BOTA

Tronditet Franca! Dhjetra sulme të dhunshme ndaj kandidatëve e politikanëve para votës së të dielës

E.D Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 18:27

Tronditet Franca! Dhjetra sulme të dhunshme ndaj kandidatëve e

FRANCË- Rreth 50 kandidatë, politikanë e aktivistë politikë në Francë janë sulmuar fizikisht në ditët para votës finale të së dielës, kryesisht duke vendosur postera elektoralë, njoftonin sot autoritetet vendase, pa përmendur arsyet e mundshme të zemërimit. Ndërsa Ministri e brendshme tha se zëdhënësja qeveritare Prisca Thevenot, dhe zëvendësja e saj Virginie Lanlo me një tjetër aktivist të partisë në pushtet, ishin rrahur brutalisht teksa vendosnin posterat e tyre elektoralë në mure në jugperëndim të Parisit.

Motivet e sulmit nuk dihen por Thevenot foli për çështjen me kryeministrin Gabriel Attal, i cili dënonte ato që quante sulme dinakërie.  Ngjarje të tilla janë raportuar në të gjithë Francën dhe reflektojnë për modalitetin e brishtë të publikut, në ditët e fundit të fushatës që pritet të fitohet nga e djathta ekstreme e ‘Mitingut Kombëtar’ (RN). Por megjithë avantazhin e këtij të fundit, një total prej 217 kandidatësh janë tërhequr nga garat lokale, sipas raportimit për të lejuar që një kandidat tjetër me shanse më të mira të fitojë maxhorancë të plotë në Asamble.

Ministri i brendshëm Darmanin tha për rrjetin vendas BFMTV se sulmet ndodhin në klimën ku Franca është ‘në tension social’ dhe se më shumë se 30 njerëz janë arrestuar për akte të ngjashme. Ai spekulonte se arsyet mund të jenë zemërimi spontan me politikën ose ndryshe të shkaktuara nga ekstremizmi i majtë, ekstremizmi djathtë, ose grupime të tjera politike. Në imazhe të publikuara në rrjet shiheshin sesi një grup të rinjsh rrethonin kandidaten e partisë së Macron me dy aktivistë që po vendosnin posterat në një zonë banesash rezidenciale.

Të rinjtë nisën të grisnin posterat e tyre politike dhe më pas goditën aktivistët. Një prej sulmuesve me motoçikletë përplasi makinën e ndihmëses Lanlo dhe qëlloi atë me grusht duke i krisur nofullën. Tre adoleshentë vendas dhe një 20 vjeçar ishin arrestuar më pas nga policia dhe incidenti u dënua nga partitë politike.

Dje në veri të Francës intervista në televizion flisnin për frikë të banorëve nga të rinjtë që shfrynin zemërimin e tyre kundër sistemit, ndaj kujdo që shfaqte lidhje politike. Kandidatët e të djathtës RN gjithashtu janë sulmuar teksa Marie Dauchy përshkruante sulmin e dhunshëm gjatë eventit të fushatës, në La Rochette në juglindje të vendit. Një sondazh i fundit i rrjetit vendas Ifop sugjeronte sot se RN do të fitojë 210-240 vende në parlament, duke mos arritur 289 të nevojshme për formimin e qeverisë. 

E djathta ka thënë se nëse fiton do të caktojë preferencën kombëtare për vendet e punës dhe strehimin, në vend të emigrantëve si dhe do të heqë të drejtën e qytetarisë franceze për fëmijët e emigrantëve, nëse ata nuk kanë kaluar të paktën pesë vjet në Francë mes viteve 11 deri në 18./BBC.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë