Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të premten se Koreja e Veriut është “disi një fuqi bërthamore”.
Ai e dha këtë deklaratë teksa largohej nga SHBA-ja për një udhëtim në Azi që mund të përfshijë një takim me liderin e Phenianit, Kim Jong Un.
I pyetur në bordin e avionit presidencial, Air Force One, nëse ishte i hapur ndaj kërkesës së Koresë së Veriut për t’u njohur si një shtet bërthamor si parakusht për dialog me Uashingtonin, Trump u përgjigj: “Epo, mendoj se ata janë disi një fuqi bërthamore”.
“Kur thua se ata duhet të njihen si një fuqi bërthamore, mirë, ata kanë shumë armë bërthamore, këtë do ta them”, shtoi ai.
Trump pritet të mbërrijë në Korenë e Jugut të mërkurën për Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor (APEC).
Mediat amerikane më herët kanë raportuar se zyrtarë nga administrata e tij kanë diskutuar privatisht për mundësinë e organizimit të një takimi mes Trumpit dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim, me të cilin ai mbajti bisedimet e fundit në vitin 2019.
Trump ka thënë se shpreson të takohet përsëri me Kimin, ndoshta këtë vit.
Kim tha muajin e kaluar se kishte “kujtime të dashura” me Trumpin dhe se ishte i hapur për bisedime nëse Shtetet e Bashkuara hiqnin dorë nga kërkesa e tyre “iluzore” që Pheniani të heqë dorë nga armët e tij bërthamore.
Të premten, një ministër i Koresë së Jugut, Chung Dong-young, tha se besonte se kishte një “mundësi të konsiderueshme” që Trump të takohej me Kimin gjatë vizitës së tij në atë rajon javën e ardhshme.
Por, një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, u tha gazetarëve në një telefonatë të premten se një takim “nuk është në program për këtë udhëtim”.
Ndërkohë që nuk janë bërë njoftime zyrtare për një takim mes të dyve, Koreja e Jugut dhe Komanda e Kombeve të Bashkuara pezulluan turnetë në Zonën e Sigurisë së Përbashkët (JSA) nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit.
Kim dhe Trump u takuan për herë të fundit në vitin 2019 në Panmunjom, në Zonën e Demilitarizuar që ndan dy Koretë, e që është vendi i vetëm ku ushtarët nga të dyja palët përballen rregullisht.
Ministri Chung tha se koreanët e veriut janë parë duke “pastruar dhe zbukuruar” zonat afër atij vendi për herë të parë këtë vit: duke pastruar, duke hequr barërat e këqija, duke rregulluar shtretërit e luleve dhe duke bërë fotografi.
Kim u takua me Trump tre herë për samite të profilit të lartë gjatë mandatit të parë të liderit amerikan.
Takimi i tyre i fundit dhe i papritur në Panmunjom u organizua me nxitim pasi Trump i dërgoi një ftesë Kimit në Tëitter, tani X, një ditë më parë.
Atëkohë, dy liderët shtrënguan duart mbi pllakat prej betoni që ndajnë Veriun dhe Jugun, përpara se Trump të ecte disa hapa në territorin e Phenianit, duke u bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur ndonjëherë në tokën e Koresë së Veriut.
Por, bisedimet përfundimisht dështuan për shkak të mospajtimeve mbi atë se sa nga arsenali bërthamor i saj ishte e gatshme të dorëzonte Koreja e Veriut dhe çfarë do të merrte Pheniani në këmbim.
Që atëherë, Koreja e Veriut ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është një shtet bërthamor “i pakthyeshëm.”/REL
Zbulimi nga Daily Mail se 154 terroristë të liruar si pjesë e marrëveshjes së paqes në Gaza po qëndrojnë në nj&eu...
Sulmet me dronë dhe raketa nga Rusia kanë vrarë të paktën dy persona dhe kanë plagosur më shumë se një duzinë...
Qeveria kubaneze ka ekstraduar Zhi Dong Zhang, një shtetas kinez i akuzuar për trafikim ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, tek autorit...
Stuhia tropikale Melissa ka shkaktuar vdekjen e tre personave në Haiti, duke përfshirë dy viktima nga rënia e pemëve dhe një t&e...
Policia britanike ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për një azilkërkues etiopian që u lirua gabimisht nga burgu,...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një tjetër sulm ndaj anijeve të dyshuara për trafikim me narkotik, duke shkaktua...
Pavarësisht kërkesave rajonale, kancelari Merz përforcon strategjinë: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytet...
Fraksionet kryesore palestineze kanë thënë se kanë rënë dakord që një komitet i pavarur teknokratësh do të mar...
Lindsay Whittle kandidoi për zgjedhje në Caerphilly 13 herë që nga viti 1983 dhe në përpjekjen e 14-të, ai më në fu...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk ka arritur të kuptojë pyetjen e një gazetareje franceze ndërsa ky moment është bër&eum...