BOTA

Tragjedia me 59 viktima në diskotekën "Puls"/ Nga revolta tek kërkesa e llogarisë, ja çfarë ndodhi sot në protestën e qytetarëve në Koçan

e. d Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 20:10

Tragjedia me 59 viktima në diskotekën "Puls"/ Nga revolta

MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët në Koçan gjatë gjithë ditës së sotme kanë protestuar duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë që ndodhir në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Qytetarët e revoltuar e nisën protestën nga Parku i Qytetit, ndërsa më pas vazhduan para objektit të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Koçanit.

Protesta ka vazhduar edhe para një lokali i cili sipas protestuesve ishte i pronarit të klubit të natës tashmë të shkrumbuar. Përveç kafenesë së pronarit të diskotekës protesuesit kanë shkatërruar edhe makinën e tij dhe cdo gje që i takon atij. Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private të kreut të Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili më herët gjatë ditës dha dorëheqjen. Qytetarët hodhën gurë dhe vezë në drejtim të banesës së tij. 

Në disa nga pankartat e tyre shkruhej: “Vrasja e të rinjve është vrasja e së ardhmes” dhe “Nuk vdesim nga aksidentet, vdesim nga korrupsioni”.

Çfarë ndodhi në diskotekën "Puls"?

Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare,  Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi. 

Për këtë ngjarje janë të dyshuar 23 persona, ndërsa 11 prej tyre ndodhen në paraburgim, teksa autoritetet kanë thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje. Pas zjarrit vdekjeprurës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të dielën shtatë ditë zie. Autoritetet maqedonase premtuan hetim të shpejtë dhe të plotë, duke thënë se po sigurohet dokumentacioni për diskotekën e djegur, si dhe për personat e dyshuar të lidhur me zjarrin. Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, tha se ekipi i prokurorëve janë angazhuar për ta hetuar ngjarjen.

Toshkovski tha se autoritetet kanë arrestuar anëtarë të grupit muzikor, djalin e pronarit të klubit dhe zyrtarë qeveritarë. Ai shtoi se kanë identifikuar 20 të dyshuar në lidhje me zjarrin, 15 prej të cilëve janë në mbajtje. Në mesin e të arrestuarve është edhe menaxheri i klubit të natës “Pulse”. Sipas hetimeve klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se licenca ishte lëshuar në mënyrë të paligjshme nga Ministria e Ekonomisë dhe premtoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Gjatë hetimit është konstatuar se klubi ka funksionuar me dy aparate kundër zjarrit, nuk ka pas derë evakuimi, mjetet piroteknike janë shfrytëzuar në kundërshtim me ligjit, koncerti është mbajtur në kundërshtim me ligjin pa marrëveshje mes palëve. Toshkovski deklaroi se policia nuk ka obligim ligjor për t’i siguruar objektet e tilla. Lidhur me rolin e policisë brenda objektit, Toshkovski shtoi se në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të MPB-së.

Nga hetimet është konstatuar se objekti nuk ka rrjet hidratimi dhe as mjete funksionale hidratimi. Nuk ka pasur aparate kundër zjarrit në raport me hapësirën brenda të cilës ka funksionuar. Nuk ka pasur dy dyer për evakuim ashtu siç parashikohet në ligj por ka pasur një derë të improvizuar metali në pjesën e pasme por ishte e mbyllur  dhe e izoluar me mjete kundër zhurmës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë