Avioni del nga pista gjatë uljes në Birmingham për shkak të stuhisë “Boelo”, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...
Ndoc Macaj, kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër është marë i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, pasi n&...
Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas di...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, dhe ekipi i tij po shqyrtojnë aktivisht mundësinë që SHBA të “marrin” kontrollin e Grenlandës, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se përdorimi i ushtrisë amerikane “mbetet gjithmonë një opsion”.
Ky diskutim vjen në një periudhë tensioni të shtuar, me paralajmërime nga udhëheqës europianë dhe Kryeministri i Grenlandës, pas rritjes së retorikës së Tramp. Situatën e ka përkeqësuar edhe operacioni i fundit amerikan në Venezuelë, me përfshirjen e Nikolas Maduro, që sipas diplomatëve europianë tregon gatishmërinë e Uashingtonit për lëvizje të forta.
Në reagimin zyrtar, Shtëpia e Bardhë theksoi se Tramp ka bërë të qartë se “blerja e Grenlandës është një prioritet kombëtar sigurie për SHBA, thelbësor për parandalimin e kundërshtarëve në Arktik”. Ai dhe ekipi i tij po shqyrtojnë disa opsione, përfshirë:
blerjen e Grenlandës,
ose një marrëveshje të veçantë lidhjeje (compact of free association) me ishullin.
Një zyrtar amerikan i lartë tha për Reuters se Tramp synon të arrijë këtë objektiv gjatë mandatit të tij dhe se tema nuk do të zhduket, pavarësisht kritikave nga aleatët e NATO-s.
Reagimi i Danimarkës
Danimarka ka reaguar menjëherë. Ministri i Jashtëm, Lars Leke Rasmussen, kërkoi një takim zyrtar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mark Rubio, për të diskutuar situatën. Rasmussen mohoi gjithashtu pretendimet për praninë e anijeve kineze dhe ruse rreth Grenlandës dhe theksoi besimin e plotë në rolin e Danimarkës në NATO.
Tramp: Jam serioz
Në një intervistë për NBC, Tramp deklaroi se është “shumë serioz” për idenë e aneksimit të Grenlandës. Një lëvizje e tillë do të ishte historike, pasi një shtet anëtar i NATO-s do të sulmonte një tjetër, gjë që mund të aktivizonte Artikullin 5 për mbrojtje kolektive.
Grenlanda, për shkak të vendndodhjes strategjike dhe rëndësisë së Arktikut, tani ndodhet në qendër të një konflikti me dimensione të gjera gjeopolitike.
Historiku i përpjekjeve amerikane për Grenlandën:
1867 – Pas blerjes së Alaskës, SHBA shqyrtuan mundësinë për të marrë edhe Grenlandën, por nuk u bë ofertë zyrtare.
1946 – Në epokën e Luftës së Ftohtë, Trumana ofroi 100 mln dollarë në ar, por Danimarka refuzoi. U lejuan vetëm bazat ushtarake amerikane (Thule).
2019 – Tramp përmendi publikisht blerjen e Grenlandës gjatë mandatit të tij, duke shkaktuar tension me Danimarkën, që e quajti ishullin “jo për shitje”.
Një lojtar fitoi gati gjysmë milioni dollarë nga kapja e presidentit të Venezuelës pak para se të njoftohej zyrtarisht, duke ngr...
Vetëm disa ditë pas operacionit për kapjen e Nicolas Maduros dhe transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara për t'u gjykuar për aku...
Një familje e tërë u shpëtua nga një zjarr falë ndërhyrjes së qenit të tyre, Rocky. Duke parë tymin që d...
Një nënë është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj pasi fëmija vdiq tragjikisht në një zjarr i cili ra ...
Udhëheqësit evropianë janë bashkuar në mënyrë dramatike në mbështetje të Danimarkës dhe Groenlandës,...
Një forcë policore ka pranuar se i ka thënë familjes së një djali adoleshent se ai kishte vdekur në një aksident me maki...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi mbrëmjen e së martës, se Ukraina dhe aleatët e saj kanë arritur marrëveshje p&...
Avokati i njohur nga Kefalonia, Lambros Theotokatos, po lufton për jetën në një spital të Parisit, vetëm pak ditë pas vdekjes...
Kuba ka bërë publike sot emrat e 32 ushtarakëve të saj që u vranë gjatë operacionit amerikan në Karakas për arresti...
Rasti i grabitjes si në filma në argjendarinë e një kompleksi hotelier në Sani të Halkidikisë, po merr përmasa të...