
KOSOVA- Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet e Bashkimit Evropian dhe se dialogu mes tyre, i ndërmjetësuar nga BE-ja, është “e vetmja rrugë përpara”.
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Kosovën, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-ja “vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”.
Gjatë një adresimi në fund të javës së kaluar, Vuçiç kërkoi riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë kthimin e tyre në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës. Komunat në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë i bojkotuan zgjedhjet.
Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i komentoi kërkesat e Vuçiç, por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha se ato janë antikushtetuese.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit u bëri po ashtu thirrje Kosovës dhe Serbisë që “të përmbahen nga retorika e mëtejshme përshkallëzuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve të tyre ose që rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë”./ REL
dash
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
17 Shtator07:49
Atentati i dytë/ "Ishte një ujk i vetmuar!" Kush është personi që dyshohet se u përpoq të vriste ish-presidentin Trump?
SHBA- Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Ryan Wesley Routh ishte shpesh në Kiev. Fliste me kalim...
BOTA
16 Shtator22:57
"Askush nuk po përpiqet të vrasë Biden apo Kamalën", Elon Musk fshin postimin pas reagimeve të ashpra
SHBA- Elon Musk ka ndezur edhe një herë polemika, pasi agjentët e Shërbimit Sekret arritën të shmangin një atentat ndaj Don...
r.ll
BOTA
16 Shtator22:56
Atentati i dytë ndaj Trump brenda dy muajve, CNN: A mund ta mbrojë siç duhet Shërbimi Sekret ish-presidentin?
foto ilustruese
SHBA- Përpjekja e dytë e dukshme për vrasjen e Donald Trump në po kaq muaj po ngre alarme të reja nëse Sh&eum...
n.f
BOTA
16 Shtator22:56
Mbingarkimi i sistemit të azilit, Gjermania nis kontrollonin e gjithë kufijve të vendit
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania nisi kontrollin e të gjithë kufijve të vendit. Arsyeja është mbingarkimi i sistemit të az...
BOTA
16 Shtator22:41
Ukraina fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar në Kursk të Rusisë
RUSI- Ukraina tha të hënën se i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICR...
n.f
BOTA
16 Shtator22:41
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje!
Takimi me Osmanin
KOSOVË- Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështoj&e...
n.f
BOTA
16 Shtator22:40
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen nesër në Bruksel
Foto ilustruese
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të martën në Bruksel në një ...
E.D
BOTA
16 Shtator22:23
SHBA: Izraeli duhet t’i japë kohë negociatave diplomatike për të pasur sukses
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Yaov Gallant. A...
E.D
BOTA
16 Shtator22:03
Pamje të frikshme/ Aristokratja italiane përplas për vdekje marokenin që i vodhi çantën në makinë (VIDEO)
ITALI- Kamerat e sigurisë në Viareggio kanë regjistruar momentet dramatike kur një grua përplas fatalisht grabitësin që i k...