“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se këtë javë do t’i nisë diskutimet për qeverisjen qendrore. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar Kurtin për ta formuar Qeverinë e re, pas konstituimit të Kuvendit më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar nga komuniteti serb. Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por jo mjaftueshëm për ta formuar vetë udhëheqjen e re.
Kurti ka thënë se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit, ku ai prezanton kabinetin e ri, është 26 tetori. “Kosovës i duhet edhe një mandat i Qeverisë sonë, i duhet një mandat i ri i Qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit sivjet. Unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar, dhe duhet të kemi mandat të rregullt, i cili padyshim se do të fillojë sapo ta nxjerrim në kuvend përbërjen e re Kurti 3”, ka thënë kryeministri në detyrë në një konferencë për media.
“Në momentin që vlerësojmë se komunikimet kanë rezultuar të suksesshme, ne nuk e presim 26 tetorin, por ai është afati i fundit”, ka deklaruar Kurti, duke mos dashur të japë hollësi se me cilat parti mund të jetë duke diskutuar ndonjë koalicion të mundshëm qeveritar. “Nuk mund të flas më shumë në këtë fazë. Nëse nuk ka Qeveri të re Kurti 3, pa asnjë dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare”. Albulena Haxhiu nga partia e Kurtit ka thënë ditë më parë se LVV-ja mund të diskutojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje. Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Pas mandatit të dhënë nga Osmani, Kurti i ka 15 ditëqë ta propozojë para Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë. Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit.
Kryeministri në detyrë Kurti i ka bërë këto deklarata një ditë pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në 38 komunat e Kosovës. Sipas tij, partia Vetëvendosje e ka shënuar rezultatin më të mirë në nivel lokal. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja ka fituar në tri komuna – Podujevë, Kamenicë, Shtime, ndërsa do ta vazhdojë garën në balotazh në 12 komuna tjera. Për njohësit e çështjeve politike, asnjëra parti nuk arriti dominim të plotë. Dalja në këto zgjedhje ka qenë rreth 40 për qind, pak më e vogël sesa më 2021. Në total, 21 komuna i kanë zgjedhur kryetarët në rundin e parë, ndërsa 17 tjera do të organizojnë balotazhin më 9 nëntor. Procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë, pa incidente të mëdha.
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Sipas Komisi...
Në zgjedhjet lokale të së dielës në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatë...
Në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 12 tetor, qytetarët i shpërndanë pushtetet lokale në mënyrë të till&e...
Qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan më 12 tetor për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave Në bazë t...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Kosovë, ku duket se rreth mesnatës do të dalë rezultati p&...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një dalje për mediat nga selia, ka shpallur fitoren e partisë së ...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpallur fitore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në tri komuna: Istog, Lipjan dhe Junik, ...
Është mbyllur numërimi i kutive me fletët e votimit në komunën e Junikut. Ruzhdi Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe në...
Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ka nisur festën në Prishtinë. Muzika dhe dajret kanë shpërthyer në kryeqytetin e Kosov&...