KOSOVA

Tregu i mobilieve në Kosovë preket nga masat proteksioniste të Trump, ja pasojat

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 10:07

Tregu i mobilieve në Kosovë preket nga masat proteksioniste të

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi drurin e importuar, mobiliet dhe dollapët e kuzhinës hynë në fuqi të martën. Ky zhvillim pritet të rrisë kostot e ndërtimit në një treg që tashmë është sfidues për shumë blerës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, detyrimet doganore u vendosën për të forcuar industrinë amerikane dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Ato bëhen pjesë e një sërë tarifash të veçanta sektoriale që Trumpi ka vendosur që prej rikthimit të tij në presidencën amerikane.

Masat më të fundit përfshijnë një tarifë prej 10 për qind mbi importet e drurit të butë, ndërsa detyrimet mbi disa mobilie të mbështjella dhe dollapë kuzhine nisin nga 25 për qind. Mobiliet, dyert dhe dritaret, materialet ndërtimore prej druri janë ndër eksportet kryesore të Kosovës në SHBA në vitet e fundit. Nga 1 janari, norma për mobiliet e mbështjella të importuara pritet të ngjitet në 30 për qind, ndërsa ato për dollapët dhe tualetet e kuzhinës do të ngrihen në 50 për qind.

Megjithatë, detyrimet për produktet prej druri nga Britania nuk do të kalojnë 10 për qind, ndërsa ato nga Bashkimi Evropian dhe Japonia do të përballen me një tavan prej 15 për qind. Të tre partnerët tregtarë kanë arritur marrëveshje me administratën Trump për të shmangur tarifa më të ashpra. Ende nuk është e qartë se çfarë tarifa do të vlejnë për Kosovën, që tashmë ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind ndaj të gjitha produkteve të importuara nga SHBA-ja. Por, tarifat e reja do të “krijojnë pengesa shtesë për një treg banesash tashmë të vështirë, duke rritur më tej kostot e ndërtimit dhe rinovimit”, paralajmëroi kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive (NAHB), Buddy Hughes.

Duke vendosur tarifat e fundit, Trump tha se Sekretari i Tregtisë kishte zbuluar se “produktet e drurit përdoren në funksione kritike të Departamentit të Luftës, përfshirë ndërtimin e infrastrukturës për testime operacionale”. Deklarata e Trumpit shtoi se prodhimi amerikan i drurit “mbetet i pazhvilluar”, duke e lënë vendin të varur nga importet. Por, Hughes nga NAHB-ja tha se “vendosja e këtyre tarifave nën pretekstin e ‘sigurisë kombëtare’ injoron rëndësinë që ka banimi për sigurinë fizike dhe ekonomike të të gjithë amerikanëve”. Ai bëri thirrje për një marrëveshje që “të zhbëjë tarifat mbi materialet e ndërtimit.”. Edhe Kanadaja, furnizuesi kryesor i drurit për Shtetet e Bashkuara, pritet të preket. Tarifa 10 për qind mbi drurin shtohet mbi detyrimet aktuale që SHBA-ja ia ka rritur së fundi në 35 për qind. Kjo do të thotë se veprimi më i fundit i Trumpit e çon tarifën e përgjithshme për drurin kanadez në 45 për qind. Stephen Brown nga Capital Economics i tha AFP-së se, me 30 për qind të drurit që buron nga jashtë, një tarifë 10 për qind mund të rrisë koston e ndërtimit të një shtëpie mesatare për 2.200 dollarë.

Brown shtoi se Kina, Vietnami dhe Meksika përbëjnë pjesën më të madhe të importeve amerikane të mobilieve. Ai pret që Vietnami të përballet me ndikimin më të madh “pasi mobiliet përbëjnë 10 për qind të eksporteve të tij drejt SHBA-së.”. Tarifat u vendosën në bazë të Nenit 232 të Aktit për Zgjerimin e Tregtisë të vitit 1962, e njëjta dispozitë që Trumpi përdori për të vendosur tarifat mbi çelikun, aluminin dhe automjetet këtë vit./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë