Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
BOTA
Triller në Greqi, një burrë rrihet për vdekje dhe një tjetër plagoset rëndë në një apartament
PiranjatPërditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 18:38
Një burrë 31-vjeçar ukrainas u gjet i vdekur të premten në orët e para të pasdites, pasi u rrah brutalisht në një apartament në katin e parë në zonën e Agios Panteleimonas.
Një burrë tjetër 48-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në të njëjtën zonë. Si i ndjeri ashtu edhe i plagosuri ishin rrahur, ndërsa i ndjeri ishte i lidhur me lidhëse plastike.
Sipas informacioneve fillestare, burri 48-vjeçar që njoftoi policinë pretendoi se 4 persona hynë me forcë në apartament dhe i rrahën.
Megjithatë, nuk janë gjetur shenja të një vjedhjeje në apartament. I plagosuri u dërgua në spital. Dy viktimat, i ndjeri dhe i plagosuri, janë ukrainas me origjinë, por me pasaporta polake.
Policia po shqyrton të gjitha versionet, me më të mundshmen që të ketë pasur një sherr mes dy burrave, ku njëri përfundoi i vdekur dhe tjetri i plagosur. Sakaq, 48-vjeçari pretendoi se ishte edhe i lidhur dhe arriti të lirohej. Në apartament, policia gjeti shumë pajisje elektronike, të cilat po hetohen si të vjedhura.