjes sonë tani për afër 80 vjet."

Jonathan Echeverry, pronar i Kompanisë “Paper Plane Coffee” jashtë qytetit të Nju Jorkut, shqetësohet se nëse vendosen tarifa ndaj mallrave kolumbiane, siç kërcënoi Presidenti Trump së fundmi, ai do të detyrohet të kalojë kostot më të larta tek konsumatorët.

"Tani ne jemi në një krizë kafeje pasi kemi një rritje të çmimeve në nivelin më të lartë në 50 vjet. Pra, duke shtuar mbi këtë një tarifë 25 apo 50 për qind thjesht do ta përkeqësonte situatën", thotë Jonathan Echeverry nga kompania “Paper Plane Coffee Company”.

Mbrojtësit e tarifave thonë se nuk është gjithmonë konsumatori ai që mban barrën.

“Kjo mund të ndodhë, por jo gjithmonë. Ju duhet të pyesni se si do të reagojnë furnizuesit e huaj. Në disa rrethana, ata mund të reagojnë duke ulur shkallën e tyre të fitimit dhe duke u përpjekur të ruajnë pjesën e tyre të tregut", thotë ekonomisti James Galbraith. Amerikanët po përgatiten për ndikimin që tarifat mund të kenë mbi punët e tyre, bizneset dhe çmimet e artikujve që konsumojnë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë