BOTA

Trump, Harris fushatë për ekonominë ndërsa zgjedhjet po afrohen

E.D Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 19:29

Trump, Harris fushatë për ekonominë ndërsa zgjedhjet po

SHBA- Ish Presidenti Donald Trump thotë se vendet e punës në fabrikat e automjeteve në Miçigan kërcënohen nga politikat e energjisë së rinovueshme të rivales së tij.

"Kina do të mbizotërojë të gjithë biznesin tuaj për shkak të makinave elektrike dhe sepse ata i kanë materialet e nevojshme. Ne nuk i kemi. Ajo që kemi është nafta. Kemi aq shumë naftë sa nuk dimë se çfarë të bëjmë. Kinezët nuk kanë naftë. Pse atëherë po prodhojmë në një treg që ata e mbizotërojnë?", thotë kandidati republikan për president Donald Trump.

Shumica e votuesve amerikanë thonë se ekonomia dhe inflacioni janë çështjet kryesore në këto zgjedhje. Kandidati i zotit Trump për nënpresident, JD Vance, po vazhdon fushatën duke bërë përpjekje të lidhë ankthet ekonomike me rivalen demokrate, Kamala Harris.

"Inflacioni është rritur tejmase. Prodhimet ushqimore nuk mund t'i përballoni. Blerja e shtëpive dhe qeratë janë bërë të papërballueshme për familjet e reja amerikane, të gjitha këto për shkak të Kamala Harrisit", thotë zoti Vance.

Propozimet ekonomike të zonjës Harris në këtë fushatë përfshijnë lehtësim taksash për ata që blejnë shtëpi për herë të parë, për prindërit e rinj dhe për pronarët e bizneseve të vogla.

Ajo u tha gazetarëve afrikano-amerikanë në Pensilvani këtë javë se një mënyrë e përmirësimit të ekonomisë amerikane është tejkalimi i përçarjes së shkaktuar nga kundërshtarët e saj.

"A janë ende çmimet e ushqimeve shumë të larta dhe kemi më shumë punë për të bërë? Po. Unë besoj se përfaqësoj një gjeneratë të re drejtuesish për vendin tonë, që do të nisin një kapitull të ri në një epokë që fatkeqësisht është karakterizuar nga përpjekjet e disave për të nxitur frikë dhe për të krijuar ndarje në vendin tonë. Drejtues si unë janë të gatshëm të punojnë për të përçuar optimizëm dhe ambicie për atë që është e mundur në vendin tonë”, thotë Kamala Harris kandidatja e Partisë Demokratike për Presidente.

Ish Presidenti Trump thotë se është optimist për vendin, për sa kohë që ai ta udhëheqë atë. Ai thotë se ekonomia do të ishte shumë më e fortë sot, me tarifa më të ashpra për importet, nëse do të ishte rizgjedhur në vitin 2020.

Ai vazhdon të thotë se humbja e tij para katër vjetësh ishte e manipuluar, pavarësisht se ky pretendim është vlerësuar si i pabazë.

"Nëse nuk do të arrija rezultat të mirë në vitin 2020, as nuk do të mendoja të kandidoja sërish. Ne ia dolëm shumë mirë në ato zgjedhje, mirëpo ndodhën gjëra të këqija, që nuk do t'i lejojmë të ndodhin më", thotë zoti Trump.

Kandidati i zonjës Harris për nënpresident, ish mësuesi Tim Walz thotë se ish Presidenti duket se e ka të vështirë të kuptojë humbjen e tij para katër vjetësh.

“Mendoj se jam një mësues mjaft i mirë. Gjithmonë u jap nxënësve të mi mundësi shtesë për të mësuar, pasi ndonjëherë mësimi nuk kuptohet me herën e parë. Për Donald Trump-in hera e parë nuk ishte e mjaftueshme. Lajmi i mirë është se ne do t’i japim atij një mësim të ri në nëntor”, thotë zoti Walz.

Dyshja demokrate Harris-Walz janë të barabartë me rivalët republikan Trump -Vance, në shumicën e sondazheve në shtatë shtetet e fushbetejës që do të përcaktojnë këtë garë. Ndërsa dita e zgjedhjeve po afrohet, fushatat do të shpenzojnë paratë dhe vëmendjen e tyre pothuajse ekskluzivisht në këto shtete./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë