Mijëra qytetarë marshuan sot në Shkup duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e 16 marsit në Koçani, ku nga një zjarr në një lokal nate humbën jetën 63 persona, kryesisht të rinj, ndërsa rreth 200 të tjerë u plagosën.
Protesta nisi nga sheshi qendror dhe përfundoi para Gjykatës së Shkupit. Familjarët e viktimave kryesonin marshimin, duke mbajtur një pankartë gjigante me fytyrat e 63 të rinjve që humbën jetën. Në pankartë shkruhej: “63 hije do t’ju ndjekin — çdo shikim kërkon drejtësi”.
“Nuk kërkojmë mëshirë, por të vërtetën dhe drejtësinë. Dhimbja është e jona, por beteja është për të gjithë. Na duhet mbështetja juaj”, deklaruan familjet në thirrjen e tyre publike.
Protesta u zhvillua pak ditë para nisjes së gjyqit për zjarrin tragjik, i cili do të hapet më 19 nëntor në sallën gjyqësore të burgut të Idrizovës. Në total, 37 persona do të dalin në gjyq, mes tyre pronari i lokalit, tre ish-kryetarë bashkie të Koçanit, dy ish-ministra të Ekonomisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë që akuzohen se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në tragjedi.
Hetimet zbuluan se zjarri u shkaktua nga fishekzjarrët e përdorur gjatë një koncerti, ndërsa lokali nuk plotësonte kushtet minimale të sigurisë dhe funksiononte me leje të falsifikuar – elemente që kanë ndezur zemërimin e opinionit publik.
Tragjedia e Koçanit ka tronditur Maqedoninë e Veriut, ndërsa familjarët dhe qytetarët e Koçanit vijojnë protestat duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Nëntor18:50
Zbardhet plani amerikan për ndarjen e Gazës në dy zona të kuqe dhe jeshile. Çfarë do të thotë kjo
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të ndryshojnë hartën gjeografike të Gazës, duke e ndarë enklavën palestineze n&eum...
BOTA
15 Nëntor18:22
Lojëra pushteti, magji e zezë, spiunazh, një grua intrigante dhe një hero kombëtar në burg
Nga mesi i viteve 2010, Imran Khan dukej se e kishte humbur vrullin e tij. Burri që u bë hero kombëtar duke udhëhequr ekipin e kriketit t&eu...
BOTA
15 Nëntor17:56
Elon Musk ka plane të mëdha për hapësirën, por përballet me akuza në tokë! Ja skandali i ri i kompanisë së tij
Emri i Elon Musk mund të shoqërohet me raketa, makina elektrike dhe... ëndrra për hapësirën, por këtë herë biznesme...
BOTA
15 Nëntor17:50
SHBA nuk i jep kompanisë serbe të naftës “asnjë ditë që të mund të vazhdojë të punojë”
Ministrja e Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedomiq Handanoviq, deklaroi më 15 nëntor se Shtetet e Bashkuara të A...
BOTA
15 Nëntor16:12
"Mami u përpoq të më mbyste”, dy vite më vonë u qëllua për vdekje me thikë. Historia që po shkund drejtësinë italiane
"Mami u përpoq të më mbyste", kjo është një nga frazat që Giovanni, djali 9-vjeçar i vrarë me thikë të...
BOTA
15 Nëntor16:06
Gruaja vdes duke ngrënë mocarela
Një grua rreth të 70-ve vdiq duke ngrënë mocarela.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes në Casamassima (Bari). Inc...
BOTA
15 Nëntor16:01
Stuhia Claudia në Portugali shkakton përmbytje dhe viktima
Një i vdekur në Portugali për shkak të erërave ekstreme në Claudia.
Një grua ka vdekur dhe dy persona janë plagosur r&e...
BOTA
15 Nëntor15:57
Burri pret prej 20 vjetësh dënimin me vdekje, por disa orë para ekzekutimit fati i merr rrjedhë tjetër
Një burrë 46-vjeçar, Tremane Wood, i dënuar me vdekje më shumë se dy dekada më parë për një vrasje të v...
BOTA
14 Nëntor23:36
Forcat iraniane kapin cisternën, e devijojnë atë drejt Iranit. Vendimi habit SHBA
Forcat iraniane kanë kapur një cisternë me produkte të naftës dhe e kanë devijuar atë në ujërat territoriale irania...