BOTA

Tregtia, transporti dhe ndërtimi kontribuues kryesor të qarkullimit më 2024

n.f Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 20:18

Tregtia, transporti dhe ndërtimi kontribuues kryesor të qarkullimit

TIRANË- Vitin e kaluar Tatimet arkëtuan rreth 82 miliardë lekë TVSH bruto (pa rimbursimin) me rritje vjetore gati 20 për qind. Vetëm nga TVSH e brendshme u grumbulluan 134 milionë euro më shumë gjatë vitit të kaluar, të cilat erdhën kryesisht nga arkëtime më të mëdha në sektorët e tregtisë, transportit dhe ndërtimit.

Një analizë e Ministrisë së Financave mbi politikat tatimore të vitit 2024 tregoi se TVSH bruto e mbledhur brenda vendit shënoi 32% rritje për sektorin e tregtisë, 38 për qind rritjen së sektorin e transportit dhe 25 për qind rritej në sektorin e ndërtimit.

Grumbullimi i TVSH sipas sektorëve tregon se qarkullimi në ekonomi po nxitet nga sektorët që po dominojnë rritjen ekonomike të vendit, si turizmi dhe ndërtimi. Zhvillimet pozitive në turizëm, me rritje të numrit të vizitorëve kanë ndikuar në rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve dhe për rrjedhojë edhe arkëtimet e TVSH-së nga këto aktivitete. Turizmi ka nxitur edhe me tej shërbimet e transportit, duke e kthyer këtë sektor në një kontribuues në rritje në të ardhurat tatimore. Ndërtimi sakaq është futur në një fazë të vrullshme me objekte shumëkatëshe në Tiranë dhe  bregdet, duke nxitur qarkullimin në sektorët e lidhur me të dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat nga TVSH-ja.

Më 2023 PBB-ja e vendit u rrit me 3,94% dhe konsumi i popullatës shënoi rritje me 4.9%, por të ardhurat nga TVSH-ja në raport me PBB-në ishin në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Në vitin 2023, të ardhurat nga TVSH-ja ishin 8.3% e PBB-së, niveli më i ulët që nga viti 2019. Madje edhe në vitin 2020, kur konsumi ishte me rënie 5.6%, të ardhurat nga TVSH në raport me PBB ishin 8.7%, një nivel më i lartë se më 2023.

Ekonomia e vendit po rritet më shpejt se kapacitetet e qeverisë për të mbledhur tatime dhe taksa. Grumbullimi i të ardhurave në raport të drejtë me rritjen ekonomike siguron rishpërndarjen e vlerës së shtuar në më shumë infrastrukturë publike, të tilla si më shumë rrugë, shkolla dhe shërbime spitalore. Gjithashtu shton mundësitë për të ulur varfërinë duke rritur pagesat për pensionet dhe mbrojtjen sociale.

Zhvillimet e viteve të fundit tregojnë se rritja ekonomike po zhvillohet në informalitet, pasi raporti i të ardhurave me PBB-në nuk po përparon. Informaliteti në turizëm mbetet i lartë. Nga ana tjetër, një nga sektorët që po jep kontributin kryesor në rritjen ekonomike është ndërtimi, zgjerimi i të cilit nuk jep ndikim direkt në konsumin e popullatës.

Shkalla standarde e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve si një përqindje e vlerës së tatueshme, është 20%; − Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku aktualisht kemi shkallë të reduktuar në nivelin 6% dhe 10%. − Shkalla 0% e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për eksportet, transportin ndërkombëtar dhe të tjera të përcaktuara sipas këtij ligji. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6%, aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, dhe që janë̈ mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë