BOTA

Urdhër ekzekutiv i Donald Trump/ Publikohen rreth 10 mijë faqe dosjesh mbi vrasjen e Robert F. Kennedy

m.l Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 19:03

Urdhër ekzekutiv i Donald Trump/ Publikohen rreth 10 mijë faqe dosjesh

SHBA- Përafërsisht 10,000 faqe dokumente në lidhje me vrasjen e Robert F. Kennedy u publikuan të Premten e Madhe. Publikimi i dokumenteve u bë i mundur pas urdhrit ekzekutiv të firmosur, tashmë në ditët e para të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka urdhëruar deklasifikimin e dokumenteve për atentatet politike që kanë tronditur opinionin publik amerikan.

Dokumentet u postuan në faqen e internetit të Arkivit Kombëtar. Në të njëjtën kohë, drejtori i Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard njoftoi se janë identifikuar 50 mijë faqe shtesë, të cilat do të shqyrtohen dhe do të deklasifikohen.

“Vetëm pak ditë më parë ne identifikuam 50,000 faqe të tjera në mënyrë specifike për vrasjen e senatorit Robert Kennedy”, tha Gabbard për DailyWire. Hetimet vazhdojnë me ekipe të reja në kërkim të dokumenteve që nuk kanë parë kurrë dritën e ditës.

Çfarë përfshijnë dokumentet?

Megjithëse dokumentet e reja nuk përmbajnë asnjë informacion tronditës, sipas Gabbard-it ato ngrenë pyetje serioze: A ka qenë vetëm një autor? Cili ishte këndi nga i cili u qëllua? A kishte një grua që vraponte nga vendi i ngjarjes duke bërtitur ne e qëlluam? Ka ende shumë gjëra që duhen deklasifikuar në mënyrë që bota të dijë se çfarë di qeveria.

"Lëshimi i dosjeve konsiderohet kritik për rikthimin e besimit të publikut. Për dekada të tëra e gjithë kjo ishte e mbuluar me mister. Tani, ne po i dixhitalizojmë në mënyrë që kushdo t'i qaset me një klikim. Kjo transparencë është jetike për të vërtetën dhe për besimin tek institucionet," tha zyrtari amerikan.

Zhgënjim për teoricienët e konspiracionit

Donald Trump është i njohur për prirjen e tij për teoritë konspirative. Tashmë janë publikuar dosjet për vrasjen e John F. Kennedy, ndërsa priten edhe dosjet për vrasjen e Martin Luther King. Megjithatë, dokumentet e publikuara për John F. Kennedy dhe Jeffrey Epstein nuk ofruan bomba për teoricienët e konspiracionit. E njëjta gjë duket të jetë e vërtetë për dokumentet e reja në lidhje me RFK-në, të cilat përfshijnë mijëra dosje individuale që duhet të studiohen një nga një.

Robert F. Kennedy u vra më 6 qershor 1968, në Los Anxhelos, pak pasi fitoi zgjedhjet paraprake Demokratike të Kalifornisë. Hetimi kryesor u krye nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit. Shumica e dokumenteve janë në arkivat shtetërore të Kalifornisë, së bashku me fotografitë, regjistrimet audio dhe video. FBI gjithashtu kishte kryer një hetim.

Gabbard nuk ka juridiksion mbi të dhënat shtetërore, por ajo mund të urdhërojë lëshimin e të dhënave federale. Përderisa një pjesë e madhe e dosjeve të RFK-së janë bërë publike, disa mbeten të shtypura plotësisht ose pjesërisht për shkak të redaktimeve ose vulave gjyqësore. Sirhan Sirhan, një palestinez 24-vjeçar, u dënua për vrasjen e Robert Kenedit dhe pretendoi se ai veproi si hakmarrje për mbështetjen e Kenedit për Izraelin pas Luftës Gjashtë Ditore. Kennedy iu nënshtrua plagëve të marra 25 orë më vonë.

robert f. kennedy

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë