BOTA

Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 17:54

Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së shtunës zonën turistike të Kamarit, në Santorini, ku një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën tragjikisht në pishinën e një hoteli. Policia greke ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen: babain e fëmijës, menaxherin e hotelit dhe menaxherin e pishinës.

Sipas informacioneve zyrtare, personat e ndaluar janë: babai i fëmijës, 33 vjeç; menaxheri i hotelit, 38 vjeç; dhe menaxheri i pishinës, 37 vjeç. Ky i fundit rezulton se ndodhej në një pishinë tjetër të kompleksit në momentin kur ndodhi aksidenti fatal – një fakt që po hetohet për shkelje të protokolleve të sigurisë dhe mungesë të rojes së trajnuar.

Burime nga policia greke bëjnë me dije se babai i 6-vjeçarit ishte futur në ujë për t’u larë dhe më pas, kur doli, nuk e gjeti më fëmijën pranë vetes. Djali i vogël ishte fundosur në fundin e pishinës pa u vënë re nga askush. Sipas urdhrit të prokurorit, u urdhërua arrestimi i babait për të hetuar nëse ka pasur mungesë mbikëqyrjeje apo neglizhencë që çoi në tragjedinë. Hetimet po zgjerojnë fokusin edhe tek operacionet e hotelit, ku dyshohet për mungesë të masave të duhura të sigurisë në zonën e pishinës. Rregulloret kërkojnë që çdo pishinë hoteliere të mbikëqyret nga një person i certifikuar, por rezulton se nuk kishte një të tillë në vendngjarje në momentin kritik.

Skena tragjike u zbulua kur një nga pushuesit në pishinë ndjeu diçka në këmbë dhe kuptoi që kishte prekur trupin e pajetë të fëmijës. Menjëherë pas këtij momenti, në vend mbizotëroi paniku. Stafi i hotelit dhe disa kalimtarë bënë përpjekje të dëshpëruara për ta ringjallur, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke përdorur një defibrilator që ndodhej në vendngjarje. Brenda shtatë minutash mbërriti edhe një ambulancë e shërbimit mjekësor emergjent (EKAB), por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, fëmija u shpall i vdekur në spitalin e Thirës.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe institucionale për këtë ngjarje tragjike. Fokus i hetimeve janë standardet e sigurisë që duhet të zbatoheshin në ambientet e hotelit, si dhe roli i personelit të përfshirë. Nëse vërtetohen shkelje serioze, priten akuza penale për neglizhencë me pasojë vdekjen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë