BOTA

Të dhënat e zyrtare: Kosova ka 1 milion e 586 mijë banorë, në diasporë janë afro 600 mijë

n.f Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 16:38
Të dhënat e zyrtare: Kosova ka 1 milion e 586 mijë banorë,
Kosova

KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Sipas ASK-së, në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë. Në diasporë janë regjistruar rreth 600 mijë qytetarë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka mbajtur një konferencë, ku ka shfaqur statistikat preliminare të regjistrimit të popullsisë të mbajtur në maj të këtij viti. Në këtë konferencë, ASK-ja ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë regjistrim, duke treguar edhe ecajaken e krejt këtij procesi.

Sipas statistikave preleminare të ASK-së, Kosova ka 1 milion e 586 mijë 659 banorë. Në bazë të regjistrimit të vitit 2011, Kosova kishte 1 milionë e 739 mijë banorë. Nga statistikat e prezantuara sot, u kuptua se në Kosovë ka më shumë burra se gra.

Më saktë, në Kosovë jetojnë 795,046 banorë të gjinisë mashkullore, ndërsa 791,614 janë banore të gjinisë femrore. Ndërsa nga diaspora janë 600 mijë të regjistruar. Në statistikat e ASK-së është kuptuar që dominon popullsia e grupmoshave 16-64 vjeç, ndërsa ka rënie tek popullsia 0-15 vjeç. Po ashtu, sipas prezantimit, vërehet një rritje tek popullsia mbi moshën 65-vjeçare.

Në këtë konferencë, ASK-ja ka treguar se i gjithë procesi, përfshirë anketa ishte hartuar duke respektuar kërkesat dhe kriteret ndërkombëtare. Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrat deklaroi se regjistrimi ka qenë gjashtë javë, por që ishte shtyrë edhe për një javë, duke shtuar se procesi i regjistrimit ka qenë në mënyrë digjitale. Kastrati po ashtu njoftoi se regjistrimi i diasporës po vazhdon, derisa bëri thirrje për regjistrim.

“Të dhënat paraprake publikohen disa muaj pas regjistrimit të popullsisë, ne jemi shumë shpejt me këto të dhëna. Rezultatet përfundimtare do t’i shpallim në fund të vitit. Numri i popullsisë i regjistruar në Kosovë, ku nuk përfshihet diaspora është 1,586,659 banorë rezidentë”.

Kryeministri Albin Kurti tha se realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të qeverisë gjatë këtij viti.

“Realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më më prioritet të qeverisë gjatë këtij viti, duke marrë parasysh rëndësinë e të dhënave në kohë si dhe raundin e regjistrimeve globale 2015-2024, ku edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij zhvillimi. Ky regjistrim është një reflektim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullatës sonë, duke siguruar si shpërndarje të barabartë të burimeve, ashtu edhe për hedhje të bazave për vendimmarrje për të informuar që do të formësojë të ardhmen e Kosovës”.

Më tej, Kurti tha se nxjerrja e të dhënave të plota dhe të sakta do t’iu mundësojë vendimmarrësve, duke filluar nga niveli lokal e qendror për orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

“Në një mënyrë, statistikat e mirëfillta janë si GPS-i për të ardhmen e vendit tonë. Me të dhëna të sakta, jemi të sigurtë se nuk do ta humbim rrugën dhe do ta gjejmë destinacionin tonë, përndryshe pa to do të përfundojmë duke bërë rrotullime e rrjedhimisht të humbim resurse të vlefshme.Pa statistika cilësore, edhe vendimet mund të jenë jo cilësore. Statistikat janë një e mirë publike dhe duhet përdorur për marrjen e vendimeve bazuar në dëshmi. Në demokraci, marrja e vendimeve politike duke u bazuar në dëshmi është shumë më rendësi për të ofruar

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë, në vitin 2011, nuk ishte mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa serbët nga komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e kishin bojkotuar procesin./ Monitor

kosove ask regjistrim i popullsise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë